LIVE UPDATES
Bota

Nënshkrimi i marrëveshjes, Kurti: Vuçiç po e lë të hapur mundësinë e pushtimit të Kosovës

Shkurtin e kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan në Bruksel për këtë marrëveshje, ndërkaq në prill në Ohër u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të saj.

13 Shkurt 2024, 12:37 Nga N.F
Nënshkrimi i marrëveshjes, Kurti: Vuçiç po e lë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zveçanit, protestat e majit në veri të Kosovës rritja e pranisë ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor e bëjnë më “urgjente se kurrë” nënshkrimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Por, me refuzimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që ta nënshkruajë këtë marrëveshje, sipas Kurtit, ai po e lë të hapur mundësinë “e pushtimit të Kosovës”.

Shkurtin e kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan në Bruksel për këtë marrëveshje, ndërkaq në prill në Ohër u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të saj. Megjithatë, palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por blloku evropian, që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, tha se ajo është obliguese për palët.

“Nuk mund të shoh asnjë arsye tjetër për refuzimin e nënshkrimit [nga Serbia]. Atëherë, ata duan të mbajnë hapur këtë derë [të pushtimit të Kosovës] dhe të kenë një dritare mundësie për t’u rikthyer dhe për të kryer agresion”, tha Kurti gjatë një paneli diskutimi të organizuar nga instituti Chatham House më 13 shkurt.

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Në panelin e diskutimit, Kurti tha se “regjimi autoritar” i Serbisë “po mban prapa të gjithë rajonin. Sipas tij, Beogradi në një masë të madhe e njeh Kosovën de facto, por jo de jure. Kryeministri kosovar tha se Serbia përdor Kosovën për të mbajtur raporte të mira me Rusinë dhe Kinën.

“Ekziston një tezë e përgjithshme se Serbia po mban raporte të mira me Federatën Ruse dhe Kinën, në mënyrë që t’i përdorë ato në agresivitetin kundër Kosovës. Por, unë mendoj se është e kundërta. Gjegjësisht, Serbia përdor agresivitetin e saj ndaj Kosovës që të mbajë raporte të mira me Federatën Ruse dhe Kinën. Sepse ndaj diktatorëve që nuk i besojnë askujt, ju duhet ta tregoni veten vazhdimisht. Mendoj se këtë po e bën Vuçiçi. Me agresivitetin e tij ndaj Kosovës ai po mundohet të mbajë raporte të mira me Kremlinin”, tha Kurti.

Duke folur për ngjarjet e shtatorit në Banjskë, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës duke vrarë një rreshter, Kurti sërish akuzoi Serbinë për këtë ngjarje, që Kosova e konsideron sulm terrorist.

Gjatë përleshjeve më 24 shtator u vranë edhe tre sulmues serb. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kurti tha se përmes Serbisë, Rusia po rrit praninë e saj në Ballkanin Perëndimor.

“Pra, aleanca e Serbisë me Rusinë nuk është vetëm kërcënim në aspektin teorik për Evropën dhe Ballkanin. Është kërcënim real të cilin Kosova, por jo vetëm, e përjeton vazhdimisht. Përmes Serbisë, ne kemi parë rritjen e pranisë ruse në Ballkan, qoftë përmes mediave, inteligjencës, apo formave të tjera të ndërhyrjes.

Autoritetet në Kosovës kishin deklaruar pas sulmit në Banjskë se po hetonin për përfshirjen e mundshme ruse në të. Fundin e vitit të kaluar, në një raport të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ishte thënë se Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina, të cilat synojnë të nxisin luftë ndëretnike dhe ndërfetare në Kosovë.

Marrë nga REL

kosova serbia kurti banjskë

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë