16 Shkurt 2023, 20:12
Nga A.B
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ditën e pavarësisë së Kosovës. Në letrën e tij, Macron ka thënë se Kosova ka përkrahjen e plotë franceze në forcimin e sundimit të ligjit, ndërsa ka bërë thirrje që t’i kushtohet rëndësi rifillimit të diskutimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të lehtsuar nga BE-ja. Macron tregon se me agresionin rus ndaj Ukrainës, Ballkani Perëndimor është bërë fokus i BE-së, teksa përmend interesimin e kompanive franceze për investime në Kosovë.
“Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është ajo në të cilën jemi fokusuar gjatë presidencës sonë të Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2022. Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, ka thënë Macron.
“Në këtë kontekst të mbushur me kërcënime dhe vështirësi, inkurajoj Kosovën që të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që të lehtësojë integrimin e saj evropian. Për ta bërë këtë, mund të mbështeteni në përkrahjen tonë”, shton tutje ai.
Macron e konsideron thelbësore diskutimin në mes të dy shteteve për të vazhduar perspektivën evropiane dhe se pret angazhim të plotë nga të dyja palët.
“Është gjithashtu thelbësore të rifillojnë diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili është një element qëndror për perspektiven evropiane të të dy vendeve dhe për sigurimin e stabilitetit të rajonit dhe kontinentit evropian. Ne presim që të dy vendet të angazhohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE”, përfundoi ai.
emmanuel macron
Bota
16 Shkurt 2023, 20:04
a.l
Pamje nga Turqia
TURQI- Dhjetëra mijëra njerëz humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti, por frika po rritet se fatkeq&eu...
Bota
16 Shkurt 2023, 20:10
A.B
Mbreti Charles III
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka uruar Kosovën për pavarësinë. Presid...
Bota
16 Shkurt 2023, 20:04
k.m.
Edi Rama
Socialistët refuzuan të merrnin në shqyrtim në Kuvend kërkesën e opozitës për ngritjen komisionit që ...
Bota
16 Shkurt 2023, 19:54
a.l
Mike Pompeo
SHBA- Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka mbrojtur kontrollin prej dekadash të Izraelit mbi territoret palestineze duke ...
Bota
16 Shkurt 2023, 19:45
a.l
Protesta në Francë
FRANCË- Protestuesit pushtuan pjesë të Universitetit të Sorbonës të Parisit për reform...
Bota
16 Shkurt 2023, 19:40
A.B
Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka përjashtuar mundësinë e heqjes dorë nga ndonjë te...
Bota
16 Shkurt 2023, 19:29
k.m.
Jens Stoltenberg dhe Mevlüt Çavuşoğlu
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të enjten se është koha q...
Bota
16 Shkurt 2023, 19:26
k.m.
Volkswagen
GJERMANI- Një gjykatë gjermane hodhi poshtë një padi të grupit mjedisor "Greenpeace" për të detyruar prodhue...
Bota
16 Shkurt 2023, 19:25
a.l
Kinë
KINË- Kina ka vendosur sanksione ndaj dy prodhuesve amerikanë të mbrojtjes lidhur me shitjet e armëve në Tajvan, nj...
Bota
16 Shkurt 2023, 19:19
a.l
Viktor Janukoviç
ZVICËR- Qeveria zviceriane ka kërkuar konfiskimin e aseteve të ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç. Med...