LIVE UPDATES
Bota

"Me çfarëdo çmimi qoftë"/ Investimet historike në Gjermani, DW: Marrëveshja midis CDU e SPD erdhi papritur!

Sipas rrjetit Bloomberg dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung tani madje është Berlini që këmbëngul në Bruksel që të nisin bisedime për një reformë afatgjatë të rregullave buxhetore të komunitetit. Kjo do t'u mundësonte shteteve të BE të shpenzojnë "sa e konsiderojnë të drejtë" për armatimin, siç u shpreh dje kancelari Olaf Scholz.

7 Mars 2025, 17:50 Nga N.F
"Me çfarëdo çmimi qoftë"/ Investimet historike
Merz

GJERMANI- Të martën në mbrëmje (04.03.) Friedrich Merz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, shpalli se ra dakord me partnerët e pritshëm të qeverisë, socialdemokratët, që të investojë për mbrojtjen duke marrë hua pa limit. Në të ardhmen, të gjitha shpenzimet e mbrojtjes që e kalojnë një për qind të prodhimit të brendshëm bruto do të përjashtohen nga kufizimet e frenës kushtetuese të borxhit.

U ra dakord që të investohet masivisht edhe në infrastrukturë, me një shumë prej 500 miliardë eurosh, për dhjetë vitet e ardhshme. Së treti, do të lejohet të marrin borxhe edhe landet federale të Gjermanisë, gjë që deri tani nuk u lejohej.

Kreu i CDU-së Friedrich Merz tha në Berlin se "përballë kërcënimeve për lirinë dhe paqen në kontinentin tonë, edhe mbrojtja jonë tani duhet të bazohet në moton: "Whatever it takes" ("Me çfarëdo çmimi qoftë”). Për të treja vendimet, tani duhet të ndryshohet kushtetuta e Gjermanisë.

Marrëveshja midis CDU e SPD erdhi papritur


Kemi një dakordim në kohë rekord mes CDU/CSU dhe SPD për kornizën financiare të të gjithë legjislaturës - dhe shtysa kryesore është politika e jashtme. Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit ukrainas Zelenski dhe administratës së re amerikane në Evropë u përhap tronditje dhe pasoi një katarakt veprimesh.

Kjo e vuri edhe Gjermaninë nën presion të jashtëzakonshëm. Deklarata e Merz-it për masat historike u bë disa orë përpara fjalimit të parë të Presidentit Trump në dy dhomat e Kongresit amerikan. Para fjalimit të Trumpit, në kryeqytetet evropiane qarkullonin fjalë se Trumpi mund të shpallë në fjalim daljen e SHBA nga NATO-ja.

Prandaj Merzi tha të martën se "unë jam shumë mirënjohës, që me këtë vendim e dëshmojmë sot në mënyrë të plotë, aftësinë për të vepruar në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë." Ai shtoi më tej se: "po të ndodhë sonte natën që Trumpi të shqyrtojë ose të shpallë fare një dalje nga NATO-ja, atëherë ne si Republikë Federale e Gjermanisë jemi të parët që reagojmë që paraprakisht si duhet ndaj kësaj."

Rëndësia e vendimit të Gjermanisë për Evropën


Evropa synon të mobilizojë deri 800 miliardë euro për mbrojtjen, siç u vendos dje (06.03.) në samitin e posaçëm të BE në Bruksel. Por kjo mund të realizohet në plan afatmesëm. Sipas rrjetit Bloomberg dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung tani madje është Berlini që këmbëngul në Bruksel që të nisin bisedime për një reformë afatgjatë të rregullave buxhetore të komunitetit. Kjo do t'u mundësonte shteteve të BE të shpenzojnë "sa e konsiderojnë të drejtë" për armatimin, siç u shpreh dje kancelari Olaf Scholz.

Por deri sa të ndodhë kjo, shtetet e veçanta mund të veprojnë më shpejt. Me masat e marra, shpenzimet gjermane për mbrojtjen pritet të arrijnë 3.5 përqind të PBB në 2027, konkludojnë analistë. Ky investim ofron siguri për gjithë Evropën. Gjermania avancon në krye të shteteve të tjera.

Pritet të shihet nëse investimi masiv financiar do të ndryshojë edhe natyrën e Bundeswehrit: pra nëse forcat e armatosura gjermane do marrin natyrë intervencioniste, si p.sh. ushtritë e Britanisë së Madhe dhe të Francës.

Kthesë fiskale e politike


Deutsche Bank foli për "kthesën më të madhe dhe më të shpejtë në politikën fiskale në historinë gjermane pas ribashkimit." Që prej ribashkimit të Gjermanisë, më 1989, shpenzimet e qeverisë gjermane nuk janë rritur asnjëherë më shpejtësinë e këtyre ditëve. Dhe me përmasa të tilla.  Vetëm për të financuar ribashkimin, Gjermania vendosi të bëjë një ekspansion të ngjashëm fiskal. Bëhet fjalë për një paketë financiare prej rreth 1 bilion euro, pra 1000 miliarda euro.

Por ka edhe një aspekt tjetër. Huatë që do të merren për të financuar masat pritet ta ndikojnë Gjermaninë ngjashëm si në kohën pas ribashkimit. Si pasojë e masave, në pesë vitet pas ribashkimit deficiti buxhetor i Gjermanisë u rrit nga 41% të PBB në 60%.

Aktualisht deficiti buxhetor i Gjermanisë është 62%, por pritet të shkojë deri 84%. Ky është një borxh megjithatë i ulët, krahasuar p.sh. me Francën, që ka një deficit buxhetor prej 115%.

