Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kimi Jong Un ka bërë disa herë kërcënime të ngjashme për përdorimin e armëve bërthamore për parandalimin e sulmeve kundër vendit të tij, por paralajmërimi më i ri vjen në një kohë kur ekspertët e jashtëm thonë se Koreja e Veriut mund t’i rrisë armiqësitë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA muajin e ardhshëm.
KORE- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar përsëri se mund t’i përdorë armët bërthamore në konflikte të mundshme me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara, raportuan mediat shtetërore të martën. Ai i akuzoi këto dy vende se po e provokojnë Korenë e Veriut dhe se po i rrisin armiqësitë në Gadishullin Korean.
Kimi Jong Un ka bërë disa herë kërcënime të ngjashme për përdorimin e armëve bërthamore për parandalimin e sulmeve kundër vendit të tij, por paralajmërimi më i ri vjen në një kohë kur ekspertët e jashtëm thonë se Koreja e Veriut mund t’i rrisë armiqësitë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA muajin e ardhshëm.
Gjatë një fjalimi të hënën në një universitet që mban emrin e tij, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Kim Jong Un, ai tha se Koreja e Veriut “do t’i përdorë pa asnjë ngurrim të gjitha armët sulmuese kundër armiqve të vet”, nëse ata përpiqen t’i përdorin forcat e armatosura kundër Koresë së Veriut, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Veriut, KCNA.
“Në këtë rast, nuk përjashtohet as mundësia për përdorimin e armëve bërthamore”, shtoi ai.
Kimi tha se qëndrimi bërthamor i Koresë së Veriut duhet të përmirësohet plotësisht, sepse Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta forcojnë aleancën e tyre ushtarake bazuar në planifikimin e përbashkët bërthamor dhe strategjik, një veprim që ai tha se do të rrisë rrezikun e prishjes së ekuilibrit të pushtetit në Gadishullin Korean.
Duket se ai iu referua udhëzimeve të reja mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së për parandalimin e sulmeve, që këto dy vende i nënshkruan në korrik, për t’i integruar armët konvencionale të Koresë së Jugut me armët bërthamore të SHBA-së, për t'u përballur më mirë me kërcënimet e vazhdueshme që vjinë nga Koreja e Veriut.
Koreja e Jugut nuk ka armë bërthamore. Prej se e miratoi një doktrinë agresive bërthamore në vitin 2022, Koreja e Veriut është zotuar në mënyrë të përsëritur se do t’i përdorë armët bërthamore e para, nëse e parashikon se udhëheqësia e Penianit është e rrezikuar.
Por, shumë ekspertë dyshojnë nëse Koreja e Veriut mund ta bëjë vërtet këtë, pasi forcat e saj ushtarake janë mëtë dobëta se ato të SHBA-së dhe Koresë së Jugut. Zyrtarët e SHBA-së dhe të Koresë së Jugut kanë paralajmëruar se një përpjekje e Koresë së Veriut për të përdorur armë bërthamore do të kishte për pasojë fundin e Qeverisë së Kimit.
Tensionet në Gadishullin Korean janë thelluar në javët e fundit, me Korenë e Veriut që ka zbuluar një objekt për prodhimin e uraniumit të gradës ushtarake, një përbërës bërthamor, dhe ka vazhduar një sërë testimesh raketore.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tha se zbulimi nga Koreja e Veriut i këtij objekti bërthamor ishte ndoshta një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e SHBA-së para zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardhshëm, dhe se Veriu ka gjasa të bëjë provokime të mëdha, si për shembull, testimin e një shpërthimi bërthamor dhe testimin e raketave me rreze të gjatë.
Shumë analistë thonë se Koreja e Veriut ka të ngjarë të përdorë arsenalin e saj të zgjeruar bërthamor për të fituar lëshime nga SHBA-ja, si për shembull lehtësimin e sanksioneve, pasi të inaugurohet administrata e re në SHBA./ REL
ANGLI- Një analizë e të dhënave të vdekjeve nga popullsitë më jetëgjatë në botë zbulon se përmir&e...
vladimir putin RUSI- Presidenti rus, Putin po kërcënon të kufizojë eksportet e lëndëve të para të r...
Foto ilustruese ANGLI- Lumenjtë u thanë me shkallën më të lartë në tre dekada në vitin 2023, duke vënë n&...
Gurorja në Donja Jabllanicë BOSNJË- Gur pas guri. Për 23 vjet rresht. Kaq kohë është dashur për të gërmua...
foto ilustruese IRAN- Pas sulmit të Hezbollahut në Haifa dje, debati në Izrael ka filluar të përqendrohet në atë se pse ...
Shatërvani Trevi ITALI- Një masë që nuk do t'i pëlqejë shumë njerëzve u njoftua të hënën nga kryebas...
pamje nga gaza GAZA- Në përvjetorin e sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, veriu i Gazës u godit me më shumë sulme izraelite...
fotot ilustruese FLORIDA- Uragani Milton rrezikon të bëhet stuhi katastofale e kategorisë së pestë për Floridën, duke k&...
SHBA- Gjykata e Lartë refuzoi të marrë në shqyrtin apelimin e ish-drejtorit ekzekutiv të kompanisë farmaceutike ‘Turing Ph...
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara së shpejti do të mbahen zgjedhjet e do të marrë fund një fushatë e karakterizuar nga atentate,...