Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Protesta e tyre ka nisur më 3 prill, kur çiklistët u nisën nga Novi Sadi, qyteti i dytë më i madh i Serbisë dhe pas dy ditësh mbërritën në Budapest Hungari, ku u mirëpritën nga mbështetësit dhe studentë serbë që studiojnë atje.
STRASBURG- Një grup çiklistësh serbë po realizojnë një udhëtim prej 1.300 kilometrash drejt Parlamentit Evropian në Strasburg, për të tërhequr vëmendjen mbi fushatën e vendit të tyre kundër korrupsionit. Protestuesit e fajësojnë Qeverinë për korrupsion dhe dështim.
Protesta e tyre ka nisur më 3 prill, kur çiklistët u nisën nga Novi Sadi, qyteti i dytë më i madh i Serbisë dhe pas dy ditësh mbërritën në Budapest Hungari, ku u mirëpritën nga mbështetësit dhe studentë serbë që studiojnë atje.
Ky udhëtim është një formë proteste pas tragjedisë së ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, kur shembja e një strehe prej betoni në stacionin e trenit të Novi Sadit shkaktoi vdekjen e 16 personave, duke nxitur protesta të shumta në Serbi kundër qeverisë për korrupsionin dhe dështimin në menaxhimin e sigurisë publike.
Protestuesit, të udhëhequr kryesisht nga studentët, kërkojnë që qeveria të bëjë publike të gjitha dokumentet që lidhen me ndërtimin e stacionit të trenit, pasi ata besojnë se ka pasur pasiguri dhe abuzime të mundshme me fondet e ndihmës. Megjithatë, autoritetet kanë deklaruar se i kanë bërë publike të gjitha dokumentet përkatëse, një pretendim që protestuesit e kundërshtojnë.
Aktualisht grupi i çiklistëve po udhëton përmes katër shteteve të tjera Hungari, Sllovaki, Austri dhe Gjermani dhe planifikojnë të arrijnë në Strasburg për t’u takuar me ligjvënës të Bashkimit Evropian dhe për të kërkuar mbështetje për kauzën e tyre.
“Do të jetë e vështirë. Të kalosh mes 100 dhe 150 kilometra për disa ditë nuk është një arritje e vogël. Unë mendoj se do të ishte sfiduese edhe për atletët”, deklaroi Katarina, studente e mjekësisë.
“Pritjet tona janë që dikush më në fund të reagojë ndaj situatës në Serbi dhe që kërkesat tona të përmbushen. Sigurisht që pres që udhëtimi të jetë i mundimshëm, pres që do të kalojmë vështirësi, por mendoj se ia vlen”, deklalroi Ivan Poturica, student i matematikës.
Në Serbi situata politike mbetet e tensionuar, pasi presidenti Aleksandar Vuçiç emëroi Gjuro Macutin, një profesor të mjekësisë pak të njohur si mandatar për formimin e një qeverie të re pas dorëheqjes së kryeministrit të mëparshëm, Millosh Vuçeviç.
foto ilustruese SHBA- Tarifat e Presidentit të SHBA Donald Trump kanë ndezur zjarre në tregjet globale të aksioneve, por a do të t...
Donald Trump SHBA- Plani i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’iu vendosur tarifa vendeve në mbarë botën ka fil...
foto ilustruese RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia është e hapur për të diskutuar një armë...
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuar Donald Trump u ka bërë thirrje amerikanëve pas shpalljes së trifave që&n...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë pritjes së kryeministrit norvegjez Jonas Gar...
foto ilustruese RUANDË- Margaret Murekatete është plot buzëqeshje dhe ndihet rehat teksa qëndron ulur pranë fqinjit të s...
Foto ilustruese SERBI- Nga lëvdatat se si një figurë jopartiake do të nxisë dialogun në shoqëri, e deri te vlerësim...
Macron KAJRO- Presidenti francez, Emmanuel Macron po angazhohet për armëpushim në luftën e Gazës. Të hënë...
Foto ilustruese FRANCË- Tre persona të moshave 19 deri në 24 vjeç janë arrestuar dhe po merren në pyetje si të dyshuar...
netanyahu dhe trump në takimet e meparshme SHBA- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ndodhet në Uashington për të zhv...