Pasojat e masave për Evropën dhe Gjermaninë


Tregjet financiare reaguan menjëherë ndaj deklaratës së Merzit: me eufori, por edhe duke i rritur kostot për obligacionet shtetërore afatgjata gjermane, pasi shtohen rreziqet. Dhe kjo rrit në të gjithë Eurozonën kostot e huamarrjes. Megjithatë lëvizja e Gjermanisë dëshmon edhe dëshirë për investime dhe si parim tregjet këtë e shpërblejnë.

Ekonominë gjermane vendimet e marra pritet ta ndikojnë pozitivisht. Ato shtojnë sigurinë dhe gatishmërinë e sipërmarrësve për të investuar. Gjithashtu, kapacitete industriale që kanë dalë të tepërta, p.sh. në industrinë e automjeteve, mund të përdoren për industrinë ushtarake.

Përsa i përket fondit për infrastrukturën u vendos për një fond special, me një qëllim shumë specifik, dhe jo për një formë për formë tjetër huaje, edhe që populli të mos rëndohet menjëherë nga shlyerja e borxhit. Fondet speciale janë hua, të cilat mund t'i shlyesh shumë ngadalë. Shlyerja mund të zgjasë edhe një apo dy breza, sipas vëzhguesve.

Braktisje e premtimeve të fushatës nga CDU/CSU në situatë të jashtëzakonshme


Vetëm 10 ditë pas zgjedhjeve CDU/CSU braktisi premtimin kryesor të fushatës elektorale, për t'i nxjerrë paratë për investime nga kursimet dhe për të mos e prekur frenën e borxhit. Kjo është kritika më e madhe me të cilën përballet tani CDU-ja dhe Merzi.

Por Merzi nuk është i pari kancelar (i ardhshëm) që e ndryshon qëndrimin pas zgjedhjeve, në situata të jashtëzakonshme. Në vitin 1990, Helmut Kohli kishte mjaft kritikë në kampin e tij, për ribashkimin e ekonomive të RFGJ dhe RDGJ. Në vitin 2002, kancelari socialdemokrat Gerhard Schroder braktisi pjesërisht premtimet elektorale dhe nisi me "Agenda 2010" një program të reformimit të thellë të tregut të punës dhe shkurtimeve sociale.

Por as kritikët nuk e mohojnë dramatikën e situatës gjeopolitike aktuale. Rrethana të jashtëzakonshme justifikojnë hapa të jashtëzakonshëm.

Heinrich August Winkler: 2025 - kthesa më e thellë nga rënia e perandorisë sovjetike


Historiani i shquar gjerman, Heinrich August Winkler shkruan në Frankfurter Allgemeine Zeitung (07.03.) se pak javë pas riardhjes në pushtet të Presidentit Trump "viti 2025 ka të ngjarë të jetë kthesa më e thellë në historinë botërore që nga rënia e perandorisë sovjetike midis viteve 1989 dhe 1991, dhe në të vërtetë ndoshta që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore 80 vjet më parë". Politologë të njohur si Ivan Krastev i krahasojnë shndërrimet e nisura nga SHBA me një revolucion kulturor, me pasoja të paparashikueshme për SHBA dhe Perëndimin.

Merz: miratimi i vendimeve „një udhëtim i vështirë"


Friedrich Merzi e shfrytëzoi këtë moment për të zgjidhur çështjen e fondeve, problemin financiar që solli shpërbërjen e koalicionit trepartiak të kancelarit Scholz. Megjithatë, tre ndryshimet e kushtetutës për miratimin e masave, pritet të jenë „një udhëtim i vështirë", siç u shpreh Merz në një mbledhje të CDU-së. Migrimi, kthimi që në kufi i migrantëve që kërkon CDU-ja, vazhdon ta ndajë me socialdemokratët. Kjo megjithëse ai u bëri lëshim socialdemokratëve me fondin e gjerë për infrastrukturën, pra për shkollat, rrugët, hekurudhat etj.

Leximi i parë i paketës ligjore do të nisë të hënën, më 13 mars, leximi i dytë dhe i tretë priten në 18 mars. Miratimi do të kërkohet në Bundestagun e vjetër, pasi me Bundestagun e dalë pas zgjedhjeve të 23 shkurtit, dy partitë e skajit të djathtë dhe të majtë, AfD dhe E Majta, pritej ta bllokonin dakordimin. E Majta ka kërcënuar edhe tani se mund ta çojë "shpërdorimin" e besimit të zgjedhësve nga Merzi, anashkalimin e Bundestagut të ri, para Gjykatës Kushtetuese gjermane.

Marrëveshja midis CDU/CSU dhe SPD, pas miratimit në Bundestag, do të bëjë që të braktisen, tabutë fiskale "të vjetëruara" të kushtetutës. Frena kushtetuese, që i kufizon shpenzimet e reja në 0,35 % të PBB, ishte një "problem" i shkaktuar vetë, e disi i pakuptueshëm për kohën e sotme jashtë Gjermanisë. Edhe Banka Qendrore e Gjermanisë propozoi ditët e fundit masa për reformimin e frenës buxhetore.

Goditja çliruese që inicioi Merzi dëshmon aftësi drejtuese të tij. "Berlin is back" ("Berlini tani u kthye") këtë frazë e dëgjon dendur tani në Bruksel, ende të habitur për kthesën në Gjermani./DW

merz gjermani

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë