28 Shtator 2024, 16:39
Nga E. D
Hassan Nasrallah
IZRAEL- Izraeli tha të shtunën se ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, duke i dhënë goditjen më të rëndë grupit militant libanez, pas disa muajsh luftimesh. Grupi Hezbollah konfirmoi njoftimin për vrasjen në një deklaratë në të cilën thuhet se Hassan Nasrallahu u është bashkuar bashkëluftëtarëve të tij dëshmorë.
Hassan Nasrallahu udhëhoqi grupin militant për më shumë se tre dekada. Ushtria izraelite tha se disa komandantë të lartë të Hezbollahut u vranë së bashku me Hassan Nasrallahun në një sulm të fuqishëm ajror të premten. Ushtria tha se kreu një sulm ajror preciz ndërsa udhëheqja e Hezbollahut po zhvillonte një takim në selinë e saj në Dahiyeh, në jug të Bejrutit.
Gjithashtu ushtria izraelite ka publikuar edhe një listë të komandantëve të lartë të Hezbollahut, që ka eliminuar. Mes të eliminuarve është oficeri i lartë, Ibrahim Qubaisi. Një tjetër emër që bie në sy është edhe Ibrahim Aqil, një tjetër komandant i lartë i grupit të Hezbollahut.
Lista e komandantëve të Hezbollahut, të ekzekutuar nga Izraeli:
Hassan Nassrallah, lideri i Hezbollahut
Ibrahim Muhammad Qabisi, oficer i lartë
Ibrahim Aqil, komandant i lartë
Fuad Shukr, lider grupi
Ali Karaki, komandant i frontit jugor
Uissam al-Tauil, komandant
Abu Hassan Samir, komandant
Muhammad Hussein Srour, komandant i Forcave Ajrore të Hezbollahut
Sami Taleb Abdullah, komandant i njësisit ushtarak “Nasser”
Mohammed Nasser, komandant i njësitit ushtarak “Aziz”
Abu Ali Rida, komandant i njësitit ushtarak “Bader”.
hassan nasrallah
Bota
28 Shtator 2024, 16:08
E. D
foto ilustruese
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe një kohësisht kandidati republikan ka licencuar një seri të kufizuar mod...
Bota
28 Shtator 2024, 15:59
I.A
IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei u ka bërë thirrje myslimanëve në mbarë botën që të b...
Bota
28 Shtator 2024, 16:01
E. D
NEPAL- Të paktën 38 njerëz janë vrarë në Nepal që nga mëngjesi i së premtes pasi reshjet e vazhdueshme shkaktuan ...
Bota
28 Shtator 2024, 15:15
E. D
pamje nga permbytjet
SHBA- Autoritetet në një zonë të gjerë në juglindje të Shteteve të Bashkuara kanë dal&eum...
Bota
28 Shtator 2024, 15:03
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Është zbardhur dëshmia e 17-vjeçarit në italian, i cili vrau një 42-vjeçare me origjin&...
Bota
28 Shtator 2024, 14:49
I.A
UKRAINË- Rusia i kreu dy sulme të shtunën kundër një spitali në rajonin kufitar të Ukrainës, Sumi, duke i vrarë s...
Bota
28 Shtator 2024, 13:54
r.ll
hassan nasrallah
LIBAN- Izraeli tha të shtunën se ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, duke i dhënë godi...
Bota
28 Shtator 2024, 11:53
r.ll
hassan nasrallah
LIBAN- Hassan Nasrallah, të cilin Izraeli pretendon se e vrau në një sulm në Bejrutin jugor, e ktheu Hezboll...
Bota
28 Shtator 2024, 10:29
r.ll
lideri i hezbollahut
LIBAN- Ushtria izraelite ka deklaruar sot se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë nga sulmet e djeshme iz...
Bota
28 Shtator 2024, 09:59
r.ll
droga
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorin...