LIVE UPDATES
Bota

Ischinger: Vuçiç po sillet si Putini i vogël, njësoj si në shekullin e 19-të

Ai tha se fajtor është Beogradi dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Ischinger theksoi se Vuçiç po sillet si Putini i vogël.

4 Janar 2023, 10:38 Nga I.A
Ischinger: Vuçiç po sillet si Putini i vogël, njësoj si
Wolfgang Ischinger

GJERMANI- Diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger, foli për situatën e acaruar në Kosovë. Në një intervistë për gazetën gjermane Welt, tha se fajtor është Beogradi dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Ischinger theksoi se Vuçiç po sillet si Putini i vogël.

“Sinqerisht mua më duket e padëgjuar që udhëheqja serbe, unë e njoh shumë mirë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç nga shumë biseda personale, por më duket e padëgjuar se si ai dhe udhëheqja serbe po e ndezin situatën. Kjo është absolutisht e papërgjegjshme. Mundet që edhe udhëheqja kosovare të kritikohet që nuk kanë ruajtur dhe zbatuar marrëveshjet e mëparshme. Për këtë mund të flitet. Për këtë mund të negociohet. Mund të kërkohet që me Bashkimin Europian, i cili shërben si negociator, të kërkohet arritja e kompromiseve.  Por të bësh gjeste lufte, siç po bën udhëheqja serbe gjatë këtyre ditëve, e cila po e vendos ushtrinë në lëvizje dhe po sillet sikur të ishte shekulli i 19-të, duke dashur të sulmojë një vend fqinj, mua më duket sikur presidenti Vuçiç këtu po luan si një Putin i vogël. Kjo gjë nuk i duhet lejuar atij, kjo është të ndezësh flakët, kjo do të thotë të luash me zjarrin dhe kjo nuk i lejohet një vendi që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian,” tha Ischinger.

I pyetur se sa e shqetësuar duhet të jetë Europa për situatën në Kosovë, ai tha: Për fat ne kemi akoma KFOR-in, pra misionin ushtarak të NATO-s që është stacionuar në Kosovë dhe ka mijëra ushtarë, çka siguron se gjërat nuk do të dalin jashtë kontrollit. Por ajo që po përjetojmë është e kundërta e një përafrimi kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë, por një ndezje të situatës me veprime ushtarake. Përse serbët në veri të Kosovës janë kaq të acaruar? Sepse janë nxitur nga udhëheqja e Beorgadit. Fajin nuk e kanë njerëzit në Kosovë, nuk ka rëndësi serbë apo shqiptarë, por unë fajësoj për këtë situatë Beogradin.

wolfgang ischinger

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen