22 Gusht 2024, 20:36
Nga E. D
Dodë Rica
KOSOVË- Dodë Rica pronari i rrjetit të lokaleve të striptizës “Club Shqiponja” u arrestua nga policia në Durrës, pasi akuzohej për trafikim të personave. Rica, 47-vjeçar i lindur në Mirditë dhe me banim në Tiranë, u vu në pranga nga policia shqiptare, pasi Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masë “arrest me burg” në mungesë. Një grup balerinash, shqiptare dhe të huaja, të cilat më herët kanë punuar në klubin në pronësi të Dodë Ricës në Prishtinë kanë bërë një denoncim ndaj tij në polici.
Gjithashtu ata e akuzojnë 47-vjeçarin për trafikim të qenieve njerëzore, për sjelljen e tyre në mënyrë të jashtëligjshme për të punuar për të. Denoncimi në Prishtinë është bërë një javë më parë dhe për të janë njoftuar menjëherë autoritetet tona për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore të shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe agjencive në Kosovë, forcat e posaçme operacionale të Durrësit e lokalizuan të shpallurin në kërkim ndërkombëtar, në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar.
"Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Dodë Ric, 47 vjeç, i lindur në Mirditë", thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.
Pronar i lokaleve të natës Club Shqiponja” në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë prej vitit 2013, i cili ka hapur biznes edhe në Prishtinë në vitin 2022 me emrin tregtar “Cyborg Strip Club”, pritet të ekstradohet drejt Kosovës. Pas arrestimit, pritet të mbahet seancë në Gjykatën e Durrësit, ku Dodë Rica u vu në pranga, për të marrë vendim nëse do t’i dorëzohet drejtësisë në Kosovë.
Sakaq, Rica është hetuar edhe më parë për evazion fiskal në lidhje me biznesin në Prishtinë. Nga 2 nëntor 2017 deri më 21 mars 2019, përmes biznesit “Shqiponja Strip Club”, Dodë Rica u hetua pasi dyshohej se ka kryer shmangie tatimore në shumën prej 36 mijë e 389 euro. Rica ka hapur pika të 'Stript Club Shqiponja' edhe në Kosovë e Shqipëri. Në 2020, Dodë Rica ka hapur në Kosovë ‘Hotel Jakova’ dhe në 2022 “Cyborg Strip Club”.
dodë rica
Bota
22 Gusht 2024, 20:33
E. D
fotot ilustruese
UKRAINË- Ushtria ukrainase qëndron prapa sulmit me dronë në një fushë ajrore qindra kilometra brenda Rusis&e...
Bota
22 Gusht 2024, 20:32
E. D
fotot ilustruese
UKRAINË- Dhjetëra refugjatë ukrainas, shumica e të cilëve fëmijë, e kaluan natën duke fjetur n&eum...
Bota
22 Gusht 2024, 20:07
E. D
Emma Ramsay
IBIZIA- Një studente e drejtësisë ka vdekur gjatë pushimeve në Ibiza pasi dyshohet se ra nga ballkoni i kati...
Bota
22 Gusht 2024, 19:40
E. D
pamje nga zjarri
KOREJA E JUGUT- Shtatë persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën nga një zjarr që shpërtheu n&eum...
Bota
22 Gusht 2024, 19:39
E. D
William Burns,
PRISHTINË- Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, u takua të enjten me dyer të m...
Bota
22 Gusht 2024, 19:38
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri fenomeni i emigrimit, kryesisht i të rinjve, vazhdon të jetë shqetësues jo vetë...
Bota
22 Gusht 2024, 18:37
E. D
foto ilustruese
SHBA- Agjentët kufitarë të Shteteve të Bashkuara kanë kapur një kamion që transportonte metamfetamin&eum...
Bota
22 Gusht 2024, 18:33
Josep Borrell
BRUKSEL- Kreu i shërbimit diplomatik të BE-së, Josep Borrell, tha se fillimin e një lufte tregtare me Kinën e konsid...
Bota
22 Gusht 2024, 18:21
E. D
Prawit Wongsuwon
TAJLANDË- Parlamenti i Tajlandës ka thënë se do të hetojë një politikan të lartë dhe ish-she...
Bota
22 Gusht 2024, 18:15
fotot ilustruese
SHBA- Psikologët shpjegojnë se zhvendosja e detyrueshme për refugjatët e luftës shpejt mund të shndërro...