LIVE UPDATES
Bota

Opozita polake nuk dëshiron fonde të BE për mbrojtjen

Me thirrjen e tij për protestë u bashkuan disa qindra vetë. Pjesëmarrësit mbanin flamuj polakë dhe amerikanë si dhe pankarta kryesisht me parrulla antigjermane. "SAFE do të thotë skllavërim nga Gjermania" dhe "SAFE-Jo, Reparacione (të luftës)- Po" shkruaj në banderola.

23 Shkurt 2026, 22:46 Nga E. D
Opozita polake nuk dëshiron fonde të BE për mbrojtjen
foto ilustuese

POLONI- Para pallatit presidencial në kryeqytetin e Polonisë Varshavë, të shtunën (21.02.2026) u dëgjuan tone dramatike për ndihmë. "Shpëtoje Poloninë, shpëtoje Poloninë", thërriste Adam Borowski, një ish-sindikalist antikomunist dhe mbështetës i opozitës konservatore të djathtë në vendin anëtar të BE. "Ju përgjërohemi, vini veton kundër SAFE", i bëri thirrje ai Presidentit të Polonisë, Karol Nawrocki.

Me thirrjen e tij për protestë u bashkuan disa qindra vetë. Pjesëmarrësit mbanin flamuj polakë dhe amerikanë si dhe pankarta kryesisht me parrulla antigjermane. "SAFE do të thotë skllavërim nga Gjermania" dhe "SAFE-Jo, Reparacione (të luftës)- Po" shkruaj në banderola.

Programi i BE i vendosur verën e kaluar "Security Action for Europe" (SAFE) synon që të forcojë potencialin ushtarak përballë kërcënimit nga Rusia. Për shtetet e interesuara janë gjithsej 150 miliardë euro kredi me kushte të favorshme në dispozicion.

Polonia është përfituesja më e madhe: shteti në vijën e frontit në krahun lindor të NATO-s është parashikuar të marrë 43,7 miliardë euro kredi me kushte të favorshme për modernizimin e forcave të tij të armatosura. Në 26 janar, Komisioni Evropian miratoi mjetet për 139 projekte polake. Fondet mund të lëvrohen që në janar. Por megjithatë është e diskutueshme, nëse programi do të zbatohet fare.

"Bashkim i Evropës nën udhëheqje gjermane"?

Qeveria proevropiane e qendrës së majtë e kryeministrit Donald Tusk e konsideron projektin sukses të madh.

Ishte Polonia ajo që, gjatë Presidencës së saj të BE  dy vjet më parë, e nisi projektin dhe e zbatoi atë pavarësisht kundërshtimit nga disa kryeqytete të Evropës Perëndimore. Deri së fundmi, qeveria dhe opozita ishin dakord se SAFE ishte një mundësi për Poloninë. Polonia po riarmatohet në mënyrë masive nga frika e politikës agresive të Rusisë. Megjithatë, pak para arritjes së qëllimit, opozita konservatore dhe e ekstremit të djathtë e  ndryshoi rrënjësisht mendimin e saj.

Ndryshimi u njoftua një javë më parë nga lideri i partisë konservatore Ligji dhe Drejtësia (PiS), Jaroslaw Kaczynski: qëllimi i SAFE është "bashkimi i Evropës nën udhëheqjen gjermane " dhe "përzënia e Shteteve të Bashkuara nga Evropa," sipas politikanit nacional-konservator.

Propozimi të çon në fund në një "Poloni nën çizmen gjermane". "Ne e refuzojmë këtë çizme," vazhdoi kreu i PiS-it, duke e cilësuar Gjermaninë një "shtet postnazist". Sipas Kaczynski-t, Presidenti Nawrocki duhet të vendosë veto ndaj SAFE-it.

E djathta polake e zemëruar

Që atëherë, fushata propagandistike kundër SAFE-it ka qenë në kulm. Në konferencën e partisë PiS të mbajtur në Stalowa Wola të shtunën e kaluar (21 shkurt 2026), kreu i grupit parlamentar të PiS, Mariusz Blaszczak, pretendoi se SAFE është një "sistem krediti që i lidh së bashku shtetet e pavarura".

