1 Dhjetor 2023, 17:43
Nga r.ll
pedro sanchez
MADRID- Në mes të një mosmarrëveshjeje diplomatike në rritje mes Spanjës dhe Izraelit, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e kabinetit izraelit, Benny Gantz.
“Edhe një herë, dënova sulmet terroriste të Hamasit më 7 tetor”, postoi Sanchez në X, duke shtuar se Spanja shpreson për lirimin e të gjithë pengjeve.
Por Sanchez, duke folur vetëm disa orë pasi Izraeli rifilloi sulmet e tij në Gaza, gjithashtu mbështeti deklaratat e mëparshme se Izraeli duhet të pajtohet me ligjin ndërkombëtar humanitar.
Rikonfirmova se Spanja e konsideron të papranushme numrin e vdekjeve të civilëve në Gaza, tha Sanchez.
Të enjten, Izraeli tërhoqi ambasadoren e tij në Spanjë, Rodica Radian, pasi ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen i quajti të neveritshme deklaratat Sanchez. Ky i fundit kishte thënë më herët në një intervistë se ai dyshonte se Izraeli ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Ai gjithashtu bëri thirrje që BE të njohë shtetin e Palestinës.
Qeveria spanjolle nuk i është përgjigjur publikisht lëvizjes së fundit të Izraelit, por, të premten, Sanchez tha se ai diskutoi marrëdhëniet dypalëshe me Gantz. Gantz, një ish-ministër i Mbrojtjes dhe një nga rivalët kryesorë politikë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, u bë Ministër i Kabinetit të Luftës pas sulmeve të 7 tetorit.
Gantz tha se ai e informoi Sanchezin për luftën dhe zhvillimet, duke theksuar se Hamasi terrorist duhet të çmontohet në Gaza.
"Izraeli i kushton rëndësi të madhe shmangies së viktimave civile sa më shumë që të jetë e mundur," i tha Gantz gjithashtu Sanchez, sipas një deklarate në X. "Hamasi nga ana tjetër, vazhdon të kryejë krime të tmerrshme kundër njerëzimit si përdorimi i fëmijëve dhe grave si mburoja njerëzore për aktivitetet e saj terroriste”.
Tërheqja e ambasadorit spanjoll nga Tel Aviv ishte lëvizja më e fundit në një konflikt dypalësh në rritje. Qeveria spanjolle ka qenë një nga kritikët më të hapur evropianë të reagimit të Izraelit ndaj sulmeve të Hamasit.
pedro sanchez benny gantz
Bota
1 Dhjetor 2023, 17:56
A.TH
Tank
SHBA- Udhëheqësit izraelitë morën planin e betejës së Hamasit për sulmin e 7 tetorit më shumë se një...
Bota
1 Dhjetor 2023, 17:45
h.k
Gazetarja e REL
RUSI-Një gjykatë në qytetin rus, Kazan, ia ka zgjatur për dy muaj paraburgimin Alsu Kurmashevës, gazetares vetera...
Bota
1 Dhjetor 2023, 17:15
r.ll
foto nga ceromonia e varrimit
KOSOVË- Një incident është shënuar sot gjatë ceremonisë së varrimit së...
Bota
1 Dhjetor 2023, 17:06
I.A
Naim Murseli dhe Liridona Murseli
KOSOVË- Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar ditën e sotme nga Polic...
Bota
1 Dhjetor 2023, 17:00
r.ll
foto ilustruese
DUBAI- Sekretari amerikan e shtetit, Anthony Blinken i është kundërpërgjigjur pretendimeve të Hamasit se SHBA dhe ...
Bota
1 Dhjetor 2023, 16:52
I.A
Jens Stoltenberg dhe Erdogan
TURQI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se i ka thënë presidentit ...
Bota
1 Dhjetor 2023, 16:31
h.k
Foto ilustruese
BELGJIKË-Policia ka goditur një bandë droge që përpunonte kokainën në ambalazh kartoni. Në nj&...
Bota
1 Dhjetor 2023, 16:14
r.ll
Mbreti Charles dhe Rishi Sunak
DUBAI- Mbreti Charles III është paraqitur me një kravatë me motive të flamurit grek në samitin...
Bota
1 Dhjetor 2023, 16:23
h.k
Foto nga Gaza
IZRAEL-Luftimet mes Hamasit dhe Izraelit rifilluan në Gazë pas ndërprerjes shtatëditore që bëri të mundur ...
Bota
1 Dhjetor 2023, 16:04
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Irani mbeti sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit global vitin e kaluar, duke u përshirë në mbështetjen e...