LIVE UPDATES
Bota

Negociatat në Arabi për luftën/ Waltz konfirmon: Ka përparim në bisedimet SHBA-Ukrainë

Komentet Waltz i bëri për gazetarët gjatë një pauze të shkurtër të bisedime. Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, që po udhëheq delegacionin amerikan, nuk iu përgjigj pyetje të gazetarëve.

11 Mars 2025, 15:41 Nga M.B
Negociatat në Arabi për luftën/ Waltz konfirmon: Ka përparim
Foto nga takimi

ARABIA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Mike Waltz tha sot se Shtetet e Bashkuara po përparojnë në bisedimet që po zhvillojnë me një delegacion të lartë ukrainas, që po mbahet në qytetin Xhedah të Arabisë Saudite. Komentet Waltz i bëri për gazetarët gjatë një pauze të shkurtër të bisedime. Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, që po udhëheq delegacionin amerikan, nuk iu përgjigj pyetje të gazetarëve.

Takimi filloi në mesditë sipas orës lokale, në qytetin buzë Detit të Kuq. Palët vendosën të zhvillojnë një pauzë pas mbi 3 orësh e gjysmë bisedimesh. Andriy Yermak, shefi i kabinetit të Presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky, pjesë e delegacionit ukrainas, në një postim në rrjetin social X; shkruante “në punë e sipër”. Yermak gjithashtu ka vlerësuar se “takimi ka filluar në mënyrë shumë konstruktive”.

Gjatë takimit delegacioni ukrainas pritet të prezantojë një plan të pjesshëm armëpushimi me Rusinë. Plani ukrainas përfshin ndalimin e sulmeve me raketa me rreze të gjatë dhe një armëpushim që mbulon Detin e Zi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk po merrë pjesë në takimin e së martës. Ukraina përfaqësohet nga shefi i tij i personelit Andriy Yermak, ministri i jashtëm ukrainas Andrii Sybiha, ministri i mbrojtjes Rustem Umerov dhe komandanti Pavlo Palisa.

Para takimit, Presidenti Zelensky shkroi në “X” se Ukraina shpreson për “rezultate praktike”. Kremlini tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje të kuptojnë se sa është Kievi i gatshëm për bisedime që do t’i japin fund luftës. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, drejtojnë delegacionin e Shteteve të Bashkuara mes përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të ndërmjetësuar një fund të shpejtë të luftës që filloi më 2022.

Sekretari Rubio tha të hënën se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të gjejnë zgjidhje për të vazhduar ndihmat për Ukrainën. Ai tha se Uashingtoni ka shkuar në takim me qëllim që të kuptojë se çfarë lëshimesh është e gatshme të bëjë Ukraina.

“Ukrainasit tani po marrin të gjitha informacionet e inteligjencës. Shpresoj të zgjidhim çështjen e ndalimit të përkohshëm të ndihmave. Ajo që do të ndodhë gjatë takimit ka rëndësi kyçe për këtë çështje”, iu tha Sekretari Rubio gazetarëve në bordin e avionit gjatë rrugës për në Xhedah të Arabisë Saudite.

“Gjatë takimit nuk do të diskutojmë çështje madhore, por do të kuptojmë se çfarë lëshimesh janë të gatshëm të bëjnë ukrainasit”, tha zoti Rubio. Ai shtoi se nuk ka një zgjidhje ushtarake për luftën dhe se Rusia dhe Ukraina duhet të jenë në gjendje “të marrin vendime të vështira”.

Të hënën Princi saudit i Kurorës Mohammed bin Salman u takua me Sekretarin Rubio në qytetin buzë Detit të Kuq, Xhedah ku po mbahet takimi SHBA-Ukrainë. Princi Salman u takua ndaras edhe me Presidentin Zelensky në Riad para takimit më kryediplomatin amerikan.

A do të arrihet marrëveshja për mineralet?

Presidenti Trump ka thënë se vazhdimi i mbështetjes ushtarake për Kievin varet nga marrëveshja për mineralet e rralla ukrainase. Dhjetëra minerale, duke përfshirë ato që vlerësohen si të rralla; nikeli dhe litiumi vlerësohen me rëndësi kritike për ekonominë dhe mbrojtjen kombëtare amerikane. Ukraina ka depozita të mëdha të uraniumit, litiumit dhe titaniumit. Megjithatë, Sekretari Rubio sqaroi se arritja e marrëveshjes mbi mineralet e Ukrainës nuk është qëllimi kryesor i bisedimeve që po mbahen sot (të martën).

“Ka ende disa detaje që duhet sqaruar. Ne duam të nënshkruajmë një marrëveshje dhe për këtë duhet kohë”, tha zoti Rubio.

“Nuk do të paragjykoja rezultatin e takimit mbi atë nëse kemi një marrëveshje për mineralet apo jo. Kjo është një çështje me rëndësi, por nuk është tema kryesore e takimit”, shtoi Sekretari Rubio.

Ai përshëndeti rolin konstruktiv të Francës dhe Britanisë mbi bisedimet me Ukrainën. Sekretari Rubio i tha Zërit të Amerikës se nuk është diskutuar një rol për Kinën në ruajtjen e paqes dhe rindërtimin e Ukrainës. Kjo është vizita e dytë e Sekretarit Rubio në Arabinë Saudite. Ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shteteve të Bashkuara janë takuar me një delegacion rus në Riad më 18 shkurt. Ai do të shkojë në Kanada të mërkurën për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës./ VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen