13 Korrik 2023, 13:58
Nga a.l
Mërgim Lushtaku sulmon Kurtin në Parlament
KOSOVË- Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas përplasjes së sotme në Kuvend, ku fillimisht hodhi ujë në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti e më pas u përplas me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati. Në një postim në rrjete sociale Lushtaku shkruan se veprimi i tij erdhi kundër Radoiçiçit, i cili përmendet në audio-përgjimin e deputetes Mimoza Kusari-Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç.
“Reagimi im ishte kundër Radojcicit dhe argatëve te tij”, ka shkruar Lushtaku.
Gjithçka nisi pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi hoqi foton e Kurtit që ishte vendosur nga opozita te pankarta “Zdravo”. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku hodhi ujë me shishe drejt kryeministrit Albin Kurti, teksa ai po mbante fjalim në foltore. Pas kësaj zëvendëskryeministri Bislimi gjuan me shishe Lushtakun, ku afrohen Ministri Hekuran Murati dhe Ministrja Albulena Haxhiu. Lushtaku shtyn këta të fundit. Më pas afrohet edhe deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa dhe deputeti i VV-së, Armend Muja dhe situata del jashtë kontrollit. Kryeparlamentari Glauk Konjufca thërret Policinë e Kosovës për të neutralizuar situatën.
mërgim lushtaku albin kurti dhune ne kuvendin e kosoves
Bota
13 Korrik 2023, 13:45
a.l
Mërgim Lushtaku
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti i cili po fliste nga foltorja e Kuvendit për marrëveshjen e planit të BE-së...
Bota
13 Korrik 2023, 13:26
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Zbardhet e plotë përplasja në Kuvendin e Kosovës. Përshkallëzimii situatës në parlament, n...
Bota
13 Korrik 2023, 13:00
a.l
Jeffrey Hovenier
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është par...
Bota
13 Korrik 2023, 13:01
k.m.
Henry Kissinger
SHBA- Ish-sekretari amerikan i Shtetit Henry Kissinger ka rënë pre e një "shakaje" e dy të rinjve rusë, që i...
Bota
13 Korrik 2023, 12:54
a.l
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Situata në Kuvendin e Kosovës është pershkallëzuar deri në dhunë fizike mes deputet&...
Bota
13 Korrik 2023, 12:47
k.m.
Ryuchell
JAPONI- Personaliteti televiziv japonez, modeli pjesë e komunitetit LGBT Ryuchell është gjetur i vdekur nga menaxheri i tyre n&eum...
Bota
13 Korrik 2023, 12:43
a.l
Armend Muja
KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka ndërhyrë në përleshjen fizike të ndodhu...
Bota
13 Korrik 2023, 12:42
k.m.
Sergei Naryshkin
Kreu i inteligjencës së jashtme ruse, Sergei Naryshkin, deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e ...
Bota
13 Korrik 2023, 12:35
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Detaje nga përplasja fizike në Kuvendin e Kosovës. Situata ka dalë jashtë kontrollit teksa kr...
Bota
13 Korrik 2023, 12:29
a.l
Përleshja
KOSOVË- Me çadra nëpër duar dhe bidona uji, ky është momenti kur deputetët e opozitës tentojn&eum...