Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Borrell tha se të gjitha shqetësimet e sigurisë të Izraelit janë adresuar në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca.
BRUKSEL- Shefi i diplomacisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se “nuk ka asnjë justifikim” për Izraelin që të refuzojë zbatimin e një armëpushimi me Hezbollahun, grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
Borrell tha se të gjitha shqetësimet e sigurisë të Izraelit janë adresuar në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca.
Zyrtari i lartë evropian bëri thirrje për rritjen e presionit ndaj Izraelit për të mposhtur linjën ekstremiste brenda Qeverisë izraelite të cilët po refuzojnë që ta pranojnë marrëveshjen.
Duke folur në margjinat e takimit të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) në Itali, Borrell paralajmëroi se nëse marrëveshja për armëpushim nuk zbatohet “Libani do të shpërbëhet”.
Zyrtarët izraelitë thanë se kabineti i sigurisë i kryeministrit Benjamin Netanyahu, do të mblidhet më 26 nëntor për të diskutuar për armëpushimin e propozuar. Në mesin e çështjeve që mbesin të pazgjidhura është një kërkesë e Izraelit për të rezervuar të drejtën për të vepruar nëse Hezbollahu shkel obligimet nga marrëveshja e re.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
Borrell tha se SHBA-ja do ta udhëhiqte komitetin për zbatimin e armëpushimit, por Franca do të merrte pjesë në të me kërkesën e Libanit.
“Në marrëveshjen e propozuar, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Franca, Izraeli i ka të adresuara të gjitha shqetësimet e sigurisë. Nuk ka asnjë justifikim për moszbatimin e një armëpushimi”, tha Borrell për gazetarët.
Hezbollahu nisi sulmet në kufi kundër Izraelit më 8 tetor 2023, një ditë pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – sulmoi jugun e Izraelit, që nxiti luftën në Gazë.
Luftimet mes Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan shtatorin e këtij viti, me Izraelin që nisi sulme masive ajrore në Liban dhe më pas nisi një ofensivë tokësore në jug të Libanit.
Hezbollahu ka gjuajtur mijëra raketa në qytetet izraelite, përfshirë rreth 250 që i lëshoi më 24 nëntor./ REL
Egjipt EGJIPT- Tre trupa janë nxjerrë nga anija turistike e përmbysur në Detin e Kuq ndërsa 13 persona janë ende të...
foto ilustruese UKRAINË- Forcat ajrore të Ukrainës thonë se rreth 200 dronë u dërguan nga Rusia për të sulmuar qyte...
Foto ilustruese BRUKSEL- Ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 shteteve anëtare të NATO-s takohen më 26 nëntor në Brukse...
forcat ruse UKRAINË- Forcat ruse po përparojnë me ritmin më të shpejtë që nga muajt e parë të luftës, sip...
Donald Trump SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se në ditën e tij të par&eum...
Rutte dhe Erdogan TURQI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Tur...
protestuesit PAKISTAN- Mijëra mbështetës të ish-kryeministrit të burgosur të Pakistanit, Imran Khan, depërtuan nëp&...
Cessna 206 Stationair, KOSTA RIKA- Një aeroplan i vogël me gjashtë persona në bord u rrëzua të hënën në juglin...
permbytjet BRITANI- Një pastrim i madh është duke u zhvilluar pas përmbytjeve "shkatërruese" të shkaktuara nga stuhia Bert, p...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe gjykatësja federale Tanya Chutkan. SHBA- Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën &cced...