LIVE UPDATES
Bota

Orët e humbura për shkak të grevës së arsimtarëve në Kosovë, sindikata: Ende nuk ka vendim për kompesimin e tyre

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një konference për media, tha se të shtunën, më 15 tetor, nuk do të ketë mësim. Kontrata kolektive e nënshkruar në vitin 2021, shtoi Jasharaj, thotë se “orët mësimore të humbura gjatë grevës, nuk zëvendësohen, përveç nëse palët nënshkruese të kësaj kontrate arrijnë marrëveshje të veçantë”.

13 Tetor 2022, 12:00 Nga d.a.
Orët e humbura për shkak të grevës së arsimtarëve
Klase shkolle

KOSOVË- Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) thotë se ende nuk kanë ndonjë vendim për kompensim të orëve të humbura mësimore gjatë grevës së mësimdhënësve.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një konference për media, tha se të shtunën, më 15 tetor, nuk do të ketë mësim. Kontrata kolektive e nënshkruar në vitin 2021, shtoi Jasharaj, thotë se “orët mësimore të humbura gjatë grevës, nuk zëvendësohen, përveç nëse palët nënshkruese të kësaj kontrate arrijnë marrëveshje të veçantë”.

Ai tha se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) nuk i ka ftuar për të diskutuar për ndonjë marrëveshje të veçantë, dhe se vendimi i ministrisë për kompensimin e orëve të humbura, është marrë në mënyrë të njëanshme.

“Presim që gjatë javës së ardhshme, MASHTI të na ftojë në takim dhe të debatojmë këtë çështje”, tha Jasharaj.

MASHTI ka nxjerr vendim për ndryshimin e Kalendarit të vitit shkollor 2022/2023. Ky kalendar parasheh zëvendësimin e 22 ditëve të humbura mësimore.

Tetë ditë të procesit mësimor të humbura, sipas Kalendarit, mbahen gjatë të shtunave, duke nisur nga 15 tetori.

Gjysmë vjetori i parë i vitit shkollor 2022/2023 përfundon më 27 janar 2023, ndërkaq pushimi dimëror fillon më 30 janar dhe mbaron më 3 shkurt.

Po ashtu, gjatë pushimit pranveror, sipas MASHTI-t, procesi mësimor do të mbahet.

Kalendari i vitit shkollor 2022/2023 përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor, pushimin dimëror, pushimin pranveror dhe festat publike për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar.

Më 12 tetor, MASHTI ka kërkuar nga mësimdhënësit respektimin e Kalendarit të plotësuar dhe ndryshuar.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se orët duhet të kompensohen, por jo në fundjavë.

“Vendimet që bien ndesh me jetën e përditshme të fëmijëve dhe prindërve nuk duhet të jenë opsion”, ka thënë kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi.

Mësimdhënësit ishin futur në grevë më kërkesën për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për pagave, i cili është ende në konsultime.

Qeveria e Kosovës nuk kishte plotësuar kërkesën e grevistëve, duke thënë se Ligji për paga, që parasheh rritjen e tyre, do të dalë në miratim së shpejti.

Këshilli grevist i SBASHK-ut ka pezulluar grevën deri në janar. Ky pezullim mundësoi kthimin e mbi 300 mijë nxënësve në shkolla.

Për shkak të grevës së mësimdhënësve, mësimi në shkollat publike i cili rëndom nis më 1 shtator në Kosovë, nisi me një muaj vonesë. Po ashtu, me vonesë mësimdhënësit morën edhe pagat për muajin shtator./REL/

rrahman jasharaj greva e arsimtareve ne kosove

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen