LIVE UPDATES
Bota

Kirby: Sistemet e mbrojtjes ajrore, nevojë kryesore e ushtrisë ukrainase

Sipas disa njoftimeve të bëra këtë javë nga zyrtarë amerikanë të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, Uashingtoni pritet t’i dërgojë Kievit sistemet ‘Patriot’, që do të ishin sistemet më të avancuara që Perëndimi ia ka ofruar deri më tani Ukrainës për ta mbështetur atë në përpjekjet për të zmbrapsur sulmet ajrore ruse.

17 Dhjetor 2022, 23:17 Nga DOSJA
Kirby: Sistemet e mbrojtjes ajrore, nevojë kryesore e ushtrisë
John Kirby

SHBA- Sulmet e Rusisë me raketa dhe dronë iranianë kanë bërë që aftësitë e mbrojtjes ajrore të jenë nevojat kryesore të ushtrisë ukrainase, thotë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Kirby tha se në ditët e ardhshme Uashingtoni do të njoftojë një paketë të re ndihmash ushtarake për Ukrainën. Lidhur me kundërshtimin e Rusisë ndaj mundësisë së dërgimit nga Uashigtoni të raketave amerikane “Patriot” në Ukrainë, zoti Kirby theksoi se Rusia nuk mund të diktojë kushtet për Shtetete e Bashkuara se çfarë ndihme ushtarake mund t’i japë Kievit.

“Ne jemi të përqëndruar të ndihmojmë ukrainasit që të mbrojnë territorin e tyre dhe të rimarrin territoret që rusët në mënyrë të paligjshme i kanë pushtuar. Për këtë arsye, shumica e aftësive dhe pajisjeve që ne u kemi ofruar ukrainasve kanë për qëllim të arrijnë këtë synim”, tha zoti Kirby.

Sipas disa njoftimeve të bëra këtë javë nga zyrtarë amerikanë të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, Uashingtoni pritet t’i dërgojë Kievit sistemet ‘Patriot’, që do të ishin sistemet më të avancuara që Perëndimi ia ka ofruar deri më tani Ukrainës për ta mbështetur atë në përpjekjet për të zmbrapsur sulmet ajrore ruse.

Rusia paralajmëroi se nëse Shtetet e Bashkuara marrin vendim të dërgojnë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, ky do të konsiderohej si një veprim tjetër provokues i Uashingtonit, të cilit Moska do t’i përgjigjej.

Zoti Kirby tha se komenetet e Kremlinit nuk do të kenë ndikim në vendimet e Uashingtonit mbi ndihmat ushtarake për Ukrainën.

“Në ditët e ardhshme do të ketë një njoftim për një pako tjetër ndihmash ushtarake për Ukrainën. Nuk dua të them më shumë për këtë dhe nuk dua të bëjë komente mbi njoftimet e shtypit mbi atë që përmban ndihma e re ushtarake. Rusia nuk mund të diktojë kushtet për Shtetetet të Bashkuara ose vendet e tjera lidhur me llojin e ndihmës ushtarake që do t’i ofrojmë Ukrainës. Ne jemi duke e bërë këtë në bashkëpunim me ukrainasit, për të përmbushur nevojat e tyre”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Sulmet me dronë iranianë në Ukrainë kanë rritur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara mbi thellimin e partneriteti ushtarak mes Iranit dhe Rusisë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby tha se thellimi i këtij parnteriteti është i dëmshëm jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Lindjen e Mesme.

“Pjesë e kësaj përpjekjeje mund të jetë ndërtimi i një qendre të përbashkët prodhimi në Rusi për dronët iranianë. Ne besojmë se ata po përpiqen ta bëjnë këtë. Thellimi i partneritetit të tyre ushtarak sjellë pasoja të rënda jo vetëm për banorët e Ukrainës por edhe për ata të Lindjes së Mesme. Furnizimi i Iranit me armë të sofistikuara nga Rusia e bënë Teheranin një kërcënim më të madh për rajonin”.

Zoti Kirby tha se lufta në Ukrainë dhe mënyra se si ajo e ka transformuar mjedisin e sigurisë në Evropë ka qenë një nga sfidat më të mëdha të Shteteve të Bashkuara në vitin 2022.

Marrë nga VOA

john kirby

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen