21 Janar 2023, 22:15
Nga k.m.
Ron Klain
Ron Klain, i cili shërben si shef i kabinetit i Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, planifikon të largohet nga detyra në javët e ardhshme. Lajmi u bë i ditur për mediat amerikane të shtunën, nga burime në dijeni të kësaj çështjeje. Klain ka informuar Presidentin Biden mbi planet e tij, thanë të njëjtat burime, duke konfirmuar edhe një artikull të gazetës 'New York Times' që konfirmonte largimin e tij pas fjalimit të presidentit mbi gjendjen e vendit, që mbahet më 7 shkurt.
Gjashtëdhjetë e një vjeçari Ron Klain ka një histori të gjatë pune në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka shërbyer edhe si shef i kabinetit i ish-nënpresidentit Al Gore dhe Biden, kur ky i fundit shërbente si nënpresident gjatë administratës Obama.
Largimi i tij vjen ndërsa Presidenti Biden përgatitet të shpallë ambiciet e tij për të kërkuar një mandat të dytë katërvjeçar në vitin 2024, njoftim që pritet ta bëjë pas fjalimit të tij në Kongres, mbi gjendjen e kombit.
Gazeta 'New York Times" citonte një listë të gjatë që mund të zëvendësojnë Klain në detyrë, si sekretari i Punës Marty Walsh; ish-guvernatori i Dellauerit Jack Markell; këshilltarja e lartë e Biden, Anita Dunn, këshilltari i presidentit, Steve Richetti, ish-koordinatori për Çështje të Pandemisë Jeff Zients, këshilltarja për politikën e Brendshme Susan Rice, si dhe sekretari për Bujqësinë Tom Vilsack.
Lajmi i largimit të Klain bëhet publik ndërsa presidenti Biden ndodhet për të kaluar fundjavën në shtëpinë e tij në Rehoboth Beach të Dellauerit./VOA
ron klain
Bota
21 Janar 2023, 21:48
k.m.
Pamje nga vendi ku iu gjet makina
GREQI- Gruaja 44-vjeçare që ishte zhdukur që nga e hëna e kaluar u gjet e gjallë në ...
Bota
21 Janar 2023, 21:30
k.m.
Foto ilustruese
Ministri i ri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, përfundoi turneun e tij të parë në Afrikë këtë jav&...
Bota
21 Janar 2023, 21:20
k.m.
Foto ilustruese
Grupi privat ushtarak rus “Wagner” do të dërgojë trupat e ushtarëve ukrainas, të vrarë gjatë...
Bota
21 Janar 2023, 21:10
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- I arrestuar në vitin 2021 për keqtrajtim të ish-bashkëshortes, një shqiptar i paidentifikuar me emër &...
Bota
21 Janar 2023, 21:00
k.m.
Foto ilustruese
Dhjetëra mijëra izraelitë iu bashkuan protestave të shtunën kundër planeve të kryeministrit Netanjahu p&...
Bota
21 Janar 2023, 20:50
k.m.
Pamje nga djegia e Kuranit
STOKHOLM- Të shtunën pasdite si pjesë e protestave jashtë ambasadës turke në Stokholm, Rasmus Palu...
Bota
21 Janar 2023, 20:44
k.m.
Foto ilustruese
BE-ja thotë se vitin e kaluar u përball me sfida të papara në kuftijtë e saj, mes një rritjeje të numrit...
Bota
21 Janar 2023, 20:38
k.m.
Foto ilustruese
BRATISLLAVA- Sllovakët shkojnë sot në kutitë e votimit në një referendum mbi një rishikim të K...
Bota
21 Janar 2023, 20:17
k.m.
Ivana Trump
SHBA- Një shtëpi në Manhattan, një apartament në Miami Beach, disa pasuri në Francë dhe qeni i saj, Tiger, j...
Bota
21 Janar 2023, 20:10
k.m.
Diplomatët e BE-së dhe SHBA-së në Prishtinë
Të dërguarit amerikanë dhe evropianë thanë pas vizitave n&eum...