LIVE UPDATES
Bota

Lufta ndez alarmin në vendet fqinje, kërcënimi rus krijon një mentalitet të ri në Lituani

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, tashmë në vitin e dytë, ka ndezur alarmin në vendet fqinje. Lituania po dyfishon përpjekjet për t’u përgatitur për një konfrontim që tani shumë e shohin më të mundshëm se kurrë.

8 Mars 2023, 21:02 Nga a.l
Lufta ndez alarmin në vendet fqinje, kërcënimi rus krijon
Lufta në Ukrainë

LITUANI- Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, tashmë në vitin e dytë, ka ndezur alarmin në vendet fqinje. Lituania po dyfishon përpjekjet për t’u përgatitur për një konfrontim që tani shumë e shohin më të mundshëm se kurrë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina njofton nga kryeqyteti lituanez, Vilnius. Këmbësoria lituaneze përparon…objektivi është që të marr me shpejtësi një pozicion të armikut.

Këto janë vetëm stërvitje – një provë për atë që mund të jetë një luftë e vërtetë – sepse për këta luftëtarë dhe për shumë lituanezë është e qartë se bota ka ndryshuar brenda një viti. Stërvitja rutinë është e rëndësishme për këta burra dhe gra. Siç e shohin ata, vetë ekzistenca e Lituanisë varet nga përgatitja.

E ndjej tek ushtarët e mi, e ndjej tek vetja, se motivimi është edhe më i madh. Dhe mentaliteti ynë bëhet më i fortë sepse fqinjët janë afër. Stërvitja na ndihmon të përmirësojmë aftësitë tona. Për shembull, si të mbijetojmë si individë dhe sigurisht që jemi gjithmonë të vetëdijshëm dhe gjithmonë të përgatitur”, thotë Raminta Banisauskaite, ushtare lituaneze.

Lituania është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, e cila siguron një mburojë politike dhe ushtarake, që Ukraina nuk e kishte kur u sulmua një vit më parë. Megjithatë lufta ka treguar se mbetet shumë për të mësuar. Forcat e NATO-s të dislokuara në Lituani e konsiderojnë jetike vëzhgimin e trupave ukrainase dhe integrimin e taktikave me të cilat ata kanë arritur të përballojnë pushtimin rus. Pjestarët e NATO-s i kërkuan Zërit të Amerikës të përdorin vetëm emrat e tyre të parë.

“Kur shikoj nivelin tonë të thjeshtë taktik, kupton se çfarë mund të bësh me jo aq shumë personel, por me shumë këmbëngulje (CUT) duke e kombinuar me dronët modernë, teknologjitë moderne për të krijuar një parakusht për një luftë të mirë. Mendoj se kjo është një nga gjërat që bie kryesisht në sy. Një luftë vërtet e guximshme zhvillohet tani në Ukrainë”, thotë kapiteni Eric E.

Rritja e tensioneve në Evropë të shkaktuara nga lufta në Ukrainë kanë nxitur shovinizmin rus. Në Duma, dhoma e ulët e parlamenti t rus, është paraqitur një propozim për të anuluar vendimin e vitit 1991 për t’i dhënë pavarësinë Lituanisë. Moska bëri një lëvizje të ngjashme në prag të sulmit të saj frontal ndaj Ukrainës. Sulmi jo vetëm që ka detyruar autoritetet lituaneze dhe NATO-n të reagojnë, por edhe shoqërinë në përgjithësi.

Unioni i Pushkatarëve të Lituanisë është një grup vullnetarësh meshkuj dhe femra që i nënshtrohen trajnimit ushtarak gjatë fundjavave. Shumë prej tyre thonë se 24 shkurti i vitit 2022 ishte një pikë kthese për ta.

Atë ditë pati shumë diskutime: me miq, me familje. Çfarë do të bëje nëse diçka e tillë do të ndodhte në vendin tënd, sepse kjo është shumë realiste dhe mendova se përgjigjet e ikjes apo fshehjes nuk ishin për mua”, thotë Aiste Linauskaite, pjestare e unionit.

Lituania, me më pak se 2 milionë banorë dhe forca të armatosura prej pak më shumë se 20 mijë trupash, është e shqetësuar për refuzimin e Rusisë për t’u tërhequr, pavarësisht se forcat ruse, ndryshe nga sa pritej, kanë pësuar dështime të shumta në Ukrainë. Kufiri i Lituanisë me Bjellorusinë – një aleat I Rusisë – është gjithashtu shkak për shqetësim.

Ne duhet të vlerësojmë sigurinë tonë në kufi. Ne kemi Kaliningradin në Perëndim dhe kemi Bjellorusinë, e cila ka lajuar një kontingjent të madh forcash ruse në territorin e saj dhe po mbështet agresionin ndaj Ukrainës”, thotë Vaidotas Urbelis zëvendës ministër lituanez i Mbrojtjes.

Me forcat e NATO-s në tokën lituaneze, ky vend është një nga pikat e mundshme të përplasjes së drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe Perëndimit, një skenar pothuajse identik me atë të Luftës së Ftohtë, një skenar plot tension dhe pasiguri mbi atë që shumë e shohin si një konflikt të mundshëm – për të cilin ky vend i vogël baltik përpiqet të përgatitet./VOA

ricardo marquina

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen