LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova në heshtje zgjedhore/ Nesër votohet në katër komunat në veri të vendit, BE: Jemi zhgënjyer me listën Serbe, kemi negociuar për dialog

•Nesër do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. •Në dy komunat e fundit votohet edhe për asamble. •Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ) ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa ka njoftuar se numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime. •Policia e Kosovës bën të ditur se bazuar në planifikimet e saj operacionale dhe në bashkërendim me përfaqësues të institucioneve kompetente, përfshirë Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), ka ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat në kuadër të mandatit dhe autorizimeve ligjore për koordinimin e aktiviteteve, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës. •Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës të kalojnë në mënyrë paqësore dhe të gjitha palët të përmbahen. •BE-ja po ashtu sërish ka shprehur zhgënjimin për bojkotimin e zgjedhjeve nga partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe. •Një ditë para zgjedhjeve presidenti i Serbisë Alexandër Vuiçi ka bërë deklaratën e fortë se pas 23 prillit pasi të formohen autoritetet e reja lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe do të ketë “pushtim të plotë”.• Ndërkohë presidentja e Kosovë Vjosa Osmani dhe ministri i mbrojtjes Xhelal Sveçla u kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës për zgjedhjet në veri: Nesër mund të marrin fund grupet nën udhëheqjen e Vuçiçit

Kosova në heshtje zgjedhore/ Nesër votohet në katër komunat
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka bërë thirrje qytetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit të marrin pjesë nesër në zgjedhje. Ministri ka pohuar se Serbia po vijon me përndjekje e arrestime të serbëve të cilët akuzohen se janë angazhuar në institucionet e Kosovës, shkruan KlanKosova.

Sveçla ndër të tjera ka deklaruar se nesër është mundësia që përmes votës së qytetarëve, grupet që kanë udhëhequr në bashkëpunim me Vuçiç të marrin përgjigjen e merituar dhe qytetarët të çlirohen përfundimisht nga ta. 

"Serbia po vijon me përndjekje e arrestime të serbëve të cilët akuzohen se janë angazhuar në institucionet tona. Nën presion iu kanë kërkuar dorëheqjet nga institucionet tona, tani edhe i ndëshkojnë përmes arrestimeve e i kërcënojnë përmes formave të ndryshme. Nesër do të mbahet procesi zgjedhor në 4 komunat veriore dhe përkundër frikës dhe pasigurisë që tentojnë të përhapin qarqe të caktuara e të orkestruara, ju bëj thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votim. Nesër është mundësia që përmes votës së qytetarëve, grupet që kanë udhëhequr në bashkëpunim me Vuçiç të marrin përgjigjen e merituar dhe qytetarët të çlirohen përfundimisht nga ta”,- tha ai.

Zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen nesër, ndërsa KQZ ka njoftuar se tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri/ 'Trondit' Vuçiç: Pas 23 prillit do të ketë pushtim të plotë të veriut të Kosovës

Kosova në heshtje zgjedhore/ Nesër votohet në katër komunat
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se serbët e Kosovës janë në një situatë të vështirë, pasi që ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen në veri të Kosovës më 23 prill. Media vendase Beta raporton se sipas tij, pasi të formohen autoritetet e reja lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe do të ketë “pushtim të plotë”.

"Nesër, populli ynë me qetësi, përgjegjësi dhe përbuzje do t’i shikojnë ata që do të vijnë nga Mitrovica e Jugut për të votuar që të zgjidhet udhëheqje e re në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Çfarë do të ndodhë më pas, do të jetë një pushtim i plotë për të cilin qytetarët tashmë janë gati, janë mësuar. Ata do të jenë të qetë, do të jenë të përgjegjshëm, ne do të paguajmë rrogat si më parë, do të luftojmë edhe më shumë për ta, do të ngremë standardet dhe do të presim për kohë më të mirë në të cilën, Karta e OKB-së do të jetë e vlefshme si dhe e drejta publike ndërkombëtare”, tha Vuçiç.

Vuçiç po ashtu komentoi edhe deklaratën e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, që tha se blloku evropian është i zhgënjyer që Lista Serbe dhe serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit. Lideri serb tha se serbët në Kosovë kanë marrë pjesë në disa cikle zgjedhore, por tani ata nuk duhet të marrin pjesë para se të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Në zgjedhje garojnë 10 kandidatë për kryetarë të komunave dhe vetëm një është nga radhët e komunitetit serb. Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhje dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre. Zgjedhjet po mbahen pasi më 5 nëntor të vitit 2022, kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje.

Ata, së bashku me asamblistët komunalë dhe zyrtarë të tjerë nga sektori i sigurisë e drejtësisë, e morën këtë vendim në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës, që i obligonte serbët t’i zëvendësonin targat e makinave të tyre, të lëshuara nga Serbia, me ato RKS – Republika e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri/ Osmani fton qytetarët të votojnë: Vendosni për të ardhmen, refuzoni ata që kërcënojnë

Kosova në heshtje zgjedhore/ Nesër votohet në katër komunat
Vjosa Osmani

KOSOVË- Një ditë para zgjedhjeve në veri të vendit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë. Në një deklaratë për mediat vendase Osmani shprehet se përmes votës qytetarët vendosin për të ardhmen e komunës dhe për t’i mbajtur përgjegjës zyrtarët e zgjedhur.

Osmani u ka kërkuar banorëve të votojnë për të ardhmene tyre dhe jo për ata që i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim që të heqin dorë nga jetesa në komunat në veri të Kosovës.

Deklarata e plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë të komunës së Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit,

Zgjedhjet janë gurthemeli i secilës demokraci dhe dita e zgjedhjeve është ditë kur zëri juaj dëgjohet nga të gjithë. Prandaj, zgjedhjet e 23 prillit janë moment i rëndësishëm për ju dhe për të ardhmen e komunave tuaja.

E drejta e votës është e garantuar me Kushtetutë dhe ligje, ndaj atë e gëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim. Komunat kanë përgjegjësi të qëndrojnë afër qytetarëve, duke ofruar shërbime e projekte të cilat janë në interesin tuaj dhe të cilat zgjidhin problemet me të cilat përballeni çdo ditë.

Nëpërmjet votës suaj ju siguroheni që përfaqësuesit tuaj të zgjedhur do të merren drejtpërsëdrejti me çështje që prekin jetën tuaj dhe krijojnë perspektivë për të gjithë ju. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje do të thotë jetë më të mirë për të gjithë ju. Prandaj shfrytëzojeni këtë të drejtë në këtë moment të rëndësishëm për demokracinë. Vota juaj është mjeti më i fuqishëm për të vendosur për të ardhmen e komunës suaj dhe për t’i mbajtur përgjegjës zyrtarët e zgjedhur.

E kuptoj që shumë prej jush keni qenë të kërcënuar dhe frikësuar nga ato janë bërë javët e fundit nga struktura kriminale me mbështetje të Beogradit, me qëllim që t’ju detyrojnë të hiqni dorë nga zëri dhe fuqia juaj për ta formësuar të ardhmen e komunave tuaja. Megjithatë, dua t’ju siguroj se të gjitha institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të siguruar që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme dhe që siguria juaj të jetë e garantuar.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ BE e zhgënjyer nga Lista Serbe, thirrje: Të gjitha palët të përmbahen

Kosova në heshtje zgjedhore/ Nesër votohet në katër komunat
foto ilustruese

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës të kalojnë në mënyrë paqësore dhe të gjitha palët të përmbahen.

Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok do të zgjedhin kryetarët e rinj. Ndërkaq, në Leposaviç dhe Zveçan do të votohet edhe për përbërjet e reja të asambleve komunale.

BE-ja po ashtu sërish ka shprehur zhgënjimin për bojkotimin e zgjedhjeve nga partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe ka thënë se është e domosdoshme që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.

“Që kur serbët u larguan nga institucionet në veri të Kosovës në nëntor të vitit 2022, BE-ja bashkë me partnerët tanë, ishte angazhuar me të dyja palët për të ulur tensionet dhe që serbët e Kosovës të përmbushnin obligimin e tyre nga dialogu dhe të ktheheshin në institucione, ndërsa për Kosovën të mundësojë që ky kthim të realizohej. Deri më tani, pak përparim është arritur në këtë pikë. Është imperative që të kthehemi në situatën në të cilën serbët e Kosovës marrin pjesë në mënyrë aktive në qeverisjen lokale, polici dhe gjyqësor në veri të Kosovës. Na duhet që të dyja palët të luajnë rolin e tyre në këtë drejtim”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Më 5 nëntor të vitit 2022, kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje.

Ata, së bashku me asamblistët komunalë dhe zyrtarë të tjerë nga sektori i sigurisë e drejtësisë, e morën këtë vendim në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës, që i obligonte serbët t’i zëvendësonin targat e makinave të tyre, të lëshuara nga Serbia, me ato RKS - Republika e Kosovës.

Në zgjedhjet e 23 prillit do të garojnë 10 kandidatë për kryetarë të katër komunave dhe vetëm një është nga komuniteti serb. Paraprakisht, edhe një kandidat tjetër serb kishte hyrë në garë, por ai u tërhoq nga gara tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Duke iu referuar zgjedhjeve dhe mospjesëmarrjes në to të Listës Serbe, Stano sërish shprehu zhgënjimin e bllokut evropian për vendimin e kësaj partie, duke pasur parasysh nevojën e angazhimit të serbëve lokalë në strukturat e pushtetit lokal.

“Është e domosdoshme që zgjedhjet të mbahen në kushte paqësore dhe BE fton të gjitha palët që të tregojnë përmbajtje”, shtoi Stano.

Stano përmendi edhe marrëveshjen e marsit mes Kosovës dhe Serbisë, që u arrit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, e cila, sipas tij, parasheh pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë e 27 shkurtit dhe aneksi për zbatimin e saj që u arrit në Ohër më 18 mars, ishin hapa të mëdhenj. Marrëveshja dhe aneksi hapin rrugën drejt normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve. Pjesë themelore e zbatimit të këtyre marrëveshjeve do të jetë kthimi i qëndrueshëm i serbëve në institucionet e Kosovës, përfshirë edhe në qeverisjen lokale”, tha ai.

Ai kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të kenë prioritet kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Lista Serbe, por edhe zyrtarët në Beograd, kanë vendosur dy kushte për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës: Formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Ndryshe, në zgjedhjet e 23 prillit, të hapura do të jenë 19 qendra votimi, 13 prej të cilave do të jenë të vendosura në kontejnerë./REL

zgjedhje ne kosove

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen