LIVE UPDATES
Bota

"Paralajmërim për një luftë globale!" DW: A do të luftojnë së shpejti ushtarë nga Jemeni në Ukrainë?

Sipas gazetës “Financial Times” Rusia do të angazhojë edhe ushtarë nga Jemeni në luftën në Ukrainë. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk mendon se rreziku i një "lufte globale” është "serioz dhe real”.

27 Nëntor 2024, 09:14 Nga M.B
"Paralajmërim për një luftë globale!" DW: A do
Foto ilustruese

UKRAINA- Në luftën e saj agresore kundër Ukrainës, Rusia po përdor jo vetëm dronë luftarakë nga Kina dhe Irani, por edhe raketa balistike nga Pheniani. Rusia ka angazhuar edhe ushtarë nga Koreja e Veriutdhe së shpejti në luftë mund të marrin pjesë edhe ushtarë nga Jemeni. Sipas "Financial Times" milicia islamike Huthi po rekruton mercenarë për të shërbyer në ushtrinë ruse. Fjala është për disa qindra mercenarë jemenas që janë dërguar në Rusi përmes një sistemi të dyshimtë "trafikimi qeniesh njerëzore".

Duke cituar persona të prekur, gazeta shkruan se disa prej meshkujve i kishin joshur në Jemen me perspektivën për punë në Rusi dhe për marrjen e nënshtetësisë ruse. Në momentin që kishin mbërritur në Rusi, ata i kishin rekrutuan me forcë në forcat e armatosura ruse dhe i kishin dërguar menjëherë në front në Ukrainë.

Rekrutimi nga një politikan huthi

Rekrutimi në Jemen kryhet nga një kompani e themeluar nga një politikan i shquar huthi. Gazeta "Financial Times"  ka në dispozicion një kontratë rekrutimi nga e cila merret vesh se meshkuj jemenas janë rekrutuar për ushtrinë ruse që nga muaji korrik. Milicia Huthi e mbështetur nga Irani ka sulmuar vazhdimisht cisternat perëndimore në zona të tilla si Gjiri i Adenit që prej fillimit të luftës në Lindjen e Mesme rreth një vit më parë.

Paralajmërim për një "luftë globale"

Nëse këto lajme janë të vërteta, "kjo është jashtëzakonisht shqetësuese", thotë Ministria e Jashtme në Berlin. Rreziku i një "lufte globale” është "serioz dhe real”, paralajmëron kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Po a ekziston rreziku i ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të luftës?

Apo mos vallë ky është tashmë një realitet? Valeriy Zalushnyi, ish-kreu i forcave të armatosura të Ukrainës, tani ambasadori i Ukrainës në Britaninë e Madhe, thotë se beson se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar - sepse në konflikt janë përfshirë prej kohësh shumë vende.

Ajo që duket e qartë është se sipas vlerësimeve të fundit, Rusia ka humbur tashmë 700,000 ushtarë, për shkak se janë vrarë ose plagosur në luftën në Ukrainë. Kjo është ndoshta një nga arsyet pse rreth 12,000 ushtarë nga Koreja e Veriut, të cilët sundimtari Kim Jong Un i dërgoi në Rusi, po luftojnë aktualisht, sidomos në rajonin e Kurskut.

Rusia ka probleme të mëdha me burimet

Në një intervistë për DW, Roderich Kiesewetter, ekspert për politikën e jashtme në grupin parlamentar të partisë CDU, tha se ky lajm nuk e habit, sepse "Rusia ka pasur probleme të mëdha me burimet prej disa kohësh, si në aspektin material në fusha të caktuara dhe atë njerëzor. Rusisë i duhet tani të paguajë shuma të larta parash për të mobilizuar ushtarët rusë dhe po josh tani ushtarë me falje borxhesh."

Presidenti Putin ka kohë që ka punuar ngushtë me grupin terrorist islamik Hamas ose me milicët huthi, të cilat që të dyja mbështeten nga Irani: "Prandaj nuk është për t'u habitur që tani po rekrutohen ushtarë nga Jemeni. Thuhet se nuk janë terroristë Huthi, por shtetas nga Jemeni që i joshin në Rusi me premtime të rreme dhe më pas i rekrutojnë praktikisht me forcë."/ DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale