12 Qershor 2024, 22:55
Nga r.ll
foto nga pasojat e sulmebve
UKRAINË- Një sulm me raketa balistike ruse në qytetin ukrainas, Krivi Rih, vrau të paktën tetë persona dhe plagosi të paktën 21 të tjerë, përfshirë fëmijë, tha ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko.
Ai njoftoi në Telegram, më 12 qershor, numrin e përditësuar të viktimave, pasi fillimisht tha se ishin vrarë gjashtë persona. Ai shtoi se katër persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Sulmi dëmtoi një ndërtesë administrative dhe një bllok apartamentesh, sipas autoriteteve ukrainase.
Krivi Rih, një qytet i madh në rajonin e Dnjipropetrovsk, që është vendlindja e presidentit Volodymyr Zelensky, ka qenë objektiv i sulmeve ajrore disa herë gjatë pushtimit rus të Ukrainës i cili ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Zelensky u përgjigj duke u bërë thirrje aleatëve të Ukrainës që të rrisin dërgesat e baterive të sofistikuara të mbrojtjes ajrore për të shmangur sulmet ruse.
“Çdo ditë dhe çdo orë, terrori rus dëshmon se Ukraina, së bashku me partnerët e saj, duhet të forcojnë mbrojtjen ajrore”, tha Zelenskiy.
Ai shprehu ngushëllime për familjet dhe miqtë e viktimave dhe tha se shërbimet e urgjencës po punonin në vendngjarje, derisa publikoi një video që tregonte një burrë duke u nxjerrë nga rrënojat.
Në një deklaratë të mëparshme në Telegram, Zelensky tha se Rusia u përpoq të fillonte një sulm të kombinuar ndaj Ukrainës duke përdorur raketa dhe dronë. Ai tha se pesë raketa dhe më shumë se 20 dronë u rrëzuan.
Më herët më 12 qershor, Associated Press raportoi se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një sistem tjetër raketor Patriot, në përgjigje të lutjeve të Ukrainës për më shumë mbrojtje ajrore.
Ky do të jetë kundërajrori i dytë Patriot që Shtetet e Bashkuara ia dhurojnë Ukrainës, edhe pse Pentagoni i ka dhënë kohë pas kohe Kievit një numër të pazbuluar raketash për këtë sistem kundërajror./REL
lufta rusi-ukraine
Bota
12 Qershor 2024, 22:38
r.ll
mushkonja
EUROPË- Mushkonjat tigër, të njohura për bartësin e etheve vdekjeprurëse të dengës, janë identifikua...
Bota
12 Qershor 2024, 22:21
r.ll
pina picierno
BRUKSEL- Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, politikanja italiane Pina Picierno, ka uruar 25-vjetorin e çlirimit t&e...
Bota
12 Qershor 2024, 22:13
r.ll
BRUKSEL- Në një referencë të rrallë për arsenalin bërthamor të Perëndimit, Sekretari i Përgjithsh&...
Bota
12 Qershor 2024, 22:09
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosen në listën e sanksioneve 300 subjekte të reja biznesi, përfshirë një kompan...
Bota
12 Qershor 2024, 21:26
r.ll
luftanije ruse
KUBË- Një flotë luftanijesh ruse mbërriti në ujërat e Kubës të mërkurën përpara st&eu...
Bota
12 Qershor 2024, 20:47
r.ll
sherri
ITALI- Një incident është shënuar ditën e sotme në parlamentin italian, ku disa deputetë janë zënë...
Bota
12 Qershor 2024, 20:50
N.F
Perurimi
FERIZAJ- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e për...
Bota
12 Qershor 2024, 20:45
N.F
Busti i Adem Jasharit, Prekaz
KOSOVA- Kosova shënon 25-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s më 12 qershor 1999 dhe të Çli...
Bota
12 Qershor 2024, 20:26
r.ll
banesa
GREQI -Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 37-vjeçar ka vrarë mbesën e tij 11-vjeçare ...
Bota
12 Qershor 2024, 20:30
N.F
Një Vireo në Filadelfia
AMERIKË- Konsumimi i kokainës po kërcënon zogjtë e rrallë tropikal, pasi trafikantët e...