Partia libertariane e djathtë Konfederata e Lirisë dhe Pavarësisë gjithashtu e kritikoi SAFE. "Vetëm një idiot ose një tradhtar mund të mbështesë këtë program," shkroi eurodeputetja Ewa Zajaczkowska-Hernik në platformën X.

Megjithatë, qeveria aktuale polake kishte negociuar kushte të mira me Brukselin: norma e interesit është rreth 3%, shumë më pak se sa do të duhej të paguante Polonia në tregun financiar. Shlyerja do të zgjasë 45 vjet dhe nuk do të fillojë derisa të kenë kaluar dhjetë vjet. Deri në 80% të fondeve do të shkojnë për kompanitë polake.

A mund t'i ndalojë Brukseli paratë?

Por e gjithë kjo nuk e bind opozitën polake. Partitë e djathta frikësohen mbi të gjitha nga mekanizmi i kushtëzimit të BE dhe u referohen përvojave të kaluara. Në vitin 2021, Komisioni Evropian pezulloi pagesat e planit të rimëkëmbjes nga koronavirusi për qeverinë e PiS për shkelje të sundimit të ligjit. "Kushtëzimi do të thotë, de facto, shantazh politik, i cili i jep BE-së të drejtën të pezullojë transferimet në çdo kohë," tha Kaczynski në platformën X.

Politikanët e PiS pretendojnë se nëse partia e tyre kthehet në pushtet në vitin 2027, Brukseli do t'i ndalojë fondet. Për më tepër, SAFE do të kufizojë opsionet e blerjes së armëve vetëm te kompanitë evropiane. Deri tani, Polonia ka blerë avionë luftarakë dhe tanke nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut. Nga këndvështrimi i së djathtës polake, është e papranueshme që edhe kompanitë gjermane të përfitojnë këtë herë.

"Fjala SAFE do të thotë të sigurt. Nuk është thjesht një lojë fjalësh. Të mos mendojë askush të bllokojë programin," paralajmëroi Kryeministri Tusk të enjten e kaluar (19 shkurt 2026) në një poligon ushtarak afër Varshavës. Një veto do të ishte një "goditje në zemër të projekteve të armatimit," sipas Tusk-ut. Zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk, madje flet për "tradhti të lartë".

Presidenti Nawrocki në dilemë

Pas miratimit përfundimtar të ligjit SAFE nga Parlamenti këtë javë, ai tani i shkon në tryezë presidentit. "Ende nuk është marrë asnjë vendim," tha këshilltari i Presidentit Nawrocki, Blazej Pobozy, të dielën në mbrëmje.

Që nga marrja e detyrës në gusht 2025, Nawrocki ka bllokuar një rekord prej 27 ligjesh. Por këtë herë ai ndodhet në një dilemë: ai u emërua nga PiS dhe fitoi kryesisht falë mbështetjes financiare dhe logjistike të partisë së Kaczynski-t, gjë që e detyron të jetë besnik.

Megjithatë, njëkohësisht, Nawrocki, si president, është komandanti suprem i Forcave të Armatosura Polake. Shumica e ushtrisë mbështet programin SAFE, sepse e konsideron atë një burim të rëndësishëm për modernizimin e ushtrisë polake. Një veto do të pranohej keq nga trupat.

Ndërkohë, Tusk-u po përgatitet për skenarin më të keq: burime në qeverinë e tij, të cituara nga televizioni TVN, besojnë se është e mundur të përdoren fondet e BE nga programi SAFE edhe pa ligj. "Për qeverinë, është një situatë ku të gjithë fitojnë: Nawrocki do të jetë humbësi, nëse refuzon të nënshkruajë dhe programi zbatohet gjithsesi," komentoi të dielën gazeta e përditshme Rzeczpospolita./DW

be opozita polake

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi