31 Dhjetor 2024, 13:50
Nga E. D
foto ilustruese
MAL I ZI- Mali i Zi e ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, njoftoi Drejtoria e Policisë më 31 dhjetor.
Do Kwon, i njohur si "mbreti i kriptovalutave”, kërkohej nga Shtetet e Bashkuara për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta në vlerë të paktën 40 miliardë dollarë.
“Sot, në pikën kufitare të Aeroportit të Podgoricës, oficerët e NCB Interpol Podgorica, me mbështetjen e Njësisë Speciale të Policisë, ekstraduan shtetasin e Koresë së Jugut, DHK, i cili kërkohej nga dy shtete, përkatësisht Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.
Do Kwon kërkohej edhe nga Koreja e Jugut, por ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Bojan Bozoviq, më 27 dhjetor vendosi që ai të ekstradohej në SHBA.
Gjykatat në Mal të Zi i kanë lëshuar të paktën tetë vendime, shpesh kontradiktore, në lidhje me fatin e Do Kwonit.
Në shtator, Gjykata Supreme e Malit të Zi tha se Do Kwon mund të dërgohej qoftë në Shtetet e Bashkuara, apo Korenë e Jugut, dhe se vendimi përfundimtar se në cilin vend i takonte ministrit të Drejtësisë.
Më 24 dhjetor, Do Kwon e humbi ankesën përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi kundër ekstradimit.
Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi tha se vendosi ta ekstradojë Do Kwonin në SHBA duke i marrë parasysh të gjitha faktet dhe duke vlerësuar kushtet, si peshën e veprave penale, vendin e kryerjes së tyre, radhën e paraqitjes së kërkesës, shtetësinë e të kërkuarit, mundësinë e ekstradimit të mëtejshëm në një vend tjetër.
Do Kwon dhe partneri i tij i biznesit, Chang Jun, u arrestuan në Mal të Zi më 23 mars 2023, kur u përpoqën të udhëtonin në Dubai me një fluturim privat duke përdorur pasaporta të falsifikuara.
Më pas Kwon u dënua me nga katër muaj burgim për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit. Chang Yun u ekstradua në Korenë e Jugut në fillim të këtij viti.
Në tetor, Do Kwon pretendoi se akuzat e Koresë së Jugut ishin të paligjshme dhe "të motivuara politikisht".
Gjyqi i Do Këon u zhvillua në mungesë në Shtetet e Bashkuara, ku një juri në Nju Jork më 5 prill e shpalli atë dhe Terraform Labs përgjegjës për akuzat civile për mashtrim, duke u pajtuar me Komisionin amerikan të Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë (SEC) se ata kishin mashtruar investitorët.
Terraform Labs pranoi t’i paguajë rreth 4.5 miliardë dollarë në një marrëveshje civile me SEC pas vendimit të gjykatës. Do Kwon u urdhërua t’i paguajë 204 milionë dollarë./REL
Bota
31 Dhjetor 2024, 13:14
N.F
Sebastien Lecorny
SIRI- Franca kreu sulme raketore në Siri fundjavën e kaluar, duke synuar pozicionet e Shtetit Islamik n&eum...
Bota
31 Dhjetor 2024, 12:48
N.F
Pamje nga kerkimet
UASHINGTON- Dy burra u gjetën të vdekur në një pyll të largët në shtetin e Uashingtonit. Raportohet s...
Bota
31 Dhjetor 2024, 12:15
E. D
pamje nga vendngjarja
ZELANDA E RE- Zelanda e Re priti e para Vitin e Ri, me një spektakël fishekzjarrësh, i cili u ndoq nga miliona qyteta...
Bota
31 Dhjetor 2024, 12:05
N.F
Foto ilustruese
MEKSIKË- Trupat e 31 personave janë zbuluar ditët e fundit në varre sekrete në shtetin juglindor të...
Bota
31 Dhjetor 2024, 11:58
E. D
hoteli i djegur
GREQI- Një hotel është përfshirë nga flakët në qytezën Kalambaka të Greqisë, ku si paso...
Bota
31 Dhjetor 2024, 11:41
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, i ka paralajmëruar për “herë të fundit&rdq...
Bota
31 Dhjetor 2024, 11:25
E. D
foto ilustruese
BOTA- Viti i Ri është një nga festat më emocionuese në botë, pasi njerëzit në mbarë globi...
Bota
31 Dhjetor 2024, 10:55
E. D
foto ilustruese
SIRI- OJQ-ja Save The Children ka zbuluar se më shumë se gjysma e fëmijëve në Siri nuk shkojnë në s...
Bota
31 Dhjetor 2024, 09:55
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Sirenat ajrore ranë në gjithë Ukrainën mëngjesin e së martës për të paralajm&eum...
Bota
31 Dhjetor 2024, 09:12
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Në Gjermani të gjitha stacionet kryesore të trenave janë pajisur tani me teknologji moderne të...