6 Shtator 2022, 09:30
Nga k.m.
Pamje nga zjarri
TETOVË- Një vit pas zjarrit vdekjeprurës në spitalin modular të Tetovës, nis gjykimi i tre personave të akuzuar për këtë ngjarje. Ish-drejtori i përgjithshëm i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, dhe përgjegjësi për spitalin modular, Boban Vecevski, dalin të martën para Gjykatës Themelore në Tetovë.
Ata akuzohen për veprat penale: “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm” dhe “mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore në kohë epidemie”.
Për këto vepra, sipas ligjeve në Maqedoninë e Veriut, personat e dyshuar, nëse shpallen fajtorë, mund të dënohen deri në 5 vjet burgim.
Zjarri në spitalin ku trajtoheshin pacientë me sëmundjen COVID-19, ka shkaktuar vdekjen e 14 personave.
*Video nga arkivi i REL-it: Zjarri vdekjeprurës në spitalin e Tetovës
Në mesin e viktimave ka pasur pacientë të infektuar dhe familjarë që kujdeseshin për ta. Ngjarja ka ndodhur më 8 shtator të vitit 2021.
Sipas ekspertizave të bëra në Maqedoninë e Veriut dhe në Gjermani, zjarri është shkaktuar nga mbinxehja e një kablloje vazhduese, ku kanë qenë të lidhura disa pajisje elektronike, përfshirë defibrilatorin - mjet për trajtimin e pacientëve në rast të ndonjë sulmi kardiak.
Në Maqedoni të Veriut ka pasur disa protesta për këtë rast, ndërsa ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe ish-zëvendësministri Ilir Hasani kanë dhënë dorëheqje, edhe pse ato janë refuzuar nga kryeministri i asaj kohe, Zoran Zaev.
Dorëheqje kanë dhënë edhe tre të akuzuarit.
Maqedonia e Veriut ka 19 spitale modulare për pacientët me COVID-19 - dy prej të cilave janë donacion, ndërsa për ndërtimin e të tjerave janë shpenzuar 3.6 milionë euro. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar mbi 341.000 raste me COVID-19 dhe mbi 9.400 viktima./REL
zjarr ne spitalin e tetoves maqedoni e veriut
Bota
6 Shtator 2022, 09:21
A.B
Meghan Markle
BRITANI E MADHE- Meghan Markle ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik në Britani që kur hoqi dorë nga statusi...
Bota
6 Shtator 2022, 09:07
k.m.
Liz Truss
Liz Truss e ka dëshmuar veten si mjeshtre e mbijetesës në qeveritë konservatore të dymbëdhjetë viteve të...
Bota
6 Shtator 2022, 09:06
k.m.
Foto ilustruese
Sipas një studimi, një shumicë e madhe e të rinjve në Gjermani nuk u besojnë mediave. 75.8 për qind nuk ...
Bota
6 Shtator 2022, 09:04
k.m.
Foto ilustruese
BERLIN- Gjatë katër viteve të ardhshme, Gjermania dëshiron të investojë një miliardë euro në v...
Bota
6 Shtator 2022, 09:03
k.m.
Foto ilustruese
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vëzhguar nga afër stërvitjet ushtarake, ku po marrin pjesë edhe forcat e Kinës ...
Bota
6 Shtator 2022, 08:52
s.s
Timothée Chalamet
SHBA- Aktori 26-vjeçar, Timothee Chalamet, i cili mori pjesë pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia p&...
Bota
6 Shtator 2022, 08:19
s.s
Stuhia Tajfuni Hinnamnor
KOREJA E JUGUT- Stuhia më e fortë ciklonike e këtij viti, e quajtur si tajfuni Hinnamnor, ka goditur Koren&eum...
Bota
6 Shtator 2022, 08:07
A.B
Policia ne shkolle
SHBA- Pas një valë dhune dhe sulmesh që kanë shpërthyer muajin e fundit në Maryland, pranë Uashi...
Bota
6 Shtator 2022, 08:02
A.B
Matteo Messina Denaro
ITALI- Një nga drejtuesi e “Cosa Nostra”-s, i cili është një nga njerëzit të kërk...
Bota
6 Shtator 2022, 07:30
s.s
Ukrainë-Rusi
UKRAINË- Dita e sotme shënon ditën e 196 që kur agresioni rus sulmoi Ukrainën.Mbikëqyrësi bërtham...