30 Tetor 2022, 10:48
Nga I.A
Foto ilustruese
UKRAINË- Thuajse katër milionë vetë në Ukrainë janë prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike. Në shumë qytete dhe rajone energjia është ndërprerë përkohësisht "për të stabilizuar situatën", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Nga ndërprerjet janë prekur kryeqyteti i vendit, Kievi, dhe zona përreth, si dhe provincat Zhytomyr, Poltava, Kerkasi, Kirovohrad, Rivne, Kharkiv, Cernihiv dhe Sumy.
Ndërmarrja e energjisë elektrike DTEK njoftoi se kompania shtetërore e energjisë Ukrenergo është e detyruar të marrë vendim për ndërprerje "të paprecedentë" të energjisë në ditët në vijim për të parandaluar një ndërprerje të plotë të energjisë elektrike për shkak të dëmeve të konsiderueshme nga sulmet e fundit ruse ndaj infrastrukturës energjetike në rajonin e Kievit.
Sistemi energjetik ukrainas ka "pësuar dëme të reja" dhe ka një "deficit energjie elektrike që arrin në 30 për qind të konsumit të Kievit". Furnizuesi me energji elektrike DTEK citoi guvernatorin e rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, i cili tha se mund të ketë ndërprerje të energjisë "për një kohë të pacaktuar".
Në lagjet e ndryshme të Kievit ka pasur gjatë ditëve të fundit ndërprerje të energjisë elektrike disaorëshe. Këto masa merren për të mbrojtur rrjetet nga mbingarkesa. Sulmet e shtuara me raketa dhe dronë gjatë javëve të fundit thuhet se kanë dëmtuar një të tretën e infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Marrë nga DW
lufta ukraine-rusi
Bota
30 Tetor 2022, 10:46
I.A
Foto ilustruese
Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë më i shkurtër se pesë orë mund t&...
Bota
30 Tetor 2022, 10:43
I.A
Cosco
GREQI- Debati i zjarrtë, që zien aktualisht në Gjermani për hyrjen e kompanisë shtetërore kineze Cosco në portin ...
Bota
30 Tetor 2022, 10:40
I.A
Foto Ilustruese
UKRAINË- Banorët e qyteteve të ndryshme në Ukrainë janë tmerruar disa herë këtë muaj nga zhurm...
Bota
30 Tetor 2022, 10:13
e.k
Lizz Truss
BRITANI- Qeveria e sapozgjedhur britanike po përballet me thirrje për të kryer një hetim urgjent pas disa raporteve, n&...
Bota
30 Tetor 2022, 10:03
e.k
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka bërë një tjetër gafë gjatë një fjalimi në Fila...
Bota
30 Tetor 2022, 09:59
I.A
Pamjet
GREQI- Apartamenti me qira ku banonte familja e turistëve në Ierapetra të Kretës, është rrafshuar plotë...
Bota
30 Tetor 2022, 09:50
I.A
Nancy Pelosi
SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ndau të shtunën mbrëma komentet e saj të para ...
Bota
30 Tetor 2022, 09:39
e.k
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e tij para studentëve dhe profesorëve t&eu...
Bota
30 Tetor 2022, 09:27
e.k
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se ushtarët ukrainas po zmbrapsin forcat ruse dhe d...
Bota
30 Tetor 2022, 08:49
I.A
Gorilla
SHBA- Një video u ngarkua në YouTube ku një gorilla bën një gjest të turpshëm ndaj dy vajzave të vogla...