LIVE UPDATES
Bota

Irani kryen sulme në Irak dhe Siri

Katër civilë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas sulmit të së hënës mbrëma afër Konsullatës amerikane në Irbil, që është selia e rajonit gjysmë-autonom kurd, sipas këshillit të sigurisë së qeverisë rajonale kurde

16 Janar 2024, 08:50 Nga M.B
Irani kryen sulme në Irak dhe Siri
Fotografi e nxjerrë nga një video e Rudaw TV që shfaq tymin duke dal nga një ndërtesë e goditur në Irbil të Irakut më 16 janar 2024.

LINDJE E MESME- Irani sulmoi me raketa atë që pretendoi se ishte “seli e spiunëve izraelitë” afër Konsullatës amerikane në Irbil të Irakut, dhe shënjestroi caqe të lidhura me grupin militant, Shteti Islamik, në veri të Sirisë. Katër civilë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas sulmit të së hënës mbrëma afër Konsullatës amerikane në Irbil, që është selia e rajonit gjysmë-autonom kurd, sipas këshillit të sigurisë së qeverisë rajonale kurde. Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha përmes një deklarate se goditi selinë e shërbimit të inteligjencës së Izraelit, Mossad, në rajonin kurd të Irakut. Në një deklaratë tjetër, Garda tha gjuajti një numër të raketave balistike ndaj “operacioneve terroriste”, përfshirë caqe të IS-it në Siri, duke shtuar se i ka shkatërruar këto caqe. Izraeli nuk ka pranuar menjëherë sulmin në Irbil dhe Ambasada izraelite në Uashington nuk ka komentuar lidhur me pretendimet iraniane se ka shënjestruar selinë e Mossad-it.

Sulmet iraniane vijnë në një kohë të tensioneve të rritura në rajon dhe frikës se lufta në Gazë mund të zgjerohet. Që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor, milicitë e mbështetura nga Irani në Irak pothuajse në baza ditore kanë kryer sulme me dronë nga bazave në Irak dhe Siri ku gjenden të stacionuar trupat amerikane. Këto sulme, sipas milicive, po kryen në shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes që Uashingtoni i jep Izraelit dhe në përpjekje që të detyrojnë trupat amerikane të largohen nga rajoni. SHBA-ja dënon fuqishëm “sulmet e pamatura me raketa” në Irbil, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller. Ai tha se sulmet “minojnë stabilitetin e Irakut”.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se SHBA-ja ka gjurmuar raketat, që goditën caqe në veri të Irakut dhe në veri të Sirisë, dhe sipas tij, asnjë ndërtesë e SHBA-së nuk është goditur gjatë sulmeve. Sipas këtij zyrtari, nga të dhënat fillestare, sulmet ishin “të pamatura dhe joprecize”. Megjithatë, dëmi i plotë i shkaktuar nga sulmet nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur. Një zyrtar irakian i sigurisë tha se Irbili u shënjestrua nga “disa” raketa balistike, por nuk dha më shumë detaje. Një zyrtar tjetër i një prej milicive irakiane që mbështeten nga Irani, tha se dhjetë raketa ranë afër zonës ku gjendet Konsullata e SHBA-së. Ai tha se raketat u lëshuan nga Garda Revolucionare e Iranit. Të dy këta zyrtarë folën në kushte anonimiteti, raporton Associated Press. Më 2022, Irani kishte marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa në po të njëjtën zonë afër kompleksit të Konsullatës amerikane në Irbil. Atëbotë, Teherani kishte deklaruar se sulmi ishte kryer në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve izraelite në Siri, kur ishin vrarë dy anëtarë të Gardës Revolucuonare.

Sulmet ajrore të Iranit në veri të Sirisë mbrëmjen e 15 janarit erdhën pasi IS-i më herët gjatë muajit mori përgjegjësinë për sulmin me dy bomba gjatë një ceremonie në përvjetorin e një gjenerali iranian, që u vra nga një sulm me dron të kryer nga SHBA-ja më 2020. Në sulmin në Kerman të Iranit u vranë të paktën 84 persona dhe u plagosën 284 të tjerë. Sulmi ndodhi gjatë ceremonisë së organizuar në nderim të gjeneralit të Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani. Muajin e kaluar, Irani akuzoi Izraelin për vrasjen e gjeneralit të lartë iranian, Seyed Razi Mousavi, gjatë një sulmi ajror në një lagje të Damaskut./ REL

irani siria sulme iran

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë