Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin Abbott me veprimet e fundit të institucioneve të sigurisë, si dhe angazhimin e tyre për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Ai tha se në Kosovë sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare janë cenuar të dielën.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot. Siç bën me dije edhe zyra për shtyp e kryeministrit, ata diskutuan për sulmin e24 shtatorit ndaj Polisisë së Kosovës, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë, tashmë Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, situata aktuale e sigurisë dhe hapat përpara.
Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin Abbott me veprimet e fundit të institucioneve të sigurisë, si dhe angazhimin e tyre për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Ai tha se në Kosovë sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare janë cenuar të dielën.
“Armatimi i ekspozuar tregon që ka qenë në pyetje një skenar për shumë më tepër të vrarë dhe gjakderdhje në Kosovë, skenar ky që fatmirësisht është parandaluar falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës. Policia ofron sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës, për të gjitha komunitetet, pa dallim”, u shpreh kryeministri.
Duke përshkruar grupin e sulmuesve, ai tha se bëhet fjalë për profesionistë të trajnuar për luftime, të pajisur me murtaja, zollë dhe snajperë, që nuk janë as banda të kontrabandës e as qytetarë të armatosur. Nga informacionet preliminare, shtoi se shumica e tyre duket të kenë qenë pjesëtarë të të ashtuquajturave “Mbrojtja Civile” ose “Brigada Veriore” të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i shpalli organizata terroriste para gati tre muajve.
Teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri tha se vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë, në veri dhe terreni është malor, andaj është e nevojshme që të kemi bashkëpunim të shtuar vendor e ndërkombëtar për ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit.
Ambasadori Abbott shprehu ngushëllimet e tij për familjen, kolegët e të ndjerit Bunjaku, dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, teksa e dënoi sulmin kriminel e terrorist të 24 shtatorit.
Ai vlerësoi menaxhimin e situatës nga Qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore për profesionalizmin dhe maturinë e shfaqur.
Annalena Baerbock GJERMANIA- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, kërkoi nga Serbia që të bëjë thirrje pë...
Azerbajxhan AZERBAJXHAN- Mbi 13.000 persona që u larguan nga Nagorno-Karabaku kanë arritur në Armeni, thanë zyrtarët, në nj&e...
The British Museum BRITANI E MADHE- Muzeu Britanik ka kërkuar ndihmë për të gjetur rreth 2000 artefakte të humbur...
Matteo Messina Denaro dhe Roberto Saviano ITALI- Gazetari italian Roberto Saviano ka hedhur dyshime mbi pasuritë e shpërndara të ish-k...
Alexei Navanly RUSI- Një gjykatë ruse ka refuzuar apelin e liderit të burgosur të opozitës Alexey Navalny kund&eum...
foto ilustruese KOSOVË- Serbët lokalë të Zveçanit kanë ndezur qirinj për pjesëtarët e grupit terrorist q&eum...
Bob Menendez SHBA- Senatori amerikan Bob Menendez po u reziston thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij, pas akuzave se ka marrë ryshf...
foto ilustruese AUSTRI- Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, ka reaguar me sulmin e 24 shtatori ndaj poliucisë...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin informoi homologun e tij iranian, Ebrahim Raisi, për aktivitetet e kontingjentit paqeruajtës r...
Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni ITALI- Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni kanë zhvilluar sot n...