Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Disa grupe në Parlamentin Evropian, si edhe disa shtete anëtare, kërkojnë një qëndrim dhe një qasje më të ashpër ndaj SHBA-së.

SHBA- Në mosmarrëveshjen për tarifat doganore mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maroš Šefčovič, është kundër një kursi konfrontues ndaj SHBA-së.
"Besoj se është shumë e rëndësishme që, në këtë rast të veçantë, gjatë të gjitha negociatave t'u përmbahemi marrëveshjeve që kemi arritur tashmë, sepse kjo u jep siguri të gjitha palëve të përfshira”, tha ai në një intervistë ekskluzive për studion e ARD-së në Bruksel.
Disa grupe në Parlamentin Evropian, si edhe disa shtete anëtare, kërkojnë një qëndrim dhe një qasje më të ashpër ndaj SHBA-së.
Sipas Šefčovičit, negociatat mes Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit pritet të përfundojnë në qershor. Dhe ai nuk e konsideron ultimatumin e presidentit amerikan Donald Trump deri më 4 korrik si presion shtesë ndaj BE-së: "Kjo përputhet plotësisht me afatet tona kohore”, tha Šefčoviči.
"Të veprojmë në mënyrë pragmatike dhe racionale"
"Ne duhet t'u përmbahemi shifrave, jo emocioneve, dhe të veprojmë në mënyrë pragmatike dhe racionale", tha Maroš Šefčovič. Sipas komisionerit të Tregtisë, BE-ja, pavarësisht të gjitha tensioneve dhe turbulencave dëshiron ta çojë përpara marrëveshjen e Turnberry-t të vitit të kaluar.
Marrëveshja e Turnberry-t e vitit 2025 parashikon që importuesit nga BE-ja të paguajnë në SHBA një tarifë doganore maksimale prej 15 për qind, ndërsa importet nga SHBA-ja drejt BE-së të përjashtohen në masë të madhe nga tarifat doganore.
Megjithatë marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi nga pala evropiane. Një nga arsyet janë dyshimet që u shfaqën në Bruksel lidhur me besueshmërinë e SHBA-së si partnere pas krizës së Groenlandës dhe vendimeve të Gjykatës Amerikane të Tregtisë.
Šefčovič: Në Gjermani rrezikohen vende pune
Maroš Šefčovič paralajmëroi se në Gjermani mund të rrezikohen vende pune. Ai i hodhi poshtë qartë tarifat shtesë prej 25 për qind për automjetet dhe kamionët, që kërkon tani pala amerikane, duke deklaruar se nuk do të pranohet asgjë mbi tarifën prej 15 për qind për të cilën kemi rënë dakord.
Me këtë qëndrim komisioneri i Tregtisë mbështet kancelarin gjerman Friedrich Merz, i cili së fundmi e ka cilësuar disa herë si "të papranueshme” kërkesën e re amerikane për një tarifë prej 25 për qind për automjetet dhe kamionët.
Sipas Šefčovičit duhet kuptuar shumë qartë se sa i rëndësishëm është stabiliteti ekonomik: "Nëse nuk arrijmë ta realizojmë këtë marrëveshje të madhe për të gjithë, atëherë në Gjermani rrezikohen 54 mijë vende pune në industrinë e automobilave.”/DW
IRAN- Një derdhje e konsiderueshme nafte është zbuluar në Gjirin Persik pranë ishullit Kharg në Iranit, duke ngritur shqetë...
SHBA- Një sulm i ri ajror amerikan në Oqeanin Paqësor lindor shënjestroi një anije që dyshohet se ishte e p&...
foto ilustruese HOLANDË- Shpërthimi i hantavirusit në anijen holandeze turistike MV Hondius ka shkaktuar shqetësim ndërk...
pamjet ITALI- Një ngjarje tragjike ka tronditur zonë e Piacenzas në Itali, ku një 60-vjeçar me origjinë maqedonase ka vrar...
IRAN- Në një përpjekje për të vendosur një formë të veçantë kontrolli mbi Ngushticën e Hormuzit, Tehe...
Mё 9 maj BE-ja nderon ish-ministrin e Jashtёm francez Robert Schuman, qё mё 9 maj 1950 formuloi idenё e BE. Qё nga viti 1985 kryetarёt e shteteve dhe tё qever...
SHBA- Bizneset amerikane i kanë kërkuar administratës Trump të ndërhyjë për rregullat e reja të BE-së për mb...
Papa Leo XIV Ai vesh rroba më formale dhe tradicionale sesa paraardhësi i tij, dhe përveç kësaj, Papa Leo XIV, ndryshe nga ...
Foto ilustruse SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë ngritur alarmin, pasi një grua 32-vjeçare ka paraqitur simptoma në pë...
Foto ilustruse LIBAN- Qeveria libaneze ka deklaruar ditën e sotme se ofensiva ushtarake izraelite në Liban ka zhdukur gati një të kat&e...