22 Nëntor 2023, 21:25
Nga A.TH
Kufiri
ESTONI- Pas Finlandës, edhe Estonia akuzoi Rusinë se po nxit lëvizjen e emigrantëve në kufirin e saj me qëllim që të sjellë probleme me sigurinë dhe të sjellë shqetësime edhe për popullsinë civile. Vendet ndajnë një kufi prej 338.6 km, i cili është gjithashtu kufiri i Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Finlanda dhe Estonia thonë se kanë parë një rritje të emigrantëve që kanë mbërritur në dy javët e fundit dhe akuzojnë Moskën për këtë rritje. Zyra e ministrit të brendshëm të Estonisë, Lauri Laanemets, i tha Reuters se Rusia po angazhohej në një operacion sulmi hibrid.
“Fatkeqësisht, ka shumë shenja që zyrtarët rusë të kufirit dhe ndoshta agjenci të tjera janë të përfshirë. Sinqerisht, presioni i vazhdueshëm i migracionit në kufirin lindor të Evropës është një operacion sulmi hibrid”, deklaroi ministri i Brendshëm.
Ministria e Brendshme e Estonisë tha se 75 persona, kryesisht nga Somalia dhe Siria u përpoqën të hynin nga Rusia që nga e enjtja, por ishin kthyer prapa. Ministri i Jashtëm i Finlandës të mërkurën i tha Reuters se kërkonte nga Rusia të ndalonte dërgimin e njerëzve në kufi ndërsa po merrej në konsideratë mbyllja e të gjitha pikave kufitare. Kremlini mohon dërgimin e azilkërkuesve në kufi. Çështja është bërë një pikë mosmarrëveshjesh midis dy anëtarëve të BE-së dhe NATO-s dhe Rusisë, ndërsa ata grinden për fatet e azilkërkuesve nga vendet shpesh të shkatërruara nga lufta, të cilët kanë pak pasuri dhe përballen me armiqësi dhe varfëri.
estoni lauri laanemets
Bota
22 Nëntor 2023, 21:06
h.k
Petkoviç
SERBI-Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, bisedoi me përfaqësuesit e ...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:44
a.l
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, bisedoi me për...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:39
a.l
Ebrahim Raisi
IRAN- Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka bërë thirrje për krijimin e një hetimi të posaçëm nd&eu...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:36
a.l
Foto ilustruese
Më shumë se 10,000 civilë janë vrarë dhe 18,500 janë plagosur që nga fillimi i luftës së Rusis...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:18
h.k
Foto e dy zyrtarëve
GJERMANI-Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrë...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:13
h.k
Kennedy
SHBA-60 vjet më parë, më 22 nëntor në Dallas të Teksasit u vra Presidenti John Kennedy. Komisioni Warren, i ngritur p...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:15
a.l
Grabitja në Suharekë
KOSOVË- Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka konfirmuar se vlera e arit që...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:09
a.l
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, shprehet se Turqia nuk mund të pranojë politikën e Izraelit për shpop...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:08
A.TH
UNICEF
GAZA- Kreu i agjencisë së OKB-së për fëmijë e konsideron Rripin e Gazës vendin më të rrezikshëm n&...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:04
a.l
Foto ilustruese
JORDANI- Jordania ka përshëndetur marrëveshjen e pauzës humanitare në Rripin e Gazës, duke shprehur shpres&eu...