Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në libër, Merkel reflekton mbi atë se si ai vendim dhe vendime të tjera gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet kanë rezistuar me kalimin e kohës dhe kujton marrëdhëniet e saj me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentin rus, Vladimir Putin.
GJERMANI- Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka shkruar një autobiografi në të cilën e ka ripërsëritur vendimin e saj për ta kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në të ardhmen në një samit më 2008, pavarësisht kritikave se një veprim i tillë mund ta kishte parandaluar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Në libër, Merkel reflekton mbi atë se si ai vendim dhe vendime të tjera gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet kanë rezistuar me kalimin e kohës dhe kujton marrëdhëniet e saj me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentin rus, Vladimir Putin.
Libri i saj autobiografik "Freedom: Memoirs 1954-2021" u publikua në Berlin më 26 nëntor, pothuajse tri vjet nga dita kur ajo e la politikën dhe në prag të një turneu promovues në qytetet kryesore evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara.
Merkel, 70-vjeçare, e njohur për lidershipin e saj të qetë dhe të qëndrueshëm, në libër nuk e pranon fajin për asnjërin nga tensionet e tanishme në marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë.
Në lidhje me samitin e NATO-s në Bukuresht më 2008, Merkel theksoi se një premtim që Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëheshin përfundimisht anëtare të aleancës ushtarake do të ishte "thirrje për luftë" për liderin rus, duke shtuar se më vonë ai i tha asaj: "Ti nuk do të jesh kancelare përgjithmonë. Dhe, pastaj ata do të bëhen anëtarë të NATO-s. Unë dua ta parandaloj këtë".
Gjashtë vjet më vonë, Putini e filloi pushtimin dhe aneksimin e Gadishullit të Krimesë së Ukrainës dhe e pasoi atë me pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, të cilin ai e ka arsyetuar pjesërisht duke përmendur dëshirat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.
Sipas librit, Putin është mbrojtur gjithmonë që të mos trajtohej keq dhe është përfshirë në lojëra pushteti.
Merkeli e kujton prirjen e Putinit për t’i bërë të tjerët të presin dhe kujton se, pavarësisht frikës së saj nga qentë, ai e lejoi Labradorin e tij i zi të qëndronte në dhomë gjatë një takimi në Soçi në vitin 2007.
"Ju mund vlerësoni këtë si sjellje fëmijërore, të dënueshëm, mund ta tundni kokën nga mosbesimi", shkruan ajo. "Por, kjo nuk e bënte Rusinë të zhdukej nga harta. Rusia me arsenalin e saj bërthamor ekziston dhe mbetet 'faktor i pazëvendësueshëm gjeopolitik'".
Merkel gjithashtu e përshkruan përvojën e saj me Trumpin gjatë mandatit të tij të parë si president, duke thënë se ai "i gjykonte të gjitha nga këndvështrimi i një sipërmarrësi, sepse ishte i tillë para se të hynte në politikë".
Ajo shkruan se kishte biseduar me të “në dy nivele të ndryshme” në takimin e zhvilluar në mars 2017 në Shtëpinë e Bardhë.
“Trumpi në nivel emocional, unë në nivel faktik”.
Ajo shton se Trump, i cili fitoi mandatin e dytë, por jo të njëpasnjëshëm, më 5 nëntor, nuk ndante bindjen e saj se bashkëpunimi mund të ishte në dobi të të gjithëve, por në vend të kësaj besonte se të gjitha vendet ishin në konkurrencë me njëra-tjetrën.
"Ai nuk besonte se prosperiteti i të gjithëve mund të rritej përmes bashkëpunimit", shkruan ajo për presidentin amerikan, i cili "ishte i magjepsur nga politikanë me tendenca autokratike dhe diktatoriale".
Joe Biden IZRAEL- Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se Izraeli dhe Libani kanë pranuar një marrëveshje armëpushimi për t...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në deklaratën e tij pas mbledhjes së kabinetit izraelit për të...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar sot, pak pas orës 20:00, se do t’i kërkojë ...
antonio costa BRUKSEL- Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet t’i mbledhë liderët e gjashtë vendeve të ...
foto ilustruese KINA- Kina ka lëshuar një reagim ndaj Donald Trump për planet e tij për të vendosur tarifa të reja, duke th&e...
Takimi RUSI- Ministrat nga Grupi i Shtatë demokracive kanë shprehur të martën mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe e kan&...
Foto ilustruese SHBA- Gjenet e familjes luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqjen ose mosshfaqjen e sëmundjeve...
foto ilustruese LIBAN- Ministrat e jashtëm të G7 shtuan sot presionin ndaj Izraelit për të pranuar një marrëveshje ...
Foto ilustruese JAPONI- Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi brigjet perëndimore të ishullit Honshu në Japoni. Lajmin e nj...
foto ilustruese GJERMANI- Sipas një studimi të porositur nga Fondacioni Bertelsmann, fuqia punëtore e Gjermanisë mund të...