LIVE UPDATES
Bota

Ministria serbe e Mbrojtjes kundër kërkesës për anulimin e ‘Ujkut të Platinit’

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi më 10 prill se stërvitja ushtarake ndërkombëtare “Ujku i Platinit”, në të cilën marrin pjesë edhe anëtarë të aleancës së NATO-s, nuk është precedent, por vazhdimësi e bashkëpunimit ndërkombëtar, nga i cili përfiton ushtria serbe dhe kontribuon në përmirësimin e aftësive të saj operuese.

10 Prill 2023, 18:59 Nga a.l
Ministria serbe e Mbrojtjes kundër kërkesës për anulimin e
Ujku i Platinit

SERBI- Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi më 10 prill se stërvitja ushtarake ndërkombëtare “Ujku i Platinit”, në të cilën marrin pjesë edhe anëtarë të aleancës së NATO-s, nuk është precedent, por vazhdimësi e bashkëpunimit ndërkombëtar, nga i cili përfiton ushtria serbe dhe kontribuon në përmirësimin e aftësive të saj operuese.

Theksojmë se interpretimet e deputetit (të lëvizjes së djathtë Dveri, Borko) Pushkiq në lidhje me gjoja braktisjen e politikës së neutralitetit ushtarak në kuadër të stërvitjes 'Ujku i Platinit', si dhe aktivitete të tjera ndërkombëtare të kryera nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria Serbe me partnerë të huaj, nuk janë as të sakta dhe as adekuate”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më herët, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka njoftuar më 4 prill se stërvitja “Ujku i Platinit” do të mbahet në jug të Serbisë, në mes të qershorit, në të cilën do të marrin pjesë ushtritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbisë dhe dhjetë vendeve partnere. Më 10 prill, lëvizja e djathtë Dveri i bëri thirrje ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, të anulojë stërvitjen e paralajmëruar ushtarake ndërkombëtare.

Deputeti i asaj lëvizjeje dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, Borko Pushkiq, u tha gazetarëve para ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes se vendimi për mbajtjen e saj ishte “jokushtetues” dhe “i paligjshëm”, pa dhënë shpjegime specifike. Dveri, një lëvizje parlamentare në Serbi, angazhohet për marrëdhënie të ngushta midis Serbisë dhe Rusisë.

Në një deklaratë të datës 10 prill, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë hodhi poshtë pretendimet e Pushkiqit dhe ritheksoi se konkluzioni i Qeverisë së Republikës së Serbisë, të 16 marsit të vitit 2023, miratoi zbatimin e aktivitetit ndërkombëtar, i cili përjashtonte stërvitjen "Ujku i Platinit 23” nga moratoriumi për planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e stërvitjeve me partnerë të huaj brenda dhe jashtë vendit.

Serbia vendosi një moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj në shkurt të vitit 2022, disa ditë pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës fqinje.

“Arsyeja e marrjes së këtij vendimi është përmbushja e obligimeve të Republikës së Serbisë në lidhje me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Serbisë në operacione shumëkombëshe”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Kjo ministri tha gjithashtu se stërvitja ndërkombëtare “Ujku i Platinit” është kryer gjithsej shtatë herë në periudhën 2014-2021.

Stërvitja taktike ndërkombëtare “Ujku i Platinit 23”, thuhet në deklaratë, do të mbahet nga data 16 deri më 30 qershor të vitit 2023 në Republikën e Serbisë, së bashku me disa vende partnere me të cilat Ushtria Serbe merr pjesë në operacione shumëkombëshe.

Siç shpjegohet më tej, qëllimi i stërvitjes është ruajtja e nivelit të arritur të ndërveprimit i njësive të Ushtrisë së Serbisë për pjesëmarrje në operacione shumëkombëshe.

SHBA: Jemi të lumtur që jemi pjesë e "Ujkut të Platinit"

Ambasada e SHBA-së në Serbi mirëpret vendimin e Serbisë për të organizuar një stërvitje ushtarake me partnerët e saj globalë të paqes. Në një përgjigje nga Ambasada amerikane nw Serbi për Radion Evropa e Lirë, dërguar më 7 prill, thuhet se SHBA-ja e vlerësojnë partneritetin ushtarak me Serbinë dhe kanë respekt të madh për ushtrinë serbe dhe udhëheqjen e saj.

Ne angazhohemi për një partneritet të fuqishëm dypalësh ushtarak dhe mbrojtës me Serbinë, të fokusuar në qëllimet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe globalisht”, ka thënë Ambasada e SHBA-së në Serbi.

“Jemi të lumtur që jemi pjesë e Ujkut të Platinit”, thuhet ndër të tjera në përgjigje, duke shtuar se puna e përbashkët ndërton lidhje miqësie dhe besimi që u mundëson të dyja palëve të kontribuojnë bashkërisht për paqen.

Ndërkohë, Kremlini njoftoi se stërvitjet ushtarake që Serbia do t’i zhvillojë me trupat e NATO-s “nuk do të kalojnë pa u vënë re” në Rusi.

“Sa u përket stërvitjeve, sigurisht që do t’i përcjellim me shumë kujdes”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.

Siç raportoi Beta, Peskov shtoi se Beogradi “është nën presion të paparë për ta tërhequr Serbinë në anën e atyre që i përmbahen qëndrimit anti-rus”.

Serbia vendosi një moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj, në shkurt të vitit 2022, disa ditë pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës fqinje. Asokohe, Beogradi zyrtar njoftoi se nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë, por edhe se Ushtria e Serbisë, duke pasur parasysh politikën e neutralitetit ushtarak, i pezullonte të gjitha stërvitjet ushtarake me partnerët e huaj, si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, deri në një vendim të ardhshëm. Më 5 prill, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i tha Radios Evropa e Lirë se moratoriumi mbetet në fuqi, ndërkaq stërvitja “Ujku i Platinit” është një përjashtim nga ai moratorium./ REL

ujku i platinit

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën