Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më 21 nëntor, Rusia kreu sulm ndaj qytetit ukrainas Dnipro dhe presidenti rus, Vladimir Putin, tha se në këtë sulm u përdor raketa e re e quajtur Oreshnik.
BRUKSEL- Ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 shteteve anëtare të NATO-s takohen më 26 nëntor në Bruksel për të biseduar lidhur me raketën eksperimentale hipersonike me rreze të mesme veprimi që Rusia e lëshoi drejt Ukrainës javën e kaluar. Më 21 nëntor, Rusia kreu sulm ndaj qytetit ukrainas Dnipro dhe presidenti rus, Vladimir Putin, tha se në këtë sulm u përdor raketa e re e quajtur Oreshnik.
Putin tha se përdorimi i kësaj rakete ishte në përgjigje ndaj sulmeve të kryera nga Ukraina brenda Rusisë me armë që ka marrë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania. Udhëheqësi i Kremlinit paralajmëroi se Moska ka “të drejtë” të godasë ndërtesat ushtarake në shtetet që i lejojnë Ukrainës të përdorë armët e tyre kundër Rusisë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmit me këtë raketë të re balistike bëri thirrje për sisteme të përditësuara të mbrojtjes ajrore që do të mund të përballeshin me kërcënimin e ri. Kievi tha se shpreson se do të ketë “rezultate konkrete dhe domethënëse” pasi u thirr takimi i Këshillit NATO-Ukrainë.
Por, diplomatët e zyrtarët e NATO-s kanë minimizuar pritjet për ndonjë rezultat të madh gjatë konsultimeve që do të mbahen pasditen e 26 nëntorit në selinë e aleancës në Bruksel. Përshkallëzimi i tensioneve lidhur me Ukrainën vjen në kohën kur mbështetja e ardhshme perëndimore është vënë në pikëpyetje pas rizgjedhjes së Donald Trumpit në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, shtetit që është fuqia kryesore në NATO.
Trump ka vënë në dyshim vazhdimin e ndihmës ushtarake që Uashingtoni i jep Kievit dhe është zotuar se ai do t’i japë fund shpejt luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022. Në fushëbetejë, forcat ukrainase po përballen me vështirësi që të ndalin përparimin e forcave ruse në lindje të Ukrainës. NATO dhe Ukraina kanë ngritur këshillin e tyre të përbashkët më 2023. Ky këshill i lejon Kievit që të thërrasë takime me aleancën kurdo që e sheh të arsyeshëm./ REL
forcat ruse UKRAINË- Forcat ruse po përparojnë me ritmin më të shpejtë që nga muajt e parë të luftës, sip...
Donald Trump SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se në ditën e tij të par&eum...
Rutte dhe Erdogan TURQI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Tur...
protestuesit PAKISTAN- Mijëra mbështetës të ish-kryeministrit të burgosur të Pakistanit, Imran Khan, depërtuan nëp&...
Cessna 206 Stationair, KOSTA RIKA- Një aeroplan i vogël me gjashtë persona në bord u rrëzua të hënën në juglin...
permbytjet BRITANI- Një pastrim i madh është duke u zhvilluar pas përmbytjeve "shkatërruese" të shkaktuara nga stuhia Bert, p...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe gjykatësja federale Tanya Chutkan. SHBA- Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën &cced...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Ushtria izraelite nisi një fushatë sulmesh ajrore në të gjithë Libanin të hënën, du...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump në...
Foto ilustruese LITUANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se rrëzimi i një avioni mallrash në Li...