20 Qershor 2023, 08:17
Nga f.i
KFOR
KOSOVË- Komandanti i trupave të NATO-s në KOSOVË (KFOR) Angelo Michele Ristuccia ka folur mbrëmjen e djeshme për situatën në veri të Kosovës. Ristuccia u ka bërë thirrje palëve të marrin masa për depëshkallëzimin e situatës, shkruan Reuters.
Ndër të tjera ai tha se forcat e NATO-s në Kosovë janë të gatshme të përballen me çdo situatë nëse aktet e dhunës të ngjashme me takimet e fundit kërcënojnë paqen, raporton Reuters.
"Ne jemi këtu për të shmangur përkeqësimin e situatës dhe për të ulur tensionet në rritje. Pra, e vetmja gjë që mund të them është të ftoj të dyja palët që të marrin të gjitha masat, të gjitha masat e nevojshme për të de-përshkallëzuar situatën. Të gjithë njerëzit në Kosovë, pavarësisht nga feja, përkatësia etnike, kultura e tyre, nuk kanë nevojë që situata të përkeqësohet më tej”, -tha kreu i KFOR.
Situata në komunat në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar prej datës 26 maj, ku serbët prej ditësh vazhdojnë të kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të hyjnë në ndërtesat komunale. Tensionet u përshkallëzuan në datën 29 maj, kur trupat e KFOR u përplasën fizikisht me protestuesit serbë. Situata u përkeqësua edhe më tej më 14 qershor pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga Serbia. Efektivët kanë dalë para gjykatës serbe dhe janë lënë në paraburgim për 30 ditë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas arrestimit të tre policëve të njoftoi për një takim urgjent në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, për zgjidhjen e krizës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e caktuar nga Borrell, ndërsa kryeministri i Kosovës është akoma i pavendosur. BE ka bërë thirrje që të dyja palët të marrin pjesë në takimin në Brukse ose do të përballen me pasoja./Dosja.al
tensionet në veri të kosovës
Bota
20 Qershor 2023, 08:11
I.A
Li Qiang dhe Olaf Scholz
GJERMANI- Kina dëshiron t'i përdorë konsultimet me qeverinë gjermane për të thelluar bashkëpuni...
Bota
20 Qershor 2023, 08:04
I.A
Salman Rushdie
GJERMANI- Salman Rushdie, 76 vjeç, i cili u plagos rëndë verën e kaluar në një sulm, do ta marrë &Ccedi...
Bota
20 Qershor 2023, 07:55
I.A
Foto ilustruese
KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur s...
Bota
20 Qershor 2023, 07:35
I.A
Foto ilustruese
RUSI- Pas raportimeve për një mori sulmesh, Sergei ka thënë se ka vendosur që të niset nga shtëpia e tij...
Bota
19 Qershor 2023, 22:22
Makina të KFOR-it në veri të Kosovës
KOSOVE- Shefi i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjenerali Angelo Michele Ristuc...
Bota
19 Qershor 2023, 22:16
a.l
Shpërthim në Mitroviën e Veriut
KOSOVË- Një shpërthim është raportuar mbrëmjen e sotme mbrapa Shkollës s&...
Bota
19 Qershor 2023, 21:59
a.l
Lulzim Hetemi
KOSOVË- Kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi prej pothuajse 30 ditësh është izoluar në...
Bota
19 Qershor 2023, 21:56
a.l
Antonio Guetteres
Shefi i OKB-së, Antonio Guetteres tha se Sudani po shkon drejt vdekjes dhe shkatërrimit, teksa u kërkoi donatorë...
Bota
19 Qershor 2023, 21:49
a.l
Foto ilustruese
Një raport i Bashkimit Evropian këtë javë do njoftojë se Ukraina ka përmbushur dy nga shtatë kushtet p&e...
Bota
19 Qershor 2023, 21:36
a.l
Antidepresant
ANGLI- Një studim nga Universiteti i Bristolit në Angli, zbulon se dy milionë njerëz kanë marrë ilaçe k...