LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Gaza drejt fundit/ Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasi në Egjipt, parashikohet lirimi i pengjeve

Negociatat do të përqendrohen në lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, si dhe në tërheqjen e pjesshme të trupave izraelite nga Gaza.

8 Tetor 2025, 11:45 Nga E.d
Lufta në Gaza drejt fundit/ Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasi
Foto ilustruse

EGJIPT - Izraeli dhe Hamasi kanë filluar bisedime e para në Egjipt mbi propozimin e dhënë nga SHBA-ja, për vendosjen e një armëpushimi mes dy vendeve. Lufta gati dyvjeçare në Gaza duket se po i afrohet fundit, pavarësisht përçarjeve të thella midis dy palëve. Negociatat do të përqendrohen në lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, si dhe në tërheqjen e pjesshme të trupave izraelite nga Gaza.

Të tre çështjet përbëjnë fazën e parë të një plani prej 20 pikash të paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që synon t'i japë fund luftës. The Guardian shkruan se pranimi i Hamasit për të liruar pengjet dhe për të hequr dorë nga pushteti në Rripin e Gazës, ka nxitur një vrull të ri pas bisedimeve të paqes. Presidenti Trump i ka përshkruar bisedimet si shumë të suksesshme dhe se po ecin me shpejtësi. Ai deklaroi se Hamasi do të binte dakord për çështje shumë të rëndësishme.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se priste që bisedimet të zgjasnin vetëm disa ditë dhe se shpresonte që të mund të njoftonte lirimin e të gjithë pengjeve izraelite në ditët në vijim. Pavarësisht optimizmit, mbeten boshllëqe të mëdha midis Hamasit dhe Izraelit. Plani i Trump është i gjerë në fushëveprim, por i pakët në detaje, dhe pikat kryesore të planit ende duhet të diskutohen.

Tema e parë e diskutimit është mekanizmi i lirimit të pengjeve, i cili sipas kushteve të planit të Trump, duhet të ndodhë brenda 72 orëve nga një armëpushim. Negociatorët duhet të bien dakord se cilët të burgosur palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite. Delegacioni palestinez ka të ngjarë të kërkojë figura politike, siç është udhëheqësi palestinez Marëan Barghouthi, i cili është shumë popullor në Bregun Perëndimor dhe Gaza. SHBA-të i kanë kërkuar Izraelit të ndalojë bombardimin e Gazës.

Pavarësisht kësaj, Izraeli ka vazhduar të sulmojë dhe të qëllojë mbi palestinezët në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 19 persona, përfshirë dy kërkues ndihmash, në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës. Bisedimet janë përshëndetur nga zyrtarët palestinezë, izraelitë, perëndimorë dhe arabë, të cilët u kanë kërkuar të dyja palëve të arrijnë një armëpushim të qëndrueshëm në prag të përvjetorit të dytë të luftës. Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi, tha se plani i Trum mund të çojë në një paqe të qëndrueshme.
 
"Një armëpushim, kthimi i pengjeve dhe të ndaluarve, rindërtimi i Gazës dhe fillimi i një procesi politik paqësor që çon në krijimin dhe njohjen e një shteti palestinez do të thotë se jemi në rrugën e duhur drejt paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit të fortë", tha Abdel Fatah al-Sisi./Dosja.al
 
 

gaza hamas izrael

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës