LIVE UPDATES
Bota

I futur në listën e të sanksionuarve nga SHBA, Maqedonia e Veriut i heq shtetësinë oligarkut pro-rus

Ai ishte pajisur me shtetësinë maqedonase më 31 maj të vitit 2021, bazuar në “dosjen e pastër”, me propozim të Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kishin dhënë Agjencia për Rini dhe Sport, Komiteti Olimpik maqedonas dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).

6 Dhjetor 2022, 20:12 Nga I.A
I futur në listën e të sanksionuarve nga SHBA, Maqedonia e Veriut
Shkup

SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për t’i hequr shtetësinë maqedonase oligarkut ukrainas, Oleksandr Onyshchenko. Ai ishte pajisur me shtetësinë maqedonase më 31 maj të vitit 2021, bazuar në “dosjen e pastër”, me propozim të Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kishin dhënë Agjencia për Rini dhe Sport, Komiteti Olimpik maqedonas dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).

Por, dhënia e shtetësisë maqedonase shkaktoi reagime të shumta, pasi Onyshchenko është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Onyshchenko, i cili u pasurua nga biznesi i gazit, është në arrati që nga viti 2016, pasi ndaj tij u hap një hetim në Ukrainë për korrupsion dhe pastrim parash.

Ai është futur në listën e sanksioneve SHBA-së më 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Onyshchenko ka edhe shtetësi ruse.

Pas reagimeve në opinion, Qeveria maqedonase kërkoi sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) lidhur me rekomandimin që kishin dhënë për pajisjen e Onyshchenkos me shtetësi maqedonase.

Në një seancë të komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ANB-së, drejtori Viktor Dimovski pranoi se gjatë dhënies së mendimit pozitiv, janë bërë “lëshime të sigurisë”.

“Faza e fundit e verifikimit, konsultimi me partnerët e NATO-s nuk është bërë dhe është faji i një individi”, deklaroi Dimovski më 18 nëntor.

Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshchenko, ishte deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012 nga Partia e Rajoneve të ish-presidentit pro-rus, Viktor Yanukovych. Pas ndërrimit të Qeverisë ukrainase në vitin 2014, ai u bë partner biznesi me presidentin e atëhershëm ukrainas, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi lëndë kundër tij. Më pas, Onyshchenko arriti të strehohej në Spanjë. Por, meqë autoritetet spanjolle kishin vendosur ekstradimin e tij bazuar në fletë-arrestin ndërkombëtar, ai arriti të strehohej në Gjermani, pasi Qeveria gjermane refuzoi kërkesën e Ukrainës për ekstradim.

Marrë nga REL

oleksandr onyshchenko viktor dimovski

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit