Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një intervistë për transmetuesin britanik, BBC, Farage ka thënë se “ne e kemi provokuar këtë luftë”, duke shtuar se “natyrisht” ka qenë “faji” i presidentit rus, Vladimir Putin.
ANGLI- Nigel Farage, lider i partisë britanike kundër migrimit, “Reforma në Mbretëri të Bashkuar”, është përballur me kritika të ashpra të shtunën, pasi ka thënë se Perëndimi e ka provokuar luftën e Rusisë në Ukrainë më 2022.
Në një intervistë për transmetuesin britanik, BBC, Farage ka thënë se “ne e kemi provokuar këtë luftë”, duke shtuar se “natyrisht” ka qenë “faji” i presidentit rus, Vladimir Putin. Kryeministri britanik, Rishi Sunak, u ka thënë gazetarëve se pretendimi i Farage-it është “plotësisht gabim dhe shkon vetëm në të mirë të Putinit”.
Farage – ish deputet i Parlamentit Evropian, ka tentuar dhe dështuar shtatë herë të bëhet deputet në Parlamentin britanik - dhe tani po mëton të garojë në zgjedhjet e përgjithshme britanike, muajin e ardhshëm.
Aktualisht partia e tij është e treta në listë, mirëpo ai pritet të fitojë pak ulëse. Popullariteti i partisë që udhëheq ai është rritur prej kur Farage e ka marrë pozitën e liderit më herët gjatë këtij muaji. Mirëpo, të shtunën është përballur me shumë kritika për deklaratën e bërë në intervistë.
Ministri i Brendshëm britanik, James Cleverly, e ka kritikuar Farage-in për “përsëritje të arsyetimit të Putinit për pushtimin brutal në Ukrainë”. Ish-ministri britanik i Mbrojtjes, Tobias Ellwood, ka thënë se komentet janë “tronditëse” dhe që “Churchill po rrotullohet në varr”, referencë për ish-liderin britanik.
I pyetur më shumë për qëndrimet e tij për Putinin, Farage ka thënë gjatë intervistës se “nuk e pëlqen si person”, por e admiron “si operator politik, sepse ka arritur të ketë nën kontroll Rusinë”.
Ish-figurë e Brexitit, Farage është i afërt me ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Farage ka thënë publikisht se synon të garojë për kryeministër më 2029. Ai, po ashtu, ka përsëritur pretendimet se Sunak, kryeministri i parë me ngjyrë i Britanisë, “nuk e kupton kulturën tonë”. Komentet e tij ndaj Sunakut, janë kritikuar ashpër prej deputetëve britanikë./ REL
pamje nga vendngjarja GREQI- Një zjarr masiv ka përfshirë Greqinë pasditen e së premtes në një zonë të p&...
Foto ilustruese GJERMANI- Në shumicën e landeve gjermane, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë. Çfarë duhet b&e...
Pelegrinazhi ARABI SAUDITE- Qindra njerëz mendohet se kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite – sh...
Jens Stoltenberg QIPRO- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu referua kërcënimeve të fundit të Hezbollahut ...
Vuçiç dhe Kurti BRUKSEL- Në prag të takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vu&cc...
Foto ilustruese GAZA- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se zyrat e tij në Gazë janë dëmtuar prej ...
UKRAINË- Negociatat e pranimit të Ukrainës dhe Moldavisë në BE pritet të fillojnë javën e ardhshme. Megjithatë, k...
Foto ilustruese MAQEDONI- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë të shtunën seancën për votimin e Qeverisë...
Barcelona SPANJË- Barcelona ka njoftuar se do të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në v...
Foto ilustruese GJERMANI- Konferenca e kryeministrave të landeve: Dëbime më të shpejta, procedura të përshpejtuara azil jasht...