9 Qershor 2023, 09:01
Nga k.m.
Hafize Gage Erkan
SHBA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan emëroi Hafize Gage Erkan në krye të bankës qendrore të Turqisë, pasi institucioni pritet të bëjë një kthesë pas viteve të uljes së normave të interesit në mes të krizës së vazhdueshme të kostos së jetesës. Erkan, e cila në SHBA quhet "Vajza e tmerrshme nga Turqia", ka një detyrë të vështirë përpara, pasi kriza ekonomike po afron në vend dhe lira turke ka marrë sërish një kthesë në rënie pas rizgjedhjes së Erdoganit.
Pavarësisht pseudonimit që i është vënë në SHBA ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj profesionale, analizat ndërkombëtare shprehin shqetësime se sa efektive do të jetë Erkani në punën e saj.
Megjithatë, BBC vë në dukje se zgjedhja e Erkanit konsiderohet më e përshtatshme pas vendosjes së Mehmet Shimshekut në Ministrinë e Financave të Turqisë dhe tentativës për t'iu rikthyer politikave më “ortodokse”.
Kush është Hafize Gage Erkan?
Hafize Gage Erkan ka lindur në vitin 1982. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Stamboll. Më pas ajo studioi në Departamentin e Inxhinierisë Industriale të Universitetit të Bosforit nga i cili mori një diplomë bachelor në vitin 2001 ndërsa vazhdoi studimet në Universitetin Princeton nga i cili mori doktoraturën në ekonomi. 41-vjeçarja ishte në fakt studentja e parë që përfundoi doktoraturën dyvjeçare brenda një viti. Siç thuhet në faqen e saj në LinkedIn, Erkan është e diplomuar në Programin e Menaxhimit të Avancuar të Harvardit dhe Programin Ekzekutiv të Shkollës së Diplomuar të Biznesit në Stanford në Lidership.
Bankierja turke e filloi karrierën e saj profesionale në bankën e investimeve Goldman Sachs ku qëndroi për rreth 10 vjet. Nga viti 2014 deri në vitin 2021, Erkan vazhdoi karrierën e saj profesionale si anëtare e bordit drejtues të First Republic Bank, ndërsa nga korriku '21 deri në 21 dhjetor.
Një vit më parë, Erkan ishte në listën e San Francisco Business Times dhe Crain's New York Business me 40 gra të shquara nën 40 vjeç. Erkan ishte gjithashtu e vetmja grua nën 40 vjeç që mbante një pozicion CEO në 100 bankat më të mëdha amerikane.
Edhe pse mediat turke kanë në fokus të kaluarën akademike dhe profesionale të Erkanit, ka analistë që shprehin shqetësime për përzgjedhjen e saj. Siç raporton shërbimi turk i BBC, shqetësimi i parë ka të bëjë me objektivin me të cilin është punësuar 41-vjeçarja, pasi ajo nuk ka përvojë në çështjet e politikës monetare .
Burimi i dytë i shqetësimit vjen nga pozicioni i mbajtur nga Erkani në rrugën që çoi në falimentimin e First Republic Bank.
hafize gage erkan
Bota
9 Qershor 2023, 08:43
k.m.
Foto ilustruese
Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që Prishtina d...
Bota
9 Qershor 2023, 08:36
I.A
Parlamenti Srpska
SARAJEVË- Parlamenti i Republikës Sërpska ka miratuar më 8 qershor “Rezolutën për mbrojtjen e serb&eu...
Bota
9 Qershor 2023, 08:33
I.A
Ushtar
UKRAINË- Sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas, janë duke vazhduar, kanë thënë zyrtarë rusë ...
Bota
9 Qershor 2023, 08:17
I.A
UCK
KOSOVË- Sot bëhen 24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilën iu dha fund...
Bota
9 Qershor 2023, 08:09
I.A
Xi Jinping dhe Miguel Diaz-Canel Bermudez
Pentagoni thotë se njoftimet se Kina dhe Kuba kanë arritur një marrëveshje sekrete që le...
Bota
9 Qershor 2023, 07:55
I.A
SHBA- Pothuajse 9,000 foto nga laptopi i Hunter Biden janë publikuar në internet nga organizata jofitimprurëse e krahut të djath...
Bota
9 Qershor 2023, 07:42
I.A
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump thotë se është paditur me akuza për keqpërdorim të dokumenteve t&eum...
Bota
8 Qershor 2023, 22:46
m.s
Veton Surroi
TIRANË- Publicisti Veton Surroi, teksa ka bërë një analizë të situatës në Kosovë, ka rrëfyer...
Bota
8 Qershor 2023, 22:12
m.s
Pat Robertson
SHBA- Udhëheqësi i krishterë ungjillor Pat Robertson, i cili kandidoi për president si republikan, ka vdekur në mosh...
Bota
8 Qershor 2023, 21:55
a.l
NEW JERSEY
SHBA- Zjarret masive në Kanada kanë përhapur prej disa ditësh një lloj hiri me nivel të lartë ndot&...