6 Nëntor 2023, 10:06
Nga A.B
Lufta
Një aeroplan jordanez ka hedhur nga ajri pajisje mjekësore jetike dhe ushqim në një spital fushor në Rripin e rrethuar të Gazës të dielën gjatë mbrëmjes, rreth dy javë pasi nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit.
Lajmi u konfirmua të hënën në mëngjes nga vetë Izraeli dhe Jordania.
Ushtria e Izraelit tha të hënën se u “koordinua” me Jordaninë që ajo ta furnizojë nga ajri një spital fushor në Rripin e Gazës.
“Gjatë natës, në koordinim me IDF-në [Forcat Mbrojtëse të Izraelit), një aeroplan jordanez hodhi nga ajri pajisje mjekësore dhe ushqim në Spitalin Jordanez në Rripin e Gazës”, tha Ushtria e Izraelit në një komunikatë.
Sipas saj, pajisjet mjekësore do të përdoren nga stafi mjekësor për pacientët.
Ndërkohë, mbreti i Jordanisë, Abudallah II, tha të hënën në mëngjes se vendi i tij dërgoi gjatë natës “ndihma urgjente mjekësore” në spitalin fushor.
“Është detyra jonë t’u ndihmojmë vëllezërve dhe motrave tona të lënduar në luftën e Gazës. Ne do të jemi gjithmonë pranë vëllezërve tanë palestinezë”, tha ai.
Izraeli e ka rrethuar Rripin e Gazës dhe kontroll çfarë futet në të dhe çfarë del nga ajo. Javë më parë u arrit marrëveshje për lejimin e futjes së ndihmave humanitare përmes pikëkalimit të Gazës me Egjipit, Rafah, por në sasi të kufizuar.
Lufta mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, nisi më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulmeve në qytete të Izraelit jugor, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbeu mbi 240 njerëz të tjerë.
Prej atëherë, Izraeli është duke e sulmuar Rripin e Gazës nga ajro, deti dhe toka, në përpjekje për ta rrënuar Hamasin. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, mbi 10.000 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite./REL
lufta izrael-palestine
Bota
6 Nëntor 2023, 08:37
A.B
“Ngjashmëria e kravatave tona është një shenjë se marrëdhëniet tona dypalëshe po përmirësohen,” ...
Bota
6 Nëntor 2023, 08:32
A.B
Aleksandër Vulin
SERBI- Ish-drejtori i inteligjencës serbe, Aleksandër Vulin deklaroi se ka dhënë dorëheqjen pasi mendon se n...
Bota
6 Nëntor 2023, 08:26
A.B
Burgu
SHBA-Është shkruar shumë për 'ADX Florence', burgu i sigurisë më të lartë të Amerikës. Aty ka ...
Bota
6 Nëntor 2023, 08:24
A.B
Pasojat
SHBA- Krerët e të gjitha agjencive kryesore të OKB-së kanë lëshuar një deklaratë të rrallë të...
Bota
6 Nëntor 2023, 08:12
A.B
Disa orë pasi militantët e grupit palestinez Hamas kanë kryer sulme në jug të Izraelit, më 7 tetor, një bankë e re e n...
Bota
6 Nëntor 2023, 08:08
A.B
Adam dhe Ramazan
RUSI- Adam Kadyrov, djali i liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, ka marrë një pozitë të lartë në eki...
Bota
6 Nëntor 2023, 07:58
A.B
Makina
AUSTRALI- Pesë persona, përfshirë dy fëmijë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në nj&...
Bota
5 Nëntor 2023, 22:58
A.TH
Tank
LIBAN- Grupi shiit Hezbollah në Liban është hakmarrë menjëherë kundër Izraelit, pasi ky i fundit bombardoi Libanin ...
Bota
5 Nëntor 2023, 22:57
A.TH
Gaza
GAZA- Ushtria izraelite deklaroi rrethimin e Gazës, duke bërë fakt se tanimë ka një veri dhe një jug. Zëdhën&e...
Bota
5 Nëntor 2023, 22:54
A.TH
Lufta
LIBAN- Libani do të paraqesë një ankesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për vrasjen e civilëve nga...