Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu ai ka thënë se marrëveshja do të hyjë në fuqi në ora 04:00 të së mërkurës me kohë lokale, e luftimet ndërkufitare do të ndalen.
IZRAEL- Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se Izraeli dhe Libani kanë pranuar një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve.
“Kam lajme të mira nga Lindja e Mesme. Kam folur me kryeministrat e Izraelit dhe të Libanit dhe qeveritë e tyre kanë pranuar propozimin e SHBA-së që t’i japin fund konfliktit. Falënderojë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, që ndihmojë në arritjen e kësaj marrëveshje”, ka thënë presidenti i SHBA-së, Biden.
Gjithashtu ai ka thënë se marrëveshja do të hyjë në fuqi në ora 04:00 të së mërkurës me kohë lokale, e luftimet ndërkufitare do të ndalen. Më tej ai ka thënë se s’do të lejohet që Hezbollahu të rigrupohet. Të jemi të qartë, Izraeli nuk e nisi këtë luftë, as populli libanez nuk e kërkoi atë luftë, as Shtetet e Bashkuara. Që nga fillimi i luftës, më shumë se 70,000 izraelitë janë detyruar të jetojnë si refugjatë. Ky ka qenë konflikti më vdekjeprurës mes Izraelit dhe Hezbollahut në dekada”, është shprehur Biden.
Ai ka thënë se do të punojë për të arritur marrëveshje armëpushimi edhe në Gaza. Po ashtu presidenti amerikan ka thënë se Hamasi ka vetëm një zgjedhje. Biden është shprehur se SHBA-ja do t’i vazhdojë përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Gazan.
Po ashtu ka thënë se SHBA-ja është e përgatitur për të bërë “marrëveshje historike” për krijimin e një shteti palestinez dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit. Ai ka thënë se vendimi i marrë nga udhëheqësit e Izraelit dhe Libanit për ta pranuar armëpushimin e propozuar nga SHBA-ja, dëshmon se “paqja është e mundur”.
“Populli i Gazës e meriton një fund të luftimeve dhe vendosjeve. Njerëzit në Gaza kanë kaluar nëpër ferr dhe kanë vuajtur shumë. Rrugëdalja e vetme është të lirohen pengjet të marra në Izrael vitin e kaluar, dhe t’i japin fund luftimeve, që do të lejonin hyrjen e ndihmës. Besoj se kjo agjendë mbetet e mundur”, tha Biden.
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në deklaratën e tij pas mbledhjes së kabinetit izraelit për të...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar sot, pak pas orës 20:00, se do t’i kërkojë ...
antonio costa BRUKSEL- Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet t’i mbledhë liderët e gjashtë vendeve të ...
foto ilustruese KINA- Kina ka lëshuar një reagim ndaj Donald Trump për planet e tij për të vendosur tarifa të reja, duke th&e...
Takimi RUSI- Ministrat nga Grupi i Shtatë demokracive kanë shprehur të martën mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe e kan&...
Foto ilustruese SHBA- Gjenet e familjes luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqjen ose mosshfaqjen e sëmundjeve...
foto ilustruese LIBAN- Ministrat e jashtëm të G7 shtuan sot presionin ndaj Izraelit për të pranuar një marrëveshje ...
Foto ilustruese JAPONI- Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi brigjet perëndimore të ishullit Honshu në Japoni. Lajmin e nj...
foto ilustruese GJERMANI- Sipas një studimi të porositur nga Fondacioni Bertelsmann, fuqia punëtore e Gjermanisë mund të...
foto ilustruese RUSI- Rusia lëshoi gjatë natës 188 dronë kundër 17 rajone rajoneve të Ukrainës, njoftuan të mart&eu...