LIVE UPDATES
Bota

Mes negociatash e luftimesh, lufta në Ukrainë hyn në vitin e pestë

Në adresimin e tij për të shënuar përvjetorin e katërt të luftës së nisur nga Rusia, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të bëjë gjithçka për të siguruar paqe dhe drejtësi.

24 Shkurt 2026, 15:47 Nga E.d
Mes negociatash e luftimesh, lufta në Ukrainë hyn në vitin e
Foto ilustruse


Ukrainasit janë parë me lule në duar apo duke ndezur qirinj për t’i përkujtuar të vdekurit në luftën e nisur nga Rusia katër vjet më parë. Ceremoni të ndryshme po zhvillohen nëpër qytete e qyteza ukrainase. Në Kiev është mbajtur një minutë heshtje, në shenjë respekti për të vdekurit.

Në Lviv, shumë fëmijë janë parë në kishë duke u lutur për paqe. Në Buça, banorët i kanë rikujtuar mizoritë e kryera nga ushtarët rusë, pak pas nisjes së pushtimit më 2022. Në adresimin e tij për të shënuar përvjetorin e katërt të luftës së nisur nga Rusia, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të bëjë gjithçka për të siguruar paqe dhe drejtësi.

“Putini nuk i ka arritur synimet e tij. Nuk i ka thyer ukrainasit. Ai nuk e ka fituar këtë luftë. Ne i kemi ruajtur ukrainasit dhe do të bëjmë gjithçka për të garantuar paqe dhe drejtësi”, ka thënë ai përmes një video-adresimi të lëshuar më 24 shkurt. Zelensky ka thënë se do ta mirëpriste në Ukrainë edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

“Vetëm duke e vizituar Ukrainën dhe duke i parë me sy nga afër vështirësitë në jetën tonë, dhe duke e parë këtë det dhimbjesh, dikush mund ta kuptojë se çfarë bën lufta”, ka deklaruar ai.

Lufta ka hyrë në vitin e pestë - konflikti më i madh i armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore - teksa trupat ushtarake ukrainase mbajnë vijën e frontit nga sulmet e ashpra në llogoret e ngrira.

Përgjatë gjithë kësaj kohe, civilët janë përballur me sulme masive me dronë dhe raketa, të cilat e kanë dëmtuar rëndë sistemin energjetik, mes motit të acartë të dimrit.

Shifrat për viktimat ndryshojnë, mirëpo sipas një raporti të publikuar së fundmi, besohet se numri i të vrarëve, plagosurve dhe të zhdukurve shkon në deri 1.2 milion rusë dhe 500-600.000 ukrainas.

Konflikti, gjithashtu, i ka zhvendosur miliona ukrainas prej shtëpive të tyre. Banka Botërore ka thënë se rimëkëmbja e ekonomisë ukrainase do të kushtonte 588 miliardë dollarë brenda një dekade. Mirëpo, në mënyrë që ky proces të fillojë, lufta duhet të marrë fund.

Bisedimet për paqe

Negociatat për paqe, të lansuara nga presidenti amerikan Donald Trump pasi e ka marrë mandatin presidencial në janar të vitit 2025 nuk kanë shënuar ndonjë përparim të madh – ndonëse runde të bisedimeve do të vazhdojnë të zhvillohen më vonë gjatë javës, sipas autoriteteve ukrainase.

Në rundin e fundit të bisedimeve, i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff ka thënë se është arritur “përparim i dukshëm”, por pa dhënë më shumë hollësi, dhe që të dyja palët janë pajtuar që të punojnë drejt arritjes së një marrëveshjeje.

“Mendoj që me kalimin e kohës, të dyja palët janë duke e vërejtur një rritje presioni – si ekonomik, ashtu edhe sa i përket politikës së jashtme – nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë analisti politik Anton Penkovsky për televizionin Current Time të Radios Evropa e Lirë.

“Secilën herë e më shumë po dëgjojmë pyetje specifike për territoret, çështjen e Donbasit”, ka shtuar ai.

