25 Tetor 2023, 18:02
Nga a.l
Protesta
SHBA- Arabo-amerikanët, muslimanët dhe aleatët e tyre kanë kritikuar përgjigjen e Presidentit Joe Biden ndaj luftës midis Izraelit dhe Hamasit dhe i kanë bërë thirrje të bëjë më shumë për të shmangur një krizë humanitare në Gaza. Ndryshe, siç deklarojnë ata, ai do të humbasë mbështetjen e tyre në zgjedhjet e vitit 2024.
Më shumë se një duzinë akademikë, aktivistë, anëtarë të komunitetit dhe zyrtarë qeveritarë thanë se shumë arabo-amerikanë janë të indinjuar që Joe Biden nuk ka bërë thirrje për armëpushim në një kohë kur palestinezët po vriten edhe pse ata përpiqen t’i shpëtojnë bombardimeve izraelite kundër Gazës.
Rritja e pakënaqësisë mund të ndikojë në përpjekjet e Bidenit për rizgjedhje. Në shtetin e Miçiganit, arabo-amerikanët përbëjnë 5% të votuesve. Në shtete të tjera kyçe, si Pensilvania dhe Ohajo, ata përbëjnë 1.7% deri në 2% të votuesve, sipas Jim Zogby, president i Institutit Arabo-Amerikan, raporton Reuters.
Biden fitoi Michiganin me 50.6% në 2020, ndaj Donald Trump 47.8% dhe Pensilvani me 50.01% ndaj Trump 48.84%, një diferencë prej më pak se 81,000 vota. Arabo-amerikanët dhe muslimanët nuk kanë gjasa të mbështesin as Trump, por mund të preferojnë të abstenojnë dhe të mos votojnë as Biden.
Ndërsa dënojnë sulmin e Hamasit të 7 tetorit që vrau më shumë se 1400 njerëz në Izrael, arabo-amerikanët dhe myslimanët theksojnë se përgjigja e Izraelit ka qenë joproporcionale. Përveç kësaj, paaftësia e Biden për të dënuar bombardimin e Gazës ka bërë që shumë njerëz të vënë në pikëpyetje angazhimin e presidentit amerikan ndaj një politike të jashtme “të përqendruar te të drejtat e njeriut”.
joe biden
Bota
25 Tetor 2023, 17:53
r.ll
Lior Haiat
IZRAEL-Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Lior Haiat ka reaguar pas deklaratës së presidenti...
Bota
25 Tetor 2023, 17:56
a.l
Foto ilustruese
GJERMANI- Megjithë kritikat nga radhët e partisë Të Gjelbrit, partnere e koalicionit qeverisës në Gjermani, t...
Bota
25 Tetor 2023, 17:46
a.l
Isaac McGregor
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Corio, jug-perëndim të Melburnit ku një 4-vjeçar ka nd&eum...
Bota
25 Tetor 2023, 17:49
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha se avionët e saj goditën infrastrukturën e ushtrisë siriane dhe bateritë e mortajave...
Bota
25 Tetor 2023, 17:43
r.ll
Rishi Sunak
BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka dalë kundër komenteve të bëra nga shefi i OKB-...
Bota
25 Tetor 2023, 17:41
a.l
Gaza
IZRAEL- Ministri izraelit i Financave Bezalel Smotrich deklaron se buxheti kombëtar 2023-2024 nuk ishte më i rëndësish&...
Bota
25 Tetor 2023, 17:34
r.ll
Vladimir Putin
RUSI- Parlamenti rus ka përfunduar miratimin e ligjit që tërheq ratifikimin nga Moska të traktatit global që ndalon...
Bota
25 Tetor 2023, 17:24
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një baba në Selanik ka vrarë me duart e veta vajzën e tij 42-vjeçare, i cila ishte paciente me skleroz&eu...
Bota
25 Tetor 2023, 17:05
r.ll
Richard Grenell
SHBA- Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se është i vetmi person...
Bota
25 Tetor 2023, 16:54
r.ll
Emmanuel Macron dhe Abdel Fattah al-Sisi
EGJIPT- Gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin egjiptian Abdel Fattah a...