26 Shkurt 2023, 11:39
Nga a.l
Derek Chollet
KOSOVË- Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ai i bëri këto komente pas një bisede me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në prag të takimit të planifikuar për të hënën me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruskel. “Shtetet e Bashkuara mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian”, shkroi zoti Chollet.
Kryeministri Kurti, shkroi se i ka konfirmuar zotit Chollet qëndrimin e tij për propozimin evropian “si bazë e mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Normalizimi i plotë kërkon njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes dhe respektim të të drejtave të pakicave në të dyja vendet”, shkroi ai. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë tashmë e kanë pranuar në parim propozimin evropian i cili nuk parasheh njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se presin që ata të pranojnë edhe zyrtarisht e publikisht propozimin në takimin e së hënës. Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se propozimi nuk do të negociohet dhe të hënën palët do të diskutojnë për zbatimin e planit i cili mbështetet nga të gjitha vendet anëtare të bllokut, përfshirë edhe ato që nuk e njohin Kosovën.
Një zyrtar i lartë evropian tha se pranimi i propozimit nënkupton edhe pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është çështja më e diskutueshme në marrëveshjet e deritashme. Ai tha se propozimi paraqet po ashtu “njohje de facto” të Kosovës nga Serbia.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të shtunën gjatë mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm të partisë së tij, lëvizjes Vetëvendosje, se Kosova është treguar e përkushtuar në procesin e bisedimeve.
“Dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve, statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë. Pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, tha kryeministri Kurti.
Por kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes rrjeteve sociale kritikoi qasjen e qeverisë ndaj dialogut dhe se sipas tij 27 shkurti do të shënojë fillimin e një faze të re të procesit të dialogut, ku njohja e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë nuk do të jetë më fare temë diskutimi.
“Pavarësisht nga takimi i së hënës, qeveria, tashmë publikisht, e ka pranuar planin e propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, nga ajo që është parë deri tash, plani në vetvete nuk përmban pothuajse asnjë përfitim konkret për Kosovën. Aty nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa njohja e ndërsjellë është jashtë çdo diskutimi”, shkroi Krasniqi duke nënvizuar se takimi i së hënës është takim për Asociacionin e jo për njohje.
Një pjesë e opozitës në Serbi ndërkaq pohon se propozimi nënkupton njohje të Kosovës duke e akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç për dështim në proces, i cili ndërkaq ka theksuar se mosnjohja e Kosovës dhe mospajtimi me anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara janë çështje të padiskutueshme për Beogradin.
Diplomatët perëndimorë ua kanë bërë me dije të dyja palëve se refuzimi i propozimit nënkupton përballje me sanksione./VOA/
derek chollet
Bota
26 Shkurt 2023, 11:33
A.L
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte parasysh aft&eu...
Bota
26 Shkurt 2023, 11:31
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka akuzuar vendet anëtare të NATO-s për pjesëmarrje në konfliktin në U...
Bota
26 Shkurt 2023, 11:29
A.L
CIA
SHBA- Kreu i inteligjencës amerikane, CIA, William Burns deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Kina po shqyrton dërgimin...
Bota
26 Shkurt 2023, 11:17
a.l
Indi
INDI- Kryeministri indian Narendra Modi propozi të luajë një rol në përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë, d...
Bota
26 Shkurt 2023, 11:12
a.l
Nëna dhe dy fëmijët
UKRAINË- Një 46- vjeçare e identifikuar me emrin Julia Petrov, nënë e dy fëmijëve u...
Bota
26 Shkurt 2023, 11:06
a.l
Luftë Ukrainë-Rusi
RUSI- Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi forcat e tij në Ukrainë një vit ...
Bota
26 Shkurt 2023, 11:00
a.l
Arrestimi i Mohammad Ibrahim Bazzi
IRAN- Një shtetas libanez dhe belg i konsideruar si financuesi kryesor i grupit terrorist Hezbollah të mbë...
Bota
26 Shkurt 2023, 10:57
a.l
Ndërtesa
TURQI- Njw pallati 5 katësh i anuar me gjithë themele për shkak të tërmeteve shkatërrimtare që goditë...
Bota
26 Shkurt 2023, 10:42
a.l
Rusia
RUSI- Ministrja e Jashtme ruse Maria Zakharova ka deklaruar se Zvicra nuk mund të pretendojë më rolin e një ndërmjet&eu...
Bota
26 Shkurt 2023, 10:19
I.A
Tank
MOLDAVI- Një gjest shumë i pazakontë i presidentit amerikan, Joe Biden. Në takimin me përfaqësuesit e nëntë ve...