LIVE UPDATES
Bota

Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrainës

Shumica e dronëve u interceptuan, por të tjerë dëmtuan ndërtesa banimi dhe infrastrukturë thelbësore, si rrjetin kombëtar të energjisë elektrike.

26 Nëntor 2024, 15:46 Nga E. D
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të
foto ilustruese

RUSI- Rusia lëshoi gjatë natës 188 dronë kundër 17 rajone rajoneve të Ukrainës, njoftuan të martën zyrtarë të forcave ajrore ukrainase. Ata thanë se ky zhvillim shënoi një rekord për nga numri i dronëve të përdorur në një sulm të vetëm.

Shumica e dronëve u interceptuan, por të tjerë dëmtuan ndërtesa banimi dhe infrastrukturë thelbësore, si rrjetin kombëtar të energjisë elektrike. Zyrtarët nuk kanë njoftuar deri tani për viktima. Që nga mesi i këtij viti Rusia ka goditur zonat civile të Ukrainës me sulme gjithnjë e më të rënda me dronë, raketa e bomba.

Moska ka ruajtur kryesisht epërsinë në fushën e betejës dhe ka shënuar përparime të rëndësishme taktike në rajonin lindor të Donetskut, sipas analistëve ushtarakë perëndimorë. Përparimi rus po kërcënon rrugët e rëndësishme të furnizimit në Donetsk, tha të hënën Instituti për Studimin e Luftës me qendër në Uashington.

Megjithatë sipas grupit të ekspertëve mbrojtja e Ukrainës në këtë rajon nuk rrezikon të thyhet. Ata vunë në dukje se Rusisë do t'i duhej të kapte më shumë se 8,000 kilometra katrorë territor, për të arritur qëllimin e Kremlinit për të kapur të gjithë Donetskun.

Ukraina përballet me një dimër të vështirë, me pasiguri mbi furnizimin me energji elektrike mes sulmeve ruse në vazhdim e mbi mbështetjen amerikane pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar. Alarmet për sulme ajrore gjatë natës në rajonin e Kievit zgjatën më shumë se shtatë orë. Rusia po përpiqet të dobësojë vullnetin e banorëve civilë për të rezistuar pas rreth 3 vitesh luftë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të martën se forcat e saj shkatërruan 39 dronë ukrainas gjatë natës mbi rajonet ruse pranë kufirit me Ukrainën. Në një tjetër zhvillim, një gjykatë në rajonin Kursk të Rusisë ka urdhëruar që një shtetas britanik që luftonte krah trupave ukrainase, të mbahet në paraburgim, në pritje të përfundimit të hetimeve dhe një procesi gjyqësor ndaj tij.

Vendimi për shtetasin britanik, i identifikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass dhe media të tjera si James Scott Rhys Anderson, u njoftua të martën nga gjykata. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura në gjykatën e qarkut Leninsky në qytetin e Kurskut.

deklarata nuk qartësohej se me cilat akuza përballet zoti Anderson dhe nëse ai konsiderohet rob lufte nga autoritetet ruse. Sipas njoftimeve shtetasi britanik u kap në rajonin e Kurskut, ku forcat ukrainase kanë kapur territor, pas një ofensive rrufe në muajin gusht.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale