LIVE UPDATES
Bota

"Nuk më zë gjumi natën"/ Rritja e çmimeve shton stresin dhe ankthin

E ardhur nga Shqipëria, kjo grua me përkatësi etnike rome thotë se tani jeton në një shtëpi të vjetër në qytetin e Ferizajt, ku banon me qira. Dhjetë vjetët e saj në Kosovë nuk kanë qenë të lehta.

24 Nëntor 2023, 18:59 Nga I.A
"Nuk më zë gjumi natën"/ Rritja e çmimeve shton
Foto Ilustruese

KOSOVË- Ulur në një rrugë në lagjen Dardania në Prishtinë, një 36-vjeçare priste që njerëzit që dilnin nga një market apo kalonin asaj rruge t’i lëshonin pranë saj disa nga centët e tyre. E ardhur nga Shqipëria, kjo grua me përkatësi etnike rome thotë se tani jeton në një shtëpi të vjetër në qytetin e Ferizajt, ku banon me qira. Dhjetë vjetët e saj në Kosovë nuk kanë qenë të lehta.

“Shumë herë gjatë natës nuk më ka zënë gjumi, [duke menduar] se a do të mund ta sigurojë ushqimin të nesërmen për familje”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

E papunë, ajo çdo ditë udhëton nga Ferizaj në Prishtinë për të kërkuar lëmoshë nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit. 36-vjeçarja thotë se kështu fiton nga pesë deri në dhjetë euro në ditë, të cilat i përdor për blerje të ushqimeve për familjen e saj treanëtarëshe.

Por, paratë i duhet t’i kursejë edhe për pagesat mujore të qirasë dhe faturave të ndryshme. Kjo i është vështirësuar që kur çmimet e produkteve ushqimore janë ngritur.

“Çmimet për produktet ushqimore viteve të fundit janë rritur shumë, nuk di qysh po ia dal. Po, mërzitem, mërzitem shumë, çka të bëj...”, thotë ajo.

Kosova e kishte mbyllur vitin e kaluar me një normë mesatare inflacioni prej 11.6 për qind, ndërsa në muajin tetor, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit ishte 3.3 për qind.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur ngritje të çmimeve duke filluar nga produktet ushqimore deri tek shërbimet.

Këto çmime të ngritura i kanë shkaktuar shqetësim dhe pagjumësi disa herë në jetë edhe Xhevahir Berbatovcit. Si punëtor në sektorin e ndërtimtarisë, ai që tre muaj paguhet nga 500 euro në muaj, ndërsa më parë merrte nga 450 euro.

Por, shkaku i këstit të kredisë prej 240 eurosh në muaj dhe çmimeve të ngritura, ai thotë se paga nuk i mjafton për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet familjare.

“Nuk e di a me thanë stres, por i shqetësuar tej mase, vështirë është bërë të jetohet më këto paga”, thotë Berbatovci, baba i tre fëmijëve.

Sfida të ngjashme përjetojnë edhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës, sipas të dhënave të publikuara në raportin “Shqyrtimi i Dinamikës së Varfërisë së Amvisërisë Përballë Inflacionit” më 2 nëntor nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Gati gjysma e të anketuarve kanë raportuar se kishin përjetuar stres, ankth ose shqetësim – që më vonë kishin shkaktuar çrregullime në aktivitetet normale ditore, të tilla si gjumi dhe produktiviteti në punë.

Këto probleme janë shfaqur pasi që të hyrat financiare kanë mbetur të pandryshuara gjatë periudhës 2021-2023, derisa shpenzimet për nevojat bazë janë rritur gjatë këtyre viteve.

Deri sa në vitin 2021, 38.8 për qind e ekonomive familjare kishin shpenzuar 200 ose më shumë euro për gjëra ushqimore, përqindja u rrit deri në 59.5 për qind më 2023.

Kjo situatë më së shumti ka ndikuar në jetën e qytetarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.

Ata kanë thënë se për blerjen e më pak produkteve, kanë shpenzuar më shumë para.

Mbi 90 për qind janë shprehur të shqetësuar se çmimet do të vazhdojnë të rriten edhe në të në të ardhmen dhe kjo do të ndikojë edhe më tej në cilësinë e jetës së tyre.

Florent Osmani, psikolog në Klinikën psikoterapeutike “Empatia”, pohon se ka rritje të numrit të personave që kërkojnë shërbime që nga fillimi i pandemisë COVID-19, periudhë që korrespondon edhe me rritjen e çmimeve.

Osmani është i angazhuar si psikolog edhe në platformën online “Hajde Folim” ku thotë se shumë qytetarë shprehin shqetësim për ndikimin e gjendjes ekonomike në shëndetin e tyre mendor.

Brengosja nga pamundësia për t’i mbuluar obligimet e nevojshme për jetë mund të ndikojë në shëndetin mendor sepse njerëzit ndihen të pafuqishëm për t’u përballur me situatën, shpjegon Aliriza Arënliu, profesor i psikologjisë në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Kjo më pas manifestohet me pagjumësi, probleme brenda për brenda familjes se si menaxhohet [buxheti familjar] dhe si nuk menaxhohet”, shprehet ai.

Se inflacioni krijon një pasiguri ekonomike për të ardhmen dhe zbeh motivimin për të menduar pozitivisht thotë edhe sociologia Linda Gusia, ligjëruese në Universitetin e Prishtinës.

“Krijohet një ndjenjë se gjërat janë duke ndryshuar për të keq, kjo e rritë nivelin e stresit. Nga kjo ndjenjë, njerëzit fillojnë të kursejnë. Zgjedhin produktet ushqimore më të lira, fillojnë të ushqehen më produkte që të ngopin më shumë dhe janë jo cilësore apo kalorike, duke neglizhuar shëndetin”, thekson Gusia.

Ndryshimet ekonomike dhe politike i bënë njerëzit të pafuqishëm, pasi që janë ndryshime që janë jashtë kontrollit të tyre, thotë Arnliu. Ai shton se, për të siguruar të ardhura të mjaftueshme, njerëzit detyrohen të punojnë më shumë, që rrjedhimisht u lë më pak kohë për vete.

“Ushqimi i shëndetshëm ndihmon në përballim më të lehtë të kësaj situate”, thotë Arenliu.

Psikologu Osmani konsideron se aktivitetet fizike, që s’kërkojnë shpenzime financiare, mund të ndikojnë në uljen e stresit dhe ankthit.

“Nëse personi është duke u ndjerë keq, duhet të fillojë aktivitete që largojnë mendimet negative. Por, gjithsesi duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendet [ai person], që [duhet] të kursejë... Ai mund të merret me aktivitete që nuk kushtojnë shumë. Ecjet në natyrë dhe aktivitetet sportive nuk kanë ndonjë kosto, por largojnë stresin, ankthin dhe janë dobiprurëse në psikologjinë njerëzore”, thotë Osmani.

Raporti i UNDP-së tregon se kosovarët, vetëm për t’i ulur shpenzimet, kanë bërë sakrifica personale që kanë ndikuar në mirëqenien e tyre. Ndër këto sakrifica përmenden: kujdesi për vete, aktivitetet sociale me miqtë ose familjarë, pushimet, ushtrimet ose aktivitetet fizike, e të tjera.

Marrë nga REL

linda gusia cmimet e larta

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë