Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një postim më 10 maj, ai tha se nuk e pranon përgjigjen e Teheranit, por nuk tregoi nëse kjo do të çojë në rifillimin e sulmeve ajrore ndaj Iranit.
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e refuzoi me zemërim përgjigjen e Iranit ndaj një propozimi amerikan për paqe, duke e quajtur atë “plotësisht të papranueshme”.
Në një postim më 10 maj, ai tha se nuk e pranon përgjigjen e Teheranit, por nuk tregoi nëse kjo do të çojë në rifillimin e sulmeve ajrore ndaj Iranit.
“Sapo lexova përgjigjen nga të ashtuquajturit ‘përfaqësues’ të Iranit. Nuk më pëlqen - PLOTËSISHT E PAPRANUESHME!”, shkroi Trump në platformën Truth Social.
Mediat iraniane raportuan, ndërkohë, se Irani nuk i ka zbutur kërkesat e tij, duke përfshirë: heqjen e sanksioneve, përfundimin e bllokadës detare nga SHBA-ja dhe garanci kundër sulmeve të ardhshme.
Agjencia e lajmeve, Tasnim, e cila konsiderohet e afërt me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), raportoi se propozimi i Teheranit përfshin gjithashtu përfundimin e luftimeve në “të gjitha frontet” - edhe në Liban.
Sipas raportimeve, Irani kërkon nga SHBA-ja edhe kompensim për dëmet e luftës dhe njohje zyrtare të kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit - kërkesa që kundërshtohen nga komuniteti ndërkombëtar.
Po sipas tyre, pranimi i kushteve të SHBA-së do të nënkuptonte “dorëzim” të Iranit ndaj “kërkesave të tepruara”.
Shumë raportime sugjerojnë se plani amerikan është paraqitur në një dokument njëfaqësh, i cili parashikon ndalimin e luftimeve dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa çështje të tjera të rëndësishme - përfshirë të drejtën e Iranit për pasurimin e uraniumit - janë lënë për më vonë.
Trump, më herët, kritikoi ashpër paraardhësit e tij për politikat ndaj Iranit, duke thënë se për 47 vjet ky vend “na ka mbajtur në pritje, ka vrarë njerëzit tanë me bomba në rrugë, ka shtypur protestat dhe, së voni, ka vrarë 42.000 protestues të pafajshëm e të paarmatosur, duke qeshur me vendin tonë që tani është SËRISH I MADH”.
“Ata nuk do të qeshin më!”, shkroi Trump në Truth Social.
Trump ka mbajtur një qëndrim të dyfishtë në deklaratat publike: nga njëra anë ka theksuar mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike, ndërsa nga ana tjetër ka kërcënuar me sulme të reja ajrore ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit.
Në një intervistë me gazetaren amerikane, Sharyl Attkisson, të transmetuar më 10 maj, ai tha se operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit mund të mos kenë përfunduar, duke lënë të kuptohet se SHBA-ja mund të godasë objektiva të tjera nëse është e nevojshme.
I pyetur nëse operacionet luftarake kanë mbaruar, Trump u përgjigj:
“Jo, nuk e thashë këtë. Thashë se ata janë mposhtur, por kjo nuk do të thotë se gjithçka ka përfunduar. Mund të vazhdojmë edhe për dy javë dhe të godasim çdo objektiv”.
Trump shtoi se sulmet amerikane dhe izraelite tashmë kanë goditur “ndoshta 70 për qind” të objektivave të synuara.
“Ne kemi edhe objektiva të tjera që mund t’i godasim nëse është e nevojshme. Por, edhe nëse nuk i godasim, atyre do t’u duhen vite për t’i rindërtuar”, tha Trump.
Ai, gjithashtu, u ndal te rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po i monitorojnë nga afër objektet.
“Ne i kemi nën vëzhgim”, tha Trump, duke shtuar se SHBA-ja po përdor edhe monitorimin nga hapësira për të ndjekur aktivitetin rreth këtyre impianteve.
Irani, ndërkohë, ka refuzuar vazhdimisht propozimet që do ta detyronin t’i dorëzonte rezervat e uraniumit të pasuruar te Shtetet e Bashkuara./REL
ngushtrica e hormuzit SHBA- Kreu i një grupi pune të OKB-së deklaroi se, ndërprerja e vazhdueshme e dërgesav...
Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt. Përfaqësuesi i lartë nd&e...
Foto ilustruse LIBAN- Ushtria izraelite ka burgosur dy ushtarë që përdhosën dhe fotografuan një statujë të Virgj&eu...
Zvonko Vesellinoviç Segmentet e fundit të autostradës që duhet ta lidhë Serbinë me Malin e Zi, janë shpallur prioritet...
KE BRUKSEL- Këshilli Evropian ka miratuar një vendim për t'i dhënë fund pezullimit të pjesshëm të marr&eu...
SHBA- Çmimet e naftës shënuan sërish rritje në tregjet aziatike të hënën, pas përshkallëzimit të ri t...
GJERMANI- Gjermania i ka konsumuar teorikisht që sot burimet e saj natyrore për vitin 2026. Organizatat mjedisore kritikojnë se në Gjerman...
Vladimir Putin RUSI- Në shërbimet sekrete evropiane po qarkullojnë informacione se është e mundur që qarqe të caktuara t...
foto ilustruese SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se pasagjerët nga Shtetet e Bashkuara kanë filluar të zbresin, pas eva...
GAZA- Kosova do të marrë pjesë në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gazë. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup M...