LIVE UPDATES
Bota

Nga falja e protestuesve kundër abortit te kriptomonedhat, çfarë urdhrash ekzekutivë nënshkroi së fundmi presidenti Donald Trump

Pak minuta më parë firmosi edhe urdhrin për deklasifikimin e dokumenteve që lidhen me tre nga atentatet më të rëndësishme në historinë e SHBA-së, vrasjet e John F Kennedy, Robert F Kennedy dhe Martin Luther King Jr.

23 Janar 2025, 22:40 Nga r.ll
Nga falja e protestuesve kundër abortit te kriptomonedhat,
donald trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një sërë urdhrash të rinj ekzekutivë në Zyrën Ovale gjatë orës së fundit. Me urdhrat ekzekutivë të nënshkruar, Trump fali 23 protestues kundër abortit dhe firmosi njohjen Federale të Fisit Lumbee të Karolinës së Veriut. Gjithashtu presidenti nënshkroi edhe një urdhër për Inteligjencën Artificiale dhe një tjetër për kriptomonedhën.

"Mund të mos ju duken emocionuese, por ne do të bëjmë shumë para për vendin," thotë ai pas nënshkrimit të urdhrit të kriptove, i cili do të krijonte një grup pune të fokusuar në bërjen e SHBA-së "kryeqytetin kripto" të botës.

Pak minuta më parë firmosi edhe urdhrin për deklasifikimin e dokumenteve që lidhen me tre nga atentatet më të rëndësishme në historinë e SHBA-së, vrasjet e John F Kennedy, Robert F Kennedy dhe Martin Luther King Jr. Ky është një nga njoftimet parazgjedhore të Trump që e zbatoi duke firmosur një urdhër ekzekutiv në kuadër të një “stuhie” urdhrash ekzekutivë në ditët e para të mandatit të tij.

“Shumë njerëz e presin këtë, për shumë kohë, për dekada të tëra. Gjithçka do të zbulohet” tha Trump. Presidenti kërkoi që stilolapsi që përdori për të nënshkruar urdhrin t'i jepej Robert F Kennedy Jr, i cili është i propozuari i Trump për postin e Sekretarit të Shëndetësisë.

Më herët një gjykatës amerikan bllokoi përkohësisht urdhrin ekzekutiv të Trump që i jep fund dhënies së nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA. Gjykatësi John Coughenour, i emëruar nga Ronald Reagan e quajti urdhrin ekzekutiv antikushtetues. Gjykatësi pranoi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Uashingtonit, Nick Brown dhe tre shteteve të tjera të udhëhequra nga demokratët, që ndalonte zbatimin e vendimit për të paktën 14 ditët e ardhshme.

Pak orë pasi bëri betimin më 20 janar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë për të përmbushur premtimet e tij të fushatës. Mes tyre ishte edhe urdhri që ndalon nënshtetësinë automatike për ata që lindin në Shtetet e Bashkuara. I quajtur “Mbrojtja e kuptimit dhe vlerës së shtetësisë amerikane”, urdhri ekzekutiv i Trumpit kundërshton shtetësinë për foshnjat e lindura në SHBA nga prindër që nuk janë as shtetas e as banorë të përhershëm të ligjshëm.

Urdhri ekzekutiv, i cili hyn në fuqi pas 30 ditësh, përkatësisht më 19 shkurt, mund të prekë dhjetëra mijëra fëmijë që lindin çdo vit në SHBA nga prindër që nuk kanë status ligjor, përfshirë fëmijët e njerëzve që u është siguruar azili, por nuk janë ende banorë të përhershëm, si dhe ata të shtetasve të huaj që u është dhënë leja afatgjate e punës, H-1B.

donald trump

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen