Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zelensky gjithashtu e përmendi mundësinë e bisedimeve trepalëshe mes ekipeve ruse, ukrainase dhe amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe më 23-24 janar.

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se i ka kërkuar udhëheqësit amerikan, Donald Trump, që t’i japë më shumë raketa Patriot dhe sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore gjatë takimit të tyre në Davos të Zvicrës më 22 janar, teksa të dërguarit amerikanë po përgatiten për bisedime të tjera në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Zelensky gjithashtu e përmendi mundësinë e bisedimeve trepalëshe mes ekipeve ruse, ukrainase dhe amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe më 23-24 janar. Trump dhe Zelensky u takuan për më shumë se një orë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në bisedime që Trump i përshkroi si pozitive.
“Takimi me presidentin Zelensky ishte i mirë. Do të shohim se çfarë rezultati do të dalë”, tha Trump, gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarë, duke shtuar se mesazhi i tij për Putinin është: “Lufta duhet të përfundojë”.
Pak pas këtyre deklaratave të Trumpit, Zelensky mbajti një fjalim, që u pasua nga një sesion i shkurtër i pyetjeve, kur ai tha se mesazhi i tij kryesor është se Ukraina ka nevojë për mbrojtje shtesë kundër sulmeve ruse me dronë dhe raketa, që kanë lënë deri në 1 milion njerëz pa ngrohje dhe energji elektrike në kohën kur temperaturat janë nën zero.
“Fjalët e mia të fundit… për presidentin Trump [ishin]: Mos harroni mbrojtjen ajrore, mos harroni Patriotët. Kjo është shumë e rëndësishme për ne gjatë këtij dimri”, tha Zelensky.
Zelensky ka bërë këso thirrjesh shpesh, dhe ai filloi dhe përfundoi fjalimin e tij duke folur për një situatë, ku krizat shoqërohen me deklarata të forta, por pa veprime vendimtare.
“Çdo forum si ky e dëshmon këtë. Vetëm vitin e kaluar këtu në Davos, përfundova fjalimin tim me fjalët: ‘Evropa duhet të dijë si të mbrohet’. Ka kaluar një vit dhe asgjë nuk ka ndryshuar”.
Kjo, tha Zelensky, vlen edhe për Iranin, ku ka pasur kaq shumë fjalë… por ato u fundosën në gjak, dhe tha se kjo vlen edhe për përpjekjet për të krijuar një gjykatë ndërkombëtare për krimet e agresionit rus në Ukrainë. Këto përpjekje kanë ngecur.
Duke kritikuar “mungesën e vullnetit politik” në Evropë, ai gjithashtu bëri një krahasim me mënyrën se si forcat detare amerikane kapnin tankerë të flotës në hije, ndërsa “nafta ruse transportohet përgjatë brigjeve evropiane” pa u penguar.
Zelensky përfundoi duke thënë: “Le t’i japin fund kësaj”, dhe se bisedimet për paqe me Rusinë tani po hyjnë në “kilometrin e fundit”.
Kjo fazë përfundimtare nis me delegacionin amerikan, të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kusher, që nisen më vonë gjatë së enjtes drejt Moskës për bisedime me Putinin.
Më herët, vetë Witkoff bëri deklarata optimiste gjatë një takimi të zhvilluar në mëngjes, duke thënë se “ne jemi në fund tani. Në të vërtetë jam optimist”.
“Mendoj se e kemi arritur te një çështje, dhe kemi diskutuar aspekte të kësaj çështjeje dhe kjo do të thotë se është e zgjidhshme. Pra, nëse të dyja palët duan ta zgjidhin këtë, do ta zgjidhim”, tha Witkoff.
Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, refuzoi të komentonte optimizmin e Witkoffit, duke theksuar vetëm se “diskutimi do të vazhdojë mbi çështjen e zgjidhjes ukrainase dhe tema të tjera të ndërlidhura”.
Kremlini tha se bisedimet do të zhvilloheshin në mbrëmje, ndërsa Witkoff tha se delegacioni amerikan nuk do të qëndronte gjatë natës në Moskë, por do të fluturonte drejt Emirateve të Bashkuara Arabe,
Megjithatë, nuk kishte ende nuk ka deklarata nga zyrtarët rusë ose amerikanë për bisedimet trepalëshe që përmendi Zelensky./REL
Foto ilustruse SPANJA- Një tren lokal u përplas me një vinç sot në juglindje të Spanjës, thanë shërbimet e u...
Foto ilustruse SPANJA- Dy trupa të tjerë u gjetën pasditen e sotme në vendngjarje ku u përplasën të dielën,&nb...
pamje nga vendngjarja GREQI- Skena kaosi janë regjistruar sot në Ano Glyfada, ku moti i keq dhe i ashpër i ktheu rrugët ...
Foto ilustruse GJERMANI- Në Gjermania dëbon një anëtar i shërbimit diplomatik të Rusia sepse personi...
Foto ilustruse SHBA- Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko nënshkroi të martën një marrëveshje për t'u bashkuar me Bordin...
Donald Trump, Volodymyr Zelensky ZVICËR- Takimi i Donald Trump me Volodymyr Zelensky në Davos përfundoi pak pas orës 15:00 të...
Foto ilustruse SHBA- Një plan ambicioz për të rindërtuar Gazë, duke filluar nga rajoni jugor dhe kërkonte investime t&eu...
Volodymyr Zelensky ZVICRA- Procesi i hartimit të dokumenteve që synojnë përfundimin e luftës në Ukrainë është ...
Volodymyyr Zelenskyy ZVICËR-Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelenskyy ka njoftuar nga Davosi se së shpejti do të mbahet një takim tri-p...
Foto ilustruse SHBA- Shtëpia e Bardhë ka listuar 20 pjesëmarrësit në Bordin e Paqes. Përpara ceremonisë së nën...