4 Shtator 2022, 13:48
Nga I.A
Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë një letër nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Kosovo Online shkruan se në këtë letër, Macron e Scholz i kanë kërkuar Vuçiç të jetë në gatishmëri për të marrë vendime të vështira në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
“Ne po ju dërgojmë këtë letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet e gjata dypalëshe dhe rajonale”, shkruhet në letër.
Ata kanë thënë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.
“Ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t’ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së. Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara janë të nevojshëm urgjentisht, si në planin praktik dhe politik”, shkruhet në letër.
aleksandar vuçiç emmanuel macron olaf scholz
Bota
4 Shtator 2022, 13:16
s.s
Anija Lana
IRAN- Ka nisur numërimi mbrapsht për lirimin e 49 marinarëve dhe dy cisternave me flamur grek nga autoritetet iran...
Bota
4 Shtator 2022, 13:43
I.A
Denys Shmyhal
GJERMANI- Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka mbërritur në Berlin më 3 shtator, për bisedime me kancelarin gjerman O...
Bota
4 Shtator 2022, 13:39
I.A
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Dy dorëheqje janë dhënë dhe dy shkarkime janë bërë për rastin e dyshimit të dhuni...
Bota
4 Shtator 2022, 13:09
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Të shtëna me armë ka pasur pas mesnate në SHBA. CNN shkruan se të shtënat në Norfolk, Virxhinia, k...
Bota
4 Shtator 2022, 13:09
A.B
Grua
SHBA- Për shekuj me radhë, njerëzit ngriheshin pas vakteve dhe bënin një shëtitje, shpesh në sheshin e qytetit...
Bota
4 Shtator 2022, 13:05
A.B
Policia
SHBA- Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë që ndodhën në qendër të...
Bota
4 Shtator 2022, 12:30
s.s
Centrali Zaporizhzhia
UKRAINË- Inspektorët e OKB-së të shtunën njoftuan se termocentrali bërthamor i Zaporizhzhias n&eum...
Bota
4 Shtator 2022, 12:34
I.A
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu, tha se për rastin e dhunimit të 11-vjeç...
Bota
4 Shtator 2022, 12:33
A.B
Pornhub
SHBA- Instagram ka pezulluar llogarinë e ndjekur gjerësisht të Pornhub në platformën sociale. 'Variety...
Bota
4 Shtator 2022, 12:30
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Dosja e vettingut në drejtësi do t’i dorëzohet sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Kon...