Pas disa muajve të bisedimeve, çështja territoriale mbetet njëra prej pengesave kryesore për paqe. Rusia kërkon nga Ukraina që të heqë dorë nga territori që zotëron në rajonin e Donbasit, pavarësisht se nuk ka arritur ta marrë atë me forcë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka refuzuar të gjitha diskutimet në këtë drejtim, duke thënë se i duhet të mbajë referendum, por beson që ukrainasit nuk do të pajtoheshin kurrë për dorëzim të tokës.

Ceremonitë në Kiev

Më 24 shkurt, ditën e përvjetorit, Zelensky do të mbajë fjalim me video-lidhje para Parlamentit Evropian, dhe do të mirëpresë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian në Kiev.

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore zyrtare dhe do të shohin nga afër infrastrukturën e energjisë të dëmtuar nga sulmet ruse me raketa, sipas komunikatave për shtyp të BE-së.

Kombet evropiane kanë tentuar që të mbushin zbrazësinë prej kur presidenti Trump ka vendosur që të zvogëlojë në masë të madhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Nën skemën e NATO-s, shtete evropiane tani blejnë armë amerikane dhe pajisje tjera ushtarake për Ukrainën, teksa vazhdojnë të dërgojnë edhe furnizime të veta në Kiev.

Vitin e kaluar disa vende evropiane, plus Kanadaja me aleatë tjerë, e kanë formuar atë që njihet si “Koalicioni i Vullnetit” për të koordinuar mbështetjen ukrainase dhe për të bërë përgatitje për një mision potencial paqeruajtës pasi të përfundojë lufta.

Ky koalicion do të mbajë një video-konferencë më 24 shkurt, nën udhëheqjen e kryeministrit britanik, Keir Starmer dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Garancitë e sigurisë

Angazhimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë është kërkesë edhe e Kievit. Ai kërkon garanci të sigurisë, në mënyrë që Moska të mos shfrytëzojë ndonjë pushim vetëm për t’u riarmatosur dhe për të kryer sulme tjera në të ardhmen.

Edhe kjo është çështje problematike, pasi zyrtarët e Kremlinit nuk e pranojnë assesi idenë e angazhimit të trupave perëndimore në Ukrainë. Shumë analistë madje besojnë se Rusia nuk është e interesuar për paqe.

“Plani i saj është që t’i dërmojë kapacitetet e Ukrainës për të rezistuar”, ka shktuar Jack Watling prej Instituti Royal United Services më 23 shkurt.

“Rusët besojnë se mund ta shtyjnë përpara luftën deri më 2027 dhe e shohin procesin aktual të negociatave si mjet për ta futur në pykë aleancën transatlantike”.

Me 23 shkurt, teksa u ka dhënë medalje disa ushtarëve që kanë luftuar në Ukrainë, Putin nuk ka dhënë sinjale se synon ndaljen e luftës.

“Ju qëndroni me vendosmëri për Rusinë”, u ka thënë ai ushtarëve.

“Ne i nderojmë të gjithë ata që duke rrezikuar jetën e tyre, por me kurajë dhe trimëri, me dashuri për Rusinë, i mbrojnë kufijtë tanë”, ka deklaruar ai, duke përsëritur qëndrimin se Rusia është duke e mbrojtur veten, kur në fakt është duke pushtuar pjesë të mëdha të territorit të Ukrainës dhe ka ambicie edhe për më shumë.

Duke folur për një ekip të Radios Evropa e Lirë në Kramatosrk, qytezë në lindje të Ukrainës që është nën sulme të vazhdueshme ruse, një banore lokale ka folur me shumë dëshirë për paqen që e presin të gjithë në Ukrainë.

“Uroj që të pajtohen për diçka të mirë. Lutemi për këtë gjë. Njerëzit kanë vuajtur aq shumë”, ka thënë ajo. Teksa ajo e ka përfunduar urimin, një shpërthim i madh është dëgjuar në afërsi./REL

ukraina lufte rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet