11 Janar 2023, 16:42
Nga I.A
Foto nga takimi
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të udhëhequr nga zyrtari i lartë Derek Chollet, i shoqëruar nga ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zëvendësndihmës sekretari i Shtetit Gabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretari i Mbrojtjes Spencer Boyer, si dhe përfaqësues të tjerë të Departamentit të Shtetit dhe ambasadës amerikane. Në këtë takim, Osmani tha se marrëveshja përfundimtare, e cila duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe arritjen e paqes së qëndrueshme dhe afatgjate në rajon.
“Kosova është e gatshme të vazhdojë, me përkushtim të plotë, të jetë palë konstruktive, e koordinuar me SHBA-të, duke bërë propozime që kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”, tha Presidentja Osmani.
Siç njofton Osmani dhe Chollet kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara, aleatin kryesor të Republikës së Kosovës, si dhe janë angazhuar për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“Presidentja Osmani ka falënderuar z. Chollet për angazhimin proaktiv të Shteteve të Bashkuara në procesin e dialogut, duke theksuar se angazhimi i shtuar amerikan në këtë drejtim është vendimtar për të siguruar rezultat të suksesshëm në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në takim me z. Chollet, Presidentja Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, duke potencuar aleancën dhe afërsinë e theksuar të Serbisë me Rusinë dhe rreziqet që paraqet ky raport jo vetëm për Kosovën, por edhe për aleancën euroatlantike. Presidentja Osmani theksoi se me mbështetjen e Rusisë, Serbia vazhdon të jetë forcë destabilizuese dhe kërcënim për paqe të qëndrueshme në rajon”, thuhet në njoftim.
vjosa osmani derek chollet jeffrey hovenier gabriel escobar spencer boyer
Bota
11 Janar 2023, 16:39
I.A
Paris
FRANCË- Organi më i lartë i auditimit në Francë ka paralajmëruar organizatorët e Lojërave Olimpike “Par...
Bota
11 Janar 2023, 16:34
I.A
Avionet
SHBA- Operacionet normale të trafikut ajror po rifillojnë gradualisht në SHBA pas disa orësh vonesa, thotë Administrata Fe...
Bota
11 Janar 2023, 16:22
I.A
Foto Ilustruese
ANGLI- Një sasi e vogël uraniumi u zbulua në një paketë që mbërriti në Mbretërinë e Bashk...
Bota
11 Janar 2023, 15:21
I.A
Takimi
KOSOVË- Ka përfunduar takimi i presidentes Osmani me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Pas takimi...
Bota
11 Janar 2023, 15:19
I.A
Dimitar Kovaçevski dhe Derek Chollet
SHKUP- Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, gjatë...
Bota
11 Janar 2023, 14:25
a.l
Tajvan
KINË- Kina ka përsëritur kërcënimet e saj për të sulmuar Tajvanin dhe ka paralajmëruar se politikan&eum...
Bota
11 Janar 2023, 14:14
l.S
Foto Ilustruese
BRITANI- Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në përditësimin e fundit të inteligjencës ka analizuar njoft...
Bota
11 Janar 2023, 14:10
a.l
takimi në Presidencë me Derek Chollet
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar takimin me zyrtarin e Lartë t&e...
Bota
11 Janar 2023, 13:55
a.l
Itali
ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Padova të Italisë. Një i ri është hedhur...
Bota
11 Janar 2023, 13:26
l.S
Foto Ilustruese
SHBA- Të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndaluar për shkak të një de...