Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryeministri Keir Starmer bëri thirrje për zgjidhje diplomatike dhe armëpushim të menjëhershëm për të mos lejuar pëshkallëzim të mëtejshëm mes Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah.
BRITANI- Britania ka vendosur të dërgojë trupa në Qipro që të ndihmojë në evakuimin e shtetasve të saj të bllokuar në Liban. Kryeministri Keir Starmer bëri thirrje për zgjidhje diplomatike dhe armëpushim të menjëhershëm për të mos lejuar pëshkallëzim të mëtejshëm mes Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah.
Sulmet ajrore izraelite, shkaktuan së fudmi numrin më të madh të viktimave në Liban që nga fundi i luftës civile të viteve 1975-1990. Pas këtyre sulmeve, Kryeministri Starmer u bëri thirrje shtetasve britanikë të largohen ndërsa ka ende fluturime nga Libani.
“Është shumë e rëndësishme që ata të dëgjojnë mesazhin tim, që është të largohen menjëherë”, u tha ai gazetarëve.
Qeveria britanike tha në një deklaratë të martën në mbrëmje se 700 trupa do të udhëtojnë për në Qipro, duke forcuar praninë e saj në zonë. Britania tanimë ka dërguar atje dy anije të Marinës Mbretërore, avionë dhe helikopterë transporti.
Sulmet më të mëdha ajrore izraelite në gati dy dekada kundër grupit Hezbollah, të mbështetur nga Irani, kanë rritur frikën se konflikti 11 mujor në Gazë do të zgjerohet në një luftë më të gjerë që destabilizon tërë Lindjen e Mesme.
"Unë po u bëj thirrje të gjitha palëve që të mos e përshkallëzojnë situatën", tha Kryeministri Starmer. "Ne kemi nevojë për një armëpushim në mënyrë që kjo situatë të mund të zgjidhet me diplomaci."/ VOA
Mira Murati SHBA- Shefja e Teknologjisë e OpenAI e mbështetur nga Microsoft, Mira Murati ka njoftuar se do të largohet nga firma e Inteligje...
SHBA- Një oficere policie në Texas ka mbetur e verbër pasi u qëllua në fytyrë nga një sulmues që vrau kolegun e saj of...
foto ilustruese LIBAN- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha kryeministrit libanez Najib Mikati të mërkurën se komuniteti ndërkomb...
Donald trump SHBA- Ish-presidenti dhe njëkohësisht kandidati republikan Donald trump tha se Presidenti Biden duhet të kërcënoj&eu...
Emmanuel Macron NEW YORK- Presidenti francez Emmanuel Macron tha të mërkurën se po dërgonte ministrin e tij të jashtëm n&eum...
Donald Trump SHBA- Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë informuar Donald Trump për një komplot të dyshuar iranian pë...
foto ilustruese RUSI- Rusia ka krijuar një program armësh në Kinë për të zhvilluar dhe prodhuar dronë sulmues me rreze t...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban, tha m&eu...
Volodymyr Zelensky NEW YORK- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai ka pranuar raporte që thonë se presidenti rus, Vlaidmir Putin, p...
Volodymyr Zelensky NEW YORK- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve botërore të mërkurë...