Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, Costa dëshiron të dërgojë sinjal me këtë takim se në punën e tij do ta ketë parasysh rajonin e Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se dëshiron të ketë raporte të rregullta me liderët e rajonit.
BRUKSEL- Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet t’i mbledhë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme, pak ditë pasi ta ketë marrë detyrën. Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se ai këtë takim do ta organizojë të martën e 3 dhjetorit në Bruksel.
Costa, ish-kryeministër i Portugalisë, do të nisë zyrtarisht mandatin në krye të Këshillit të dielën, më 1 dhjetor, pasi është emëruar në këtë pozitë si pasues i presidentit të deritashëm, Charles Michel.
Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, Costa dëshiron të dërgojë sinjal me këtë takim se në punën e tij do ta ketë parasysh rajonin e Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se dëshiron të ketë raporte të rregullta me liderët e rajonit.
Ky takim do të jetë gjithashtu mundësi për të për t’u njohur personalisht me liderët e vendeve të rajonit, por edhe për të diskutuar rreth përgatitjes së një samiti të posaçëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohej më 18 dhjetor në Bruksel.
Samitet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor tashmë janë bërë të rregullta dhe zhvillohen së paku një herë në vit. Këtë traditë pritet ta mbajë edhe presidenti i ri i Këshillit.
Të njëjtën ditë kur e fillon mandatin Costa, pritet të nisë edhe mandati i Komisionit të ri Evropian.
Zakonisht, në takimet e nivelit të lart mes BE-së dhe vendeve të rajonit, kur mikpritës është presidenti i Këshillit Evropian, marrin pjesë edhe komisionarët për zgjerim dhe përfaqësuesit e lartë për politikë të jashtme dhe siguri.
Është paralajmëruar jozyrtarisht se në darkën e 3 dhjetorit do të mundë të jenë edhe përfaqësuesja a ardhshme e lartë e BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja për zgjerim, Marta Kos.
Kjo do të ishte edhe hera e parë që këto dy anëtare të Komisionit të ri Evropian takohen me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor./REL
foto ilustruese KINA- Kina ka lëshuar një reagim ndaj Donald Trump për planet e tij për të vendosur tarifa të reja, duke th&e...
Takimi RUSI- Ministrat nga Grupi i Shtatë demokracive kanë shprehur të martën mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe e kan&...
Foto ilustruese SHBA- Gjenet e familjes luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqjen ose mosshfaqjen e sëmundjeve...
foto ilustruese LIBAN- Ministrat e jashtëm të G7 shtuan sot presionin ndaj Izraelit për të pranuar një marrëveshje ...
Foto ilustruese JAPONI- Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi brigjet perëndimore të ishullit Honshu në Japoni. Lajmin e nj...
foto ilustruese GJERMANI- Sipas një studimi të porositur nga Fondacioni Bertelsmann, fuqia punëtore e Gjermanisë mund të...
foto ilustruese RUSI- Rusia lëshoi gjatë natës 188 dronë kundër 17 rajone rajoneve të Ukrainës, njoftuan të mart&eu...
Ndihmat GAZA- Forcat e Armatosura Jordaneze për herë të parë në pesë muaj kryen një dërgesë të re t&...
Elon Musk dhe Angela Merkel SHBA- Elon Musk nisi një sulm ndaj Angela Merkelit pas komenteve të ish-kancelares për rolin e tij në admi...
foto ilustruese IZRAEL- Zyrtarët izraelitë dhe libanezë thanë sot se Izraeli dhe Hezbollahu, grupi militant i mbështetur nga Irani...