14 Tetor 2024, 18:00
Nga E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Një sulm me dron i organizatës Hezbollah ndaj një baze ushtarake në brendësi të territorit të Izraelit, pranë qytetit Binyamina, vrau katër ushtarë dhe plagosi rëndë të paktën shtatë të tjerë, njoftoi ushtria izraelite. Sipas shërbimit kombëtar izraelit të emergjencave numri i të lënduarve nga ky sulm arriti në 61 persona.
Që nga fillimi i operacionit tokësor izraelit në Liban, ky është sulmi më i rëndë i bërë nga grupi militant Hezbollah, i konsideruar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Hezbollahu deklaroi se sulmi ishte një kundërpërgjigje për sulmet ajrore në Bejrut që vranë 22 persona të enjten.
Më vonë, Hezbollahu shtoi se objektiv i sulmit kishte qenë brigada elitare e forcave izraelite në Golan dhe se ishin përdorur dhjetëra raketa që ishin lëshuar me qëllimin për të mbingarkuar sistemin izraelit të mbrojtjes ajrore, ndërkohë që “skuadronë dronësh” kishin arritur të depërtonin më thellë.
Drejtuesit më të lartë ushtarakë të Izraelit shkuan menjëherë në vendndodhje dhe autoritetet njoftuan se po hetojnë rrethanat e sulmit dhe se si arriti një prej dronëve të godasë bazën ushtarake izraelite në brendësi të vendit.
Sulmi u bë në të njëjtën ditë që Shtetet e Bashkuara njoftuan se po dërgonin një sistem avancuar të mbrojtjes ajrore në Izrael, së bashku me personelin përkatës amerikan, për të përforcuar mbrojtjen nga sulmet me raketa.
lufta ne lindjen e mesme
Bota
14 Tetor 2024, 17:39
N.F
Zbulimi
JORDANI- AL-Khazneh, ose Thesari, i gdhendur në gur ranor rozë në qytetin antik Petra në Jordani , është nj...
Bota
14 Tetor 2024, 17:52
fotot ilustruese
LIBAN- Sirenat u dëgjuan në Tel Aviv dhe në më shumë se 180 komunitete në të gjithë Izra...
Bota
14 Tetor 2024, 17:31
foto ilustruese
GJERMANI- Një ish-oficer i policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, Stasi, është dënuar me 10 vjet burg p...
Bota
14 Tetor 2024, 17:27
E. D
fotot ilustruese
GAZA- Të paktën 10 persona u vranë dhe 40 u plagosën në pjesën veriore të Gazës të hën&e...
Bota
14 Tetor 2024, 17:06
r.ll
Fotografi e përbashkët e liderëve që morën pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, 14 tetor 2024.
BERLIN- Kryemini...
Bota
14 Tetor 2024, 16:54
E.d
foto ilustruese
SPANJË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez u ka kërkuar anëtarëve të Bashkimit Evropian që të pe...
Bota
14 Tetor 2024, 16:45
N.F
Foto ilustruese
KOSOVA- Në kohën kur teknologjia i lidh njerëzit si kurrë më parë, ajo i hap rrugë edhe një realite...
Bota
14 Tetor 2024, 16:24
E. D
foto ilustruese
GAZA- Një gazetar tjetër palestinez ka humbur jetën si pasojë e sulmeve të forcave izraelite në Rripin e Gaz&...
Bota
14 Tetor 2024, 16:14
N.F
Putin
UKRAINE- Kryeprokurori i Ukrainës ka thënë të hënën se ka informata se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund t...
Bota
14 Tetor 2024, 15:43
E. D
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Dy kandidatët për presidencën e SHBA-së do të duhet të luftojnë